Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton p/ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10032 datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i pranishëm në mbledhjen e komisionit, theksoi se drafti i paraqitur vjen në vazhdimësinë e një sërë reformave të cilat lidhen me rritjen e cilësisë në funksionimin e sistemit penitenciar në vendin tonë.
“Projektligji ka për qëllim krijimin e një shërbimi policor të burgjeve të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike, gjithmonë dhe në çdo rast, duke garantuar rendin dhe sigurinë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të të burgosurve. Duke patur në themel të këtij projektligji përputhshmërinë me standardet dhe praktikat më të mira të BE-së, me bindje them se më së fundi, Policisë së Burgjeve po i jepet statusi që meriton, i cili e mbron më mirë, e përforcon dhe e garanton në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme dhe në zhvillimin e perspektivës së karrierës”, u shpreh Naço.
Sipas tij, disa nga ndryshimet e propozuara do të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në procedurat e rekrutimit, përcaktimin e rregullave të njëjta për kushtet dhe procedurat e pranimit, garantimin e të drejtave dhe përcaktimin e detyrimeve të punonjësve të policisë së burgjeve, etj.
Naço tha se p/ligji do të ndikojë edhe në përmirësimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e policisë së burgjeve, përmirësimin e infrastrukturës në drejtim të këtij shërbimi nëpërmjet privatizimit të transportit për të dënuarit e sigurisë së ulët, përmirësimin e procedurave të punësimit, transferimit, dhe dhënien e masave disiplinore si dhe rregullimin e mënyrës së trajtimit financiar të punonjësve të Policisë së Burgjeve, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Naço garantoi se Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vazhdojnë bashkëpunimin me të gjithë aktorët e drejtësisë për kryerjen e reformave të rëndësishme në drejtim të krijimit në burgje të një shërbimi policor të qëndrueshëm, profesional dhe të bazuar në mëritë e integritet moral.
“Nëse kohë më parë oficeri i burgut ka patur rolin e një gardiani të thjeshtë, i cili ka qenë i nevojshëm vetëm për të mbajtur sigurinë mes të burgosurve, me ndryshimet legjislative për arritjen e modernizimit në sistemin penitenciar, sot lind nevoja e një rikonceptimi të figurës së tij. Roli i oficerit të burgut duhet përshtatur dhe rimodeluar mbi bazën e standardeve më të mira evropiane, të cilat diktojnë një rol aktiv të tij për ri-integrimin e të burgosurve në jetën sociale”, sqaroi ministri i Drejtësisë.
Humbje kohe, gjoja se “po punojme”! Divercion nga objektivat kryesore te “Lirindjes”!
O NAsip more NAsip
Pokush flet per siguri, profesionalizem, antikorrupsion e integritet moral? NASIPNaco????Po ti sa ke emeruar shef sigurie ne BURGUN E BENCES nje partisan te LSI, plagosur kur vajti per te VJEDHUR. PERJASHTUAR nga shkolla e bashkuar e oficereve dhe rifutur me procedura korruptive perseri ne shkolle ne 98, sepse pagoi drejtorin e personelit dhe shefin e kabinetit te ministrit te asaj kohe.
Mund te shpjegosh zoti NAsip ku e ka integritetin moral apo profesionalizmin (sepse ka kohe qe se ka ushtruar)? Apo quan profesionalizem ate qe shkonte per te vjedhur dhe lepihej mbas depudetit te LSI-se. Apo pagoi edhe kete radhe si ne 98? Rilindja perpara zoti NA-sip
i nderuar ,minister i drejtesise ….te ra ne pjese roli me i veshtire …ne kete shqiperi rremuje ….eshte i domozdoshem ,ndryshimi i ligjit per te burgosurit …por e para dhe me kryesorja eshte verifikimi i dosjeve te te burgosurve …….te jeni te bindur qe gjysma e te denuarve jan ete pafajshem ……gjyqet jane ber te njeanshme ..gjyqtaret e koruptuar ,gjate ketyr viteve e kan ushtruar ‘profesionalizmin vetem tek njerzit e varfer ….vendosni nje taks force per te gjitha dosjet …shikoni gjyqet qe jan eber ….gjyqtaret jan ete lidhur me krimin ..kan biznese te perbashketa …me ca ordiner qe i kan ven pasurite me droge dhe me prostitucion ……gjyqtaret nuk bejne gjyqe ……shkojn ene gjykim pa lexuar dosjet .. dosjet lexohen nga relatori ,vetem kur ka interes ne mes ….pa folur per anesoret qe nuk duan ta din fare ….ne nje proces gjyqesor ….ne apel ….nje anesor ne seancen efundit dha doreheqje sepse paskish dhen per te njejtin person nje vendim para ca kohesh ….si ka mundesi qe mos te lexohen dosjet fare …..po relatori cpune ka kryer / i shikoni dosjet ju lutemi se te gjitha kan shkelje si proceduariale ashtu dhe teknike …behet gjyq pa verifikim provash ,pa ballafaqim deshmitaresh …po mbrohet krimi dhe po futen ne burgje njerez te pafajshem ……kjo eshte kryesorja …..pastaj sa per ndryshimin eligjit per te burgosurit …..mendimi im eshte qe oficerat epolicise te din nga psikologjia ……qellimi i burgut nuk eshte te nxjerim njerez te cmendur ….por njerez qe te integrohen ……e dyta te burgosurit …te ndodhen sa me afer vendit te origjines ….sepse shume mire ethate i nderuar z minister …qe edhe te burgosurit jan enjerez ..dhe si te tille kan nevoje te shohin dhe familjaret dhe femijte etyre …keshtu qe sa me larg ti vendosni ..aq me kosto ka …sepse e thashe dhe ne fillim vetem hallexhinjte gjen neper burgje …jo zengjinet erinj …..zoti ju bekofte ne detyren tuaj te veshtire ,por shume fisnike …..populli i theshte ka besim se ndoshta …do te vij dita te behet drejtesi .se deri tani fjala drejtesi eshte sinonim me fjalet krim dhe turp .
Kerkoi z.minister qe te hapet dosja ime qe ka manipulime dhe shkelje ligjore ndodhem ne burgun e Burrelit qysh ne 2001 i denuar burgim i perjetshem qe nga mosha 21 vjec kerkoj drejtesi dhe vetem drejtesi!!!
Eshte thjeshte demagogji, natyrisht qe te gjtha ligjet do pershtaten me ato te BE, por praktikisht vazhdojne te mbeten ne leter, policia e burgjeve eshte e mbushur me persona te pa arsimuar e me precedente penal ne shume raste dhe drejtuesit jashte cdo lloj kriteri.