Basha: Politikat e qeverisë po çojnë vendin në krizë

16 Mars 2014, 08:17Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha akuzon Qeverinë se me politikat që po ndjek po rrit nivelin e papunësinë dhe po fut vendin në krizë ekonomike.  Ndërsa ka vizituar panairin e mobilerisë, Basha theksoi se nga viti në vit cilësia e prodhimit  po vjen në rritje. Basha ka falënderuar organizatorët që edhe në një kohë të tillë të vështirësive të ekonomisë kanë organizuar këtë panair dhe të injektojnë nëpërmjet cilësisë së punës dhe  pasionit të tyre aq optimizëm sa munden në këtë treg, ndonëse si të gjithë sektorët e tjerë të prodhimit në Shqipëri ka pësuar rënie për shkak të rritjes së taksave.

Gjendja aktuale është jo e dëshirueshme, ekonomia është nën presionin e shumëllojshëm, por në veçanti nën presionin e një pakete fiskale të paarsyeshme. Mendoj se politik-bërësve, qeverisë i takon përgjegjësia të rishikojë me shpejtësi mënyrat dhe masat për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori dhe çdo sektori tjetër të ekonomisë, dhe veçanërisht të prodhimit.  Mbi 40  mijë vende pune janë humbur nga ekonomia në muajt e fundit, ky nuk është sinjal i mirë, është një sinjal i keq, një reagim i keq që ekonomia jep ndaj paketës së re fiskale, ndaj taksave të rritura”, deklaroi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, ka shprehur mbështetjen e plotë të opozitës për çdo masë që do të çojë në lehtësimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për këtë sektor dhe sektorët e tjerë të prodhimit.

Dua të shpreh edhe njëherë qëndrimin tim dhe të opozitës, që në këto kohë duhet të ulim dhe jo të rrisim taksat, në këto kohë duhet të kthejmë vëmendjen tonë jo në mënyrë klienteliste dhe propagandistike por në mënyrë tërësore drejt sektorit të prodhimit. Shpreh po kështu, gadishmërinë tonë për të përmbushur dhe për të mbështetur me çdo masë të mundshme për këtë sektor dhe të gjithë sektorët e tjerë të prodhimit në Shqipëri. Situata e punësimit, situata e humbjeve të vendeve të punës  dhe jo krijimit të vendeve të reja është një këmbanë e madhe alarmi. Kjo situatë, vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i presionit të taksave të larta, ndaj i bëj thirrje qeverisë të shqyrtojë me përparësi dhe urgjencë këtë situatë dhe të propozojë menjëherë masat për daljen nga kjo situatë e krijuar, e vetë krijuar nga një paketë fiskale që nuk stimulon as investimet, as prodhimin, as konsumin dhe as punësimet.  Shqipëria sot ka nevojë për stimulim të investimeve, stimulim të kreditit i cili ka rënë në nivele kritike, stimulim të konsumit, stimulim të punësimit për të dalë nga kjo situatë aspak e favorshme, por një situatë e rëndë ekonomike”, tha Basha.

 

2 komente në “Basha: Politikat e qeverisë po çojnë vendin në krizë”

  1. Shqiptari i vertete. says:

    O njeri pa fytyre tjeter fjale nuk ke veç krizez qe ke lene mbrapa me te gjithe kreminelet e tu,turp te te vije.
    Shko kerkoje falje Ramrs dh bashkepunoni per te miren e kombit se je dhe i ri mor dite zi dh pune zi,pa ja hequr vlerat opozites,braktise kreminelin perfundimishte per hater te shqiperise dhe te kombit shqiptar,dil perpara drejtesise dhe behu burre se jeta eshte e gjate dhe nuk eshte gardh dhe kalbet dhe po ve nje tjeter,a me kupton o basheziu.

  2. Treviso says:

    Lulzim Basha nuk eshte kryetar Bashkie por eshte rrembyes i Bashkise se Tiranes. Mjafton te shikoni punen dhe shkaterrimin qe po i ben Kryeqytetit. Lulzim Basha nuk eshte vetem rrebyesi i Bashkise se Tiranes por rrembyes i Partise Demokratike. Lulzim Basha nuk i ka bere keto rrembime se eshte i zoti per te rrembyer, por ja ka pregatitur mafja ish shteterore me kriminelet e saje, keto rrembime. Mafja ishqeveveritare ka rrembyer te gjitha institucionet e pamvarura, duke filluar deri tek presidenca e vendit. Kjo mafje kaq mireeorganizuar dihet se ku i ka rrenjet. Sa e veshtire eshte per ta shkaterruar kete mafje? A ka fuqi qeveria e re per ta shkaterruar kete mafje? Po ta llogarisim me perqindje fuqine e qeverise se re, del jo me shume se 65-70%. Per te arritur shkaterrimin e kesaj mafje nuk mjaftojne 4 vite qeverisje. Nuk mjaftojne 4 vite se dhe qeveria e re eshte e perbere me personazhe mafjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje