Spiropali: Doganat janë provë e suksesit të modelit të ri ekonomik (VIDEO)

3 Mars 2014, 17:04Politika TEMA

Administrata doganore edhe në muajin shkurt 2014 ka arkëtuar 393 milionë lekë më shumë se plani i vendosur nga Ministria e Financave.

Kështu, nga 9 miliardë e 784 milionë lekë të planifikuara për t’u mbledhur gjatë këtij muaji, u arkëtuan 10 miliardë e 177 milionë lekë.

Gjithashtu, gjatë muajit shkurt 2014 u arkëtuan rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se muaji shkurt 2013, gjatë së cilit u arkëtuan 8 miliardë e 989 milionë lekë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, tha se “miratimi i marrëveshjes me FMN është prova e pakundërshtueshme e besimit nga partnerët ndërkombëtarë për modelin e ri ekonomik që kjo Qeveri solli”.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar aprovoi marrëveshjen 3-vjeçare me Qeverinë Shqiptare për mbështetjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit, marrëveshje që parashikon mbështetjen e ekonomisë përmes angazhimit të rreth 457 milionë dollarëve.

Spiropali tha se vetëm nga administrata doganore në 5 muajt e fundit ka arkëtuar 8 miliardë e 700 milionë lekë (84 milion USD) më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse.

32 komente në “Spiropali: Doganat janë provë e suksesit të modelit të ri ekonomik (VIDEO)”

  1. al, paci says:

    nuk e kuptoj kete zonja del cdo muaj e thot e kemi kaluar planin me 1.2 miliarde pse duhet te mirnim borxh kur me kto arritje ato 33o milion euro mund ti benim vetem me doganat per nje vit, mos filluan dhe keta te rinjet si ata te paret qe vetem ralizonin planet me 11o perqint cdo muaj dhe ne funt na dolen piramid se na kishte arritur borxhi ne 75 perqint.

    1. Buda says:

      Bravo. Pune fatnatstike, me njerez te rinj e me zell per te punuar

      1. Zana says:

        Shume mire. Me ne fund po behen ca pune per se mbari e spo vidhet .

        Po te duam ne e bejme kete vend lule. Bravo vajza dhe Rama ne krye

        1. --------------------------- says:

          Bravo vajza! Ne fillim ishim skeptik, por vajzat me 10-ta jane edhe te edukuara dhe duhet te jene modele realisht.
          Komplimente, Kryeministri Rama, si artist qe eshte e njeh mire psikologjine e gruas, prandaj vajzat e grat eme 10-i vlereson shume dhe ato nuk e zhgenjejne.

          Spiropali 10 ne dogana!!!

          1. Eri says:

            Gri sallate moj çupe gri duke fol per rritjen e importeve. Po te dhenat per eksportet si jane, sepse ai eshte treguesi me domethenes i suksesit te modelit ekonomik?
            Bravo te qofte nese ke minimizuar abuzimet dhe shmangiet ne dogane, por mos na hap barkun me retorike idiote rreth ekonomise se vendit dhe modelit te suksesit se eshte ende heret per te pare efektet.
            Nuk eshte nevoja te dalesh per muaj ne TV, mjafton te dergosh me e-mail ndonje njoftim per shtyp apo te publikosh nje buletin mujor, sepse me keto fjalime po na kujton teto Ollgen tek “Shoqja nga fshati”.

      2. alk says:

        Se kur do shteti ben mrekullira,Qeveria Rama qeveri njesh

        1. --------------------------- says:

          Edhe Iliri po korigjohet, nga elemntet turbullues…ka pak progres, por militatent e Saliut ata qe kane bere terror duhet ti largoje nje sahat e me pare.

    2. wtf says:

      Ah kur ta kuptosh ti si I ka lene punet ai Saliu yt, lopa jote do beje feste.

      1. aks says:

        E dime te gjithe se si i ka lene punete e shteti Berisha nuk ka ndonje gje ketu per tu kuptuar me vonese lali

        1. Wft says:

          Nuk w kam me ty e kisha me al pacin or mik

    3. aks says:

      Spiropali po tregohet shume transpaente ne lidhje shifrat qe dalin nga doganat, sigurisht qe do te marrin borxh pasi qeveria Berisha e la aq bosh arken e shtetit saqa keto nuk qe deklaron zonja Spiropali nuk mbarojn te gjitha punet e shtetit.

    4. kuna says:

      ti al.paci ke ndonje gje kundra qe ne buxhetin e shtetit derdhen te ardhura me shum se nje vit me pare, eshte per te ardhur keq, qe nuk reflektoni dhe doni vetem qe ky vend te rrij ne aty ku e la rrumpalla, shko edhe ti aty ku shkoi ai, mbrapa diellit….

    5. Iliri says:

      Si shpjegohet qe trushpelareve te majte ua shet gomarin per lope dhe jane te kenaqur Bile arijne deri aty qe duan me shume Edin e gjate se babain e tyre Perfundimi … shqipot jane varu pallen ..

  2. di caprio says:

    Me e mira!

  3. alm says:

    Pune e papare pergezime per drejtoreshes se doganave per punene e sukseshme e po ben

  4. ada says:

    Puna qe po ben Spiropali tek doganat eshte shume per tu vleresuar, pergezime

  5. aks says:

    Menyra se si po menaxhohet puna ne lidhje me doganat shqiptar eshte shume e sukseshme dhe kjo duket me shifrat dhe rezultataet e nxjerra me siper, Bravo

  6. alk says:

    Pune fantastike e realizuar deri me tani,Bravo

  7. almei says:

    Pune fantastike e realizuar deri me tani,Bravo

  8. Arber says:

    Nja 5 a 6 komente i ka shkruar vetem nje person. Po ku punon te doganat? Po se lat nam si ke PPSH-ja jo Rama te vij po edhe Merkel ne kemi akoma mentalitet komunistash qe eshte ajo per te hedhur hi syve.

  9. Labi me qylaf e antene says:

    Po te gjithe ata titullare qe jane shkarkuar nga policia e shtetit si te lidhur me rregjimin e Berishes cfare i ke moj Drejtoreshe?? Apo ruajne linjat e kontrabandes shume vjecare??

  10. SHQIP says:

    JANE MOJ XHANE POR ME NJI LULE NUK VJEN RILINDJA !!!

    FLM TY PER PERKUSHTIMIN TEND E NJERI I PERSOSUR QE PUNON ME

    SINQERITET PER VENDIN, POR PARIA E QEVERRISE E KA MARR SHTUAR

  11. François de la Rochefoucauld says:

    Sa bukur ta paskan shkruajtur moj. Mos u ngut kur lexon… ashtu

  12. Agushi says:

    Qeveria te beje mire venien para drejtesise te vrasesve te 21 janarit, te Gerdecit,ata qe pervetsuan fondet e rruges se Kombit (sipas KLSH).

  13. Koz Dynjaja says:

    – Duhet percaktuar – Rritja ne krahasim me nje periudhe te caktuar te kaluar ka ndodhur : Eshte rritur importi apo me import te barabarte jane rritur te ardhurat !?
    – Te rriten te ardhurat ne dogana nuk eshte sukses !Sepse tregon qe po importohen mallra me shume dhe po del jashte vendit valuta . Kur arrin te blejsh me Euro edhe kripen ky nuk eshte per t’u mburrur.
    – Cdo here qe jepen rezultate te tilla periodike duhet te jepet edhe raporti mes importit dhe Eksportit .
    Kaq per diskutantet optimiste !

  14. usa says:

    Bravo..! Keta te gjithe popunojne shume mire,kjo vajza,Tahiri,burri I Xhemiles, Peleshi,Pepambuku por nje gje se kuptoj. Kur te gjithe punojne mire pse punet nuk shkojne mire?

  15. nuri says:

    Nese duan vertet ti japin seriozitetin e duhur punes ne nje nga institucionet me te rendesishme fiskale te shtetit mos e nxjerrin me ne publik znj. Spiropali se po behen gazi i botes.

  16. Pressh says:

    O buda, zana, aks, kuna, di caprio, alm, ada, almei etj….

    Beji temená drejtoreshes beji, por per sa kohe ajo te kete ne dispozicion kater-rrotaket e partise, nuk i duhen me patericat e fresh-it. Atyre u pifsh lengun!

  17. booh says:

    Kjo po ngjan gjithmone e me shume me ato kryetaret e kooperativave pararoje qe punonin per realizimin e planit per vitin 2000 edhe pse jetonim ne vitin 1980. Lum si ne se po ngopemi me shifra e me fjale po gjera konkrete akoma nuk po shohim.
    Une them qe te rrisin taksat edhe per ekplozivin qe vjen nga jashte sepse kjo do te shenoje nje rritje akoma me te madhe te taksave te mbledhura.

  18. Anisa says:

    Z spiro pali, s’na hedh dot hi syve, se ne krye te antikontrabandes se doganave ka emruar shoqerusit e jozefines qe jane dhe njerezit e saj, marjan laca nje idjot qe te gjith informacjonin ja jep jozit te bari i preferuar i saj, dhe tjetri elis kabashi ky turp i botes, e i shkodres, te vjen efsh me e pa, pijanec i flliqur, dhe ne qe e votuam jemi rrugeve, por mos u merzit se erdhen zgjedhjet e radhes, te dy keta jane emrue pas 23 qershorit.

  19. fil says:

    ja ke fut kot sepse sa kohe qe mban ne pune ervin kajon, dhe sa kohe qe ligjin ta ben SALARJONI nuk ke gje ne terezi

  20. Liridon says:

    Krahasimet behen me te njetat periudha te vitit qe shkoi dhe jo me planet qe te cakton grupi i keshilltarve te KM,pasi Ministria e Financave
    e dine te gjithe qe nuk mund ti caktoje plan edhe per arsye profesionale por edhe per faktin se nuk e ka caktuar ajo drejtoreshe kete zonjen.Sidoqofte punonjesve te doganave i urojme suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje