Kur gazetarët mbërritën mëngjesin e së premtes përpara vilës së ish- presidentit të Bayern Muenchen, Uli Hoeness, një grua u doli përpara dhe u ofroi salçiçe.
“I keni nga Uli,” u tha ajo.
Ishte momenti kur Hoeness do deklaronte se pranonte burgun dhe nuk do bënte apelim.
Një ditë më parë, revista më e madhe në Europë, Spiegel, ia kishte kërkuar diçka të tillë.
Nesër ai nuk do jetë në stadium për të parë ekipin e tij, ndërsa me shumë gjasë burgu ku do qëndrojë do jetë JVA Landsberg.
“Nuk do ketë mundësi që të shohë më ndeshjet e Champions League në stadium,” ironizon një zyrtar i lartë i burgjeve.
Tani vërtet ka nisur rënia për një ikonë, që dikur fliste nëpër emisione kundër evazionit fiskal, por që u dënua vetë me 3.5 vite burg pikërisht për shmangien e 27 milionë eurove.
Por si do jetë burgu për Hoeness?
Spiegel ka intervistuar Josep Mueller, ish- milioner dhe anëtar i nderuar i shoqërisë dhe elitës në Munchen.
I dënuar me 5.5 vite burg për evazion fiskal dhe të tjera krime, ai ka kaluar disa kohë në burgun ku do qëndrojë edhe Hoeness.
I pyetur se çfarë i këshillon Hoeness, ai thotë: “Ai mund t’ia dalë. Gjëja më e keqe nuk është privimi i lirisë, por shkatërrimi publik. Tallja, përçmimi. Hoeness nuk duhet të dëgjojë gjë, përndryshe do shkatërrohet”.
“Gjëja më e keqe është humbja e statusit. Njësoj si Hoeness, edhe unë kisha emrin tim, jetën time. Isha një kafshë alfa. Krejt papritur unë duhej të kërceja sa herë i binte bilbilit një mbikëqyrës, që mund të ishte edhe sa gjysma e jetës sime”.
“Fillimisht zemërohesh. Pastaj e kupton që je bërë njeri i një tjetër kategorie. Atëherë bie nata, mbyllet dera dhe ti je vetëm”.
“Mendoja shumë çdo natë. Ishte shumë e vështirë. Është e lehtë që të pranosh që ke thyer ligjin. Por duhet kohë e gjatë derisa të dalë egoja jotë e zhveshur. Atëherë e kupton se përse je bërë kështu. Përse je një kriminel”.
“Kisha në qeli një menaxher të Siemens. Ishte përgjegjës për një skandal ryshfeti. Një njeri dikur i fuqishëm, rrinte ulur në një qoshe të krevatit dhe shpërthente shpesh në lot”.
“Burgu më ndihmoi që të kuptoj se përse nuk isha kurrë i kënaqur. Edhe kur kisha 40 milionë euro në llogari bankare, nuk isha i kënaqur, nuk isha i lumtur.
Më dukej vetja i paprekshëm. Si Zot. Mendoja: çfarë mund të më bëjë drejtësia mua?”.
Drejtesia gjermane eshte korrekte por nganjihere e tepron me disa vendime. Nje nene ka vrare femijen e vet dhe denohet me 2,5 vjet. Henesi ka kursyer disa mio euro dhe merr 3,5 vite. Dihet qe henesi ka zemer humane dhe ka ndihmuar shpesh njerez dhe organizata humanitare pothuajse cdo vit. Edhe ne kosove me 1999. Por si duket keto nuk vlejn per drejtesine gjermane.
Per 27 milion euro denohet tre vjet e gjysem.
Po Lulezim 8asha, i cili vodhi 300 milion euro nga rruga Durres Kukes? E provuar nga prokuroria, por i pagjykuar si pasoje te voneses te procedurave.
Po sikur ti teket Bashes te shkoje vet ne burg? Atehere sipas shembullit te Uli Henes, do te duhet te rrije 40 vjet ne burg.
Po Ilir Meta me vjedhjet e tij.Me ze dhe figure i pame.hajdutet e LSI.po do vije dita dhe per te.Ai e di mire,e shihni si eshte bere?Nga frika
E paska kuptu gabimin ky ish burgaxhiu miljoner…
Siç duket “varjanti sapuni” ka bo punen e vet. dhe hyni n burg i paknaq, megjithse me 40 miljon euro n Bank,por doli nga burgu me mend ne kok dhe “i knaq”.
Cudira!!!!
Kom taku dikur dike qe kishte bo 10vjet burg dhe m tha tekstualisht “un jom i knoq”!!!!
Kta tipa quhen bq burgjesh. Sepse po ti shkosh holl holl muhabetit edhe ata qe i kapin, perndjekin,hetojn,denojn kta “kriminela”,edhe ata qe hiqen engjej pra, po ti shofsh me lup do gjesh se jan thjesht kriminela…
Se kjo bot esht bot e krimit, por e ha kush kapet… Te tjeret vazhdojn ti bien m top. Ky qe u kap matt plakat e qelis….
Shif shqipnin ti,
Shqipnija esht nji pejsazh, ne tekniken Grafik,pra bardh e zi, i demokracis. Aty kupto qart se ca esht demokracija sepse s ka lulka me ngjyra mashtruse por konturet jan te qarta mprehtsisht.
Dhe ne shqipni Po s bone krim je nji hiç, nji fakir fukara….
Kte e din edhe bufi…e jo me politiksat dhe shtetaret shqiptare.
Dhe ne fund te fundit,kjo gje,krimi pra, shkelja e ligjit,prishja e rregullshmerise, eshte dialektike dhe esht shkaku kryesor i ekzistences se Gjithesise, . Kjo sipas astrofizicistit te shquar,gjeniut te kohes son,britishit Stephen Howking. Ja si e shpjegon ai “krimin” universal:
Perfytyroni nji fush gjigande shahu me permasa kozmike, . Ky ishte universi pas Big Bengut te famshem. Dhe ne cdo kuadrat te zi ishte nji gur antimaterje, ne te bardhet ishte nji gur materje. Dhe materja kur kontaktoi me antimaterjen anullojn njera tjetren ne puro energji. Por “gabimisht” disa kuadrate te zeza te fushes se shahut ishin pa antimaterje, kshtuqe homologet e tyre materje mbeten te pa anulluara,.. Kjo mbetje eshte universi jone. Pra sic shifet cdo gje e ka zanafillen nga “nji prishje rregulli ne fushen e shahut kozmik”,dhe kjo shkelje, kjo parregullsi,ky kundershtim ligji beri qe ne te ekzistojm sot.
Prandaj kurr mos u boni pishmon per shkeljet, thyerjet e ligjit, krimet qe bëni, sepse ju ka beku vet Stephan Howking, ky Ajnstajn i kohes son.
Eee si thon kot gjerman, se po tishin si ne shqiptaret, dhe kur shoqria reagon, ai edhe pse i vetem me 2-3 bandita rreth tij tall bythen me ter shoqrin, ma thuni a seshte kshtu Ilir Meta, Sli Berisha me Co., Hashim Thaqi & Co. Ali Ahmeti e Mendu Thaqi & Co te shohim si do te behet me qeverin Rama…
@ kusar hajn,
ka dhe teori te tjera per njerzit, e kisha fjalen per qeniet njerezore me zemer dhe arsye. Ke kohe te korigjohesh o njeri pylli,mjere ata qe te kane ne shtepi!