Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plgosur në një aksident rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Sukthit në Durrës, ku një makinë tip BMW është përplasur më një furgon të një fabrike private mishi dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i furgonit, Marsel Rrapi dhe ai i makinës, Ilir Ajazi.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 28-vjeçari që drejtonte furgonin, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i plagosuri Ilir Ajazi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa kanë shoqëruar në polici 29-vjeçarin Ilir Ajazi, që drejtonte mjetin BMW.
Gjeja e pare: te investikohen se si i kan mar patentat (patjeter qe i kan mare me leke) Ne shqiperi vertet ngasin si te c’mendur dhe pa pike kujdesi! Nuk e komandon shoferit timonin! Timoni komandon shoferin!
Dje bera rrugen per shkoder, fugonat jane me problematiket..
Ngjarje e rende. Uroj qe te pakten ai qe ka shpetuar te mos jete fajtori se ngjarja do te ishte dyfish edhe me e rende.