FMN mbështet Qeverinë ‘Rama’ për taksën progresive

14 Mars 2014, 19:19Politika TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështet Shqipërinë dhe vende të tjera që kanë kthyer sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat personale. Referuar dy studimeve, Fondi Monetar Ndërkomëbëtar u bën thirrje ekonomive në zhvillim që kanë sisteme të taksës së sheshtë që të lëvizin drejt taksimit progresiv, duke rritur barrën për të pasurit.

Në këtë mënyrë Fondi mbështet sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat për ekonomitë e vendeve në zhvillim. Sipas FMN-së, kjo masë është e nevojshme për të zbutur pabarazinë e lartë, e cila po dëmton rritjen ekonomike në mbarë botën. Përmes dy studimeve të publikuara një ditë më parë, Fondi u bën thirrje ekonomive, veçanërisht atyre në zhvillim, që kanë sisteme të taksës së sheshtë të lëvizin drejt taksimit progresiv, duke rritur barrën për të pasurit.

Edhe në Shqipëri, rreth 6 vjet pas instalimit nga ish-Qeveria Berisha e taksës së sheshtë, e cila i taksonte njësoj si të pasurit ashtu dhe të varfërit, Qeveria Rama  që doli fituese nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, riktheu taksimin progresiv mbi të ardhurat.

FMN vëren se gjatë 3 dekadave të fundit taksat mbi të pasurit në mbarë botën u përgjysmuan nga 59 në 30%, ndërsa pas viteve ’90, mbi 27 vende në Europën Lindore dhe Azi kanë adoptuar taksën e sheshtë. Sipas FMN-së, norma optimale e taksimit për fashat e larta të të ardhurave që fitohen nga të pasurit, duhet të jetë nga 50 deri në 60%.

Sipas FMN, vendet në zhvillim mbledhin shumë pak nga taksimi i të ardhurave personale nga 1 në 3% e prodhimit kombëtar dhe kjo zbeh progresivitetin. Shqipëria aktualisht mbledh 2.1%, ndërkohë që vendet e zhvilluara arkëtohet deri në 11% të Prodhimit Kombëtar nga taksa mbi të ardhurat.

Rikthimi i taksës progresive ka shkaktuar një debat politik në vend mes pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit kundërshtoi rikthimin e taksës progresive, ndërsa akuzoi Qeverinë se përmes saj po shkatërron bizneset dhe të pasurit. Opozita është shprehur se vendosja e një takse të tillë do të largojë investitorët e huaj, duke shkaktuar kështu rritjen e papunësisë në vend. Por Qeveria e ka konsideruar vendosjen e taksës progresive si një taksim të ndershëm, ku cdo kush paguan në mënyrë të ndershme mbi të ardhurat e tij. Kryeministri Rama është shprehur se një taksim i tillë garanton më shumë të ardhura për mjekët dhe mësuesit, si dhe për të gjithë ata që kanë të ardhura në nivelin mesatar.

14 komente në “FMN mbështet Qeverinë ‘Rama’ për taksën progresive”

  1. Desara says:

    Super. Eshte me e mira. E sheshta na fundosi

    1. Florida says:

      Eshte padyshim te behen reforma te m,edha dhe qeveria Rama po ecen ne rrugen e duhur. Fantastike

      1. Velva says:

        ME vjen mire qe e mbeshtet. kjo do te thote se jemi ne rrugen e duhur e po bejme boten te besoje tek ne ?

        1. gega says:

          Kjo po qe eshte per tu pershendetur. ja cdo te thote te kesh nje shtet serioz dhe qe bota e beson

          1. Cani says:

            Edi Rama, nder qe te kemi kryeminister. Bota po na sheh me sy tjeter

    2. Uliks says:

      Shqiptare tashe po behet nje vite nga ardhja e PS,se dhe LSI,se ne pushtet mendoje se koha e heshtjes tashme ka kaluare tashe duhet te fillojme te flasim per sukseset dhe deshtimet e kesaj qeverie. Mjafte i esht dhen nje vite kohe kesaj qeveri dhe ne te gjithe kemi heshture tash duhet te fillojm me vlersimin e rezultatve qe ka dhen kjo qeveri.

  2. lona says:

    Vlersime dhe nga FMN-ja kjo po qe eshte nje sukses per qeverine

  3. gertjan says:

    Rendesia me e madhe qendron tek rikthimi i FMN-se.Politikat ekonomike te qeverise domosdoshmerisht jane te lidhura pikpamjet e FMN-se.Ne fund te fundit FMN pa besueshmeri ne qeveri nuk do mund te jepte hua.

  4. merobaze says:

    NJE DEKLARATE E FMN-SE TEJET BUROKRATIKE PER SHQYPNINE

    sepse:

    ne radhe te pare pse eksperimenti me taksen PROGRESIVE duhet nga 27 vende te filloje nga Shqypnia e vogel sa nje gogel pa KURFARE pordhimi kombetar me perjashtim te atyre qe i ka falur Zoti dhe Natyra? Si do t’i zbuloje FMN-ja dhe qeveria socialiste pasaniket barkderra te biznesit albanez dhe si do t’i nxjerre nga Brimat e Miut ku jane fshehur per t’i cuar me pas taksidaret e Edi Rames qe t’i tatojne fitimin e tyre imagjinar me taksen PROGRESIVE alla socialiste? Sepse deri tani nuk i kemi pare ne horizonte te dale ndonje pasanik dhe te mburret qe ka paguar me sinqeritet dhe ndershmeri tatimin e tij te fitimit, perkundrazi kemi pare Edi Ramen te rrise taksat, tatimet dhe akcizat per populltaten dhe karburantet, per cigaret dhe kafene, pritet te rritet cmimi i energjise elektrike qe do te rrise si nje reaksion zinxhir te gjitha cmimet ne treg. Ku eshte atehere taksa famoze PROGRESIVE, sepse nuk po ja shohim fytyren dhe nuk po ja degjojme ymrin?

  5. Treviso says:

    Nese kerkohet zhvillim duhet te jete taksa progresive. Taksa e sheshte e çon klasen puntore me te varfer dhe me te shtypur. Jo vetem kaq por e deskriminon puntorin.

    1. merobaze says:

      Taksen PROGRESIVE ne kohe krize e provoi Presidenti Holland ne France, qe i detyroi pasaniket franceze te largohen me urgjence nga Vatni i tyre dhe te kerkojne strehe ne vende te tjera. Por Franca ka pasanike te njohur ne driten e diellit, te gjithe barkderra te biznesit dhe te artit. Por Franca ka edhe PRODHIM kombetar. Por barkderrat pasanike franceze jane te ndershem me shtetin e tyre dhe i deklarojne me zemer te hapur te ardhurat dhe fitimet e tyre, prandaj edhe Presidentit Holland nuk i duhej te zoritej shume t’i kerkonte dhe t’i kapte mat ne Brimat e Miut si ne Shqypni se mjaftonte te lexonte deklaratat e tyre tatimore dhe fap ZOGU i vinte vete ne dore. Prandaj pyetja eshte: Si do te zbuloje Edi Rama barkderrat pasanike te biznesit albanez qe jane fshehur ne Brimat e Miut sepse nuk prodhojne ASGJE qe nga Koha e Qepes e Enverit? He pra si? Si do te gjeje Edi Rama URRITHET e biznesit shqyptar qe t’i godase me pas me taksen tende ANTI-DESKRIMINUESE per proletaret kokepalare dhe brekecjerre? Sepse dihet llafi elementar i ekonomise:

      QE TE KETE TAKSIM DUHET TE KETE PRODHIM
      ndryshe historia behet TRA-LA-LA komuniste apo akoma me keq enveriste.

  6. sali bir isha says:

    Tashti a e shihni se FMN asht komuniste?

  7. Uliks says:

    Koha po kalone po afrohet viti qe kure Rama erdhi ne pushtet ndersa ne nuk po shofim ase nje ndryshime nuk ka fare progres perkundrazi vetem regrese dhe gjdogje ka dale nga ata pake binare qe ishte vendosure krimi ka pushtuar shqiperin, papusni esht rriture kriza esht thelluar institucionet kyqe te shtetit jane qorjentuar etj.

    Rama ka menduare se esht lehte te qeveriset me nje shtete e ka menduar shtetin si bashki .

    Sali berisha beri shum gabime por deri sa ishte sale kishte nje fare shprese entuziazmi jeta ishte me dinamike me shpresedhense njerzit kishin me teper vullnete per pune per zhvillim e kishte ket te mire sala dinte te krijonte klime shprese entuziazem dhe vullnet per pune e per jete. Ndersa tashe sikure gjdogje esht e vakte e ftohte e pergjumure nuk ka vullnet dhe dinamizem si me pare .

    Sali berisha kishte nje gje te veqante hyjnore aje reflektonte shpresse vullnet dhe dinamizem

  8. Nga 7:35 deri ne 7:39 desara florida velva gega cani nje njeri I vetem ose pese veta ne nje zyre I bejne koment njeri tjetrit qe o burra se kemi kryeminister te mire
    Po bejeni nje cik me lezet o te dhjere ne brek o te te frikesuar ne palce o te mjere jo kaq hapur bythlepires
    FMN mbeshtet cdo qeveri qe shkedhen populli ashtu si kryeministri qe u shkerdhen juve duke bere propagande per mbeshtetje
    Thoj kryeministrit kete rruge qe ke zgjedhur nje vrime te madhe ke prr te hapur
    Po ta fut meta me ministrat pa ide dhe llafe boshe per qef
    I fituari do dali meta se te zhgenjyerit prape meten do votojne se te pakten juve ju doli boja me llafe boshe
    Mos na thuaj 6 muaj qeveri keni se na vjen per te vjelle
    Po tall leshte jari me llallen
    Perpara rilindje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje