Ministria e Jashtme: Referendumi në Krime, i paligjshëm dhe i rrezikshëm

15 Mars 2014, 11:49Politika TEMA

Ministria e Jashtme reagoi një ditë përpara referendumit të planifikuar për t’u mbajtur në Krime.

MPJ e cilëson këtë referendum të paligjshëm dhe të rrezikshëm.

“Ministria e Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar mbi paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë e referendumit të deklaruar për t’u zhvilluar në Krime në datën 16 mars. MPJ vlerëson se ky referendum është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të shërbejë si bazë për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë. Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje Federates Ruse që të ndalojë veprimet në mbështetje të kësaj inisiative të rrezikshme, destabilizuese që cënon sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Ukrainës. Ministria e Puneve të Jashtme dënon me force çdo pretendim, se deklarimi i pavarësisë së Krimesë duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë si deklarimi i pavarësisë së Kosovës. Keqpërdorimi i Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, për të justifikuar ligjshmërinë e referendumit të propozuar në Krime, nuk ka asnje bazë ligjore dhe asnjë ngjashmëri të rrethanave historike dhe faktike. Ministria e Punëve të Jashtme bën thirrje që palët të drejtohen menjëherë drejt zgjidhjes paqësore të këtij konflikti, nëpërmjet dialogut të drejtëpërdrejtë dhe instrumenteve diplomatike dhe të kufizohen nga akte të njëanshme dhe retorika që rrisin tensionet,” thuhet në një njoftim zyrtar.

15 komente në “Ministria e Jashtme: Referendumi në Krime, i paligjshëm dhe i rrezikshëm”

  1. Sever says:

    Keshtu reaguan edhe Ministrite e Jashtme te aleateve te Serbise per Kosoven

    1. qerosi says:

      Ç’ju duhet që prononcoheni ‘alla Berishë’.Rrini urtë se e keni mizën nën kësulë me kosovën.Çdo të thonit sikur të bënim referendum në Kosovë?

  2. cili says:

    Pse i rrezikshem,krevatin do nderojne….

  3. Kritiku says:

    Perpara se ti tregoni te tjereve si behet shteti dhe si zbatohen ligjet dhe rregullat, do te ishte mire qe tregoni me veprimet e tua se si behet kjo pune. Ne nuk kemi rregulluar akoma shtetin tone por i bejme punet akoma rrumpalle dhe jo me tu japim mend te tjereve. Ne nuk jemi ne gjendje qe te mbyllim nje shpellar si Berisha, bashke me tere bashkepunetoret e tij dhe i lejojme akoma qe te qendrojne si nje rrezik kombetar dhe si mund tu tregojme te tjereve se cfare eshte e mire dhe e keqe per ta?
    Shkoni dhe mesoni te lidhni rrypin e pantallonave se edhe ate nuk dini ta beni. Injorance shqiptare qe me shume merren me “politiken” nderkombetare dhe bejne sikur i dine te gjitha dhe me mire se te tjeret. Kjo deklarate e Ministrise se jashtme eshte turp dhe tregues i nje dilentalizmi ne politike.

  4. patrioti says:

    Merruni me detin qe eshte duke e shitur tek Greku.

  5. Ariu nga Korabi says:

    Bravo, Qeveria…! Është “problem” i madh për ne, ky Referendun i Krimesë…! Duhet ta dënojmë, gjersa e thotë “Dajë Sami”…Pastaj, gjersa të gjitha problemet tona, “i kemi zgjidhur”, pse të mos merremi me politikën e madhe ndërkombëtare…??? Ashtu duhet, “t’u tregojmë vëndin”, këtyre rusëve…

  6. nazmi says:

    Putini eshte ba si Hitleri. Ka humb reputasionin ne Rusi e do me e zgjidhe me nje lufte qe ka kohe qe asht tue pregatit. Ai vete i nxit trazirat ne Kiev nepermjet sherbimeve ku aj ka sherby dhe ja hedh fajin Europs per te justifikue luften per pushtimin e Krimese e me vone te Ukraines. Krimeja eshte pjese e Ukraines dhe eshte e pavarur. Putini si megaloman carist asht tu gjet shkak popullsine etnike ruse atje dhe nuk pyet per zgjidhjen nderkombetare qe i asht afrue por do vetem me tanke e me force me nenshtrue popullin. Keto jane pretekste kot qe gjen putin. E verteta asht se aj synon bazat e randsishme dhe poziten qe ka krime ne at zone. Keshtu andronte dhe hitleri ne kohen e vet. Putin do me ndjeke rugen e tij. Ky ashtnje car i ri i ne kohet tona qe andron me e zgjerue perandorine ruse ne dam te popukve e te paqes neBot.

  7. druni says:

    po jemi mesuar ne me 100 flamur, ja se amerikes edhe icik i ka ngel edhe do iki per lesh, si gjithmone rusi me kinen nuk kan probleme edhe ne mbasi amerika te dorezohet ekonomikisht kthehemi prap te rusi duke thene posht kosova rroft krimea, o budallenj njerez mos u merrni me rusin se rusi ju ha te gjall.

    1. Dunkin says:

      Po te ishte per Rusin nuk do te kishte fare Shqqiperi per ta ngrene.
      Lexoni pak histori. Nuk duhet te lexoni shume. Kur do ta kuptoni se Rusia, per arsye gjeopolitike do te punoje si GJITHENJE EDHE NE TE ARDHMEN kunder Shqiperise. Fati i Shqiperise dhe i Kosoves eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me Ameriken dhe Europen (qe do te thote me Gjermanine).
      Rusia, eshte perandori shumepopujsh, nuk eshte nje shtet kombetar ndaj dhe mund te ekzistoje vetem nen diktature (dhe ketu Putini ka te drejte). Vendosja e demokracise ne Rusi do te thote shkaterim i perandorise ruse dhe pavaresi e te pakten 10 popujve jo ruse qe po shtyp brenda asaj qe Regani e quajti perandori e se keqes (evil empire).
      Une e di qe ti e do Shqiperine por realiteti i qarte si drit’ e diellit eshte ky: Interesat e saj imperiale shekullore e te pandryshuara ne Europe duan nje Serbi te madhe ku te perfshiuhet edhe Shqiperia.

  8. safo says:

    E drejta nderkombetare vlen njesoj per te gjithe. Nqs nje pjese e nje territori te caktuar ka popullsi qe nuk e ndjen veten mire ne ate shtet, ajo popullsi mund te vendose per fatin e saj. Cili ligj nderkombetar ndalon te drejten e vetvendosjes?
    Eshte tjeter qe kjo nuk perkon me interesat amerikane. Por vete amerikanet e kane shkelur disa here te drejten nderkonmetare te shteteve te tjere. Ckerkuan ata ne Irak, ku u provua se nuk kishin arme berthamore?
    Bota mund te ndertohet pa konflikte kur respekton njesoj te drejtat e cdo popullsie

  9. zefi says:

    Putini do me e mar krimene jper me mbrojt popullsine etnike ruse. Ky asht pretekst. Aj don bazat e medha ruse si dhe pozicionin strategjik qe ka krimeja. Ma vone aj do me pushtue dhe ukrainen. Krieja eshte e Ukraines cdo putin qe futet ushtarakisht. Nuk mund tvotoj nje popull nen grykat e tankeva, armeve e raketave ruse. Kjo nuk asht demokraci por diktature e fashizem.

  10. Soni says:

    Dy qendrime per te njejtin precedent(Kosove-Krime,Ukrahione).Kush i kerkon Ministrise se Jashtme te prononcohet,nuk e kuproj.Me nje fjale per Kosoven u veprua drejt(dhe ashtu duhej)ndersa per Krimene veprohet gabim.O Bushat,po e ben Ministrine me keq se nje OJF

  11. Limi, Kosove says:

    Cfare ironie, Shqiperia ti japi dikuj mend se si duhet tveprohet

  12. Profesori says:

    Pika Min se Jashteme te Albanistanit! Tashti qe lehet ju te Min se jashteme, rusi do e leshoje krimene dhe Ukrahinen. Rrini ore kokebosha mos e kruani me gjethe fiku! Kalamaqer pa memd!

  13. Agron Luka says:

    Ministria e Jashtme e Shqiperise, nje vend pa pike autoriteti dhe me se qesharak etj, etj, nuk besoj se ka aq tagre internacionale sa te percaktoje se cilar referendume jane te ligjshme dhe cilat te pa ligjshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje