Në ambientet e Ministrisë së Kulturës është mbajtur dje mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit për vitin 2014.
Në këtë mbledhje janë diskutuar gjerësisht temat si: Sfidat e librit shqip në realitetin e sotëm artistik, ekonomik, juridik dhe teknologjik, Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor – përkthyes – botues – lexues, si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare, dhe fuqizimi i raporteve me librin dhe leximi në përgjithësi te fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave.
Po ashtu e viti 2014 është shpallur si “Viti i Jeronim De Radës”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes, si dhe krijimi i Komitetit për mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar këtij viti.
Veprimtaritë kryesore që do të kryejë Ministria e Kulturës është botimi i veprës së plotë të De Radës me bashkëfinancim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e konkursit kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”.
De Rada yne i madh,bashke me arbereshet patriote epike,te gjithe harruar dhe qellim harruar,nga Salihaxhiqamili i kulles me hordhin e tij,ky katundar neoosman komb-ngrenes,qe cfarosi si monumentet fizike te historise tone duke filluar me Krujen,Butrintin,kishat etj,ashtu dhe veprat e heronjeve tane te historise,qe nga Gjergj Kastrioti, arbereshet,rilindisat
Le te mos harrojme keto brilante si De Rada. Na bejne gjithmone nder keto vlera ne shqiptareve qe jemi turullosur mjaft ne ceshtjen kombetare.
Krenaria jon dhe te gjith brezave qe do te vin.
Kenget e Milosaos… Duro zemer duro sic duron Mali me bore…