“Pritshmëritë për qeverinë e re dhe vlerësimi i nismave të saj të para janë përgjithësisht pozitive. Pjesëmarrësit pranojnë se ndoshta është shumë herët për të gjykuar në tërësi punën e qeverisë, por përmendin disa masa konkrete me të cilat pajtohen në parim, duke përfshirë: mbylljen e qendrave të bastit dhe kazinove, prishjen e ndërtimeve pa leje, shfuqizimin e amendamenteve të ligjit mbi importin e mbetjeve, futjen e taksimit progresiv, dhe fushatën për luftën kundër korrupsionit”.
Ky është një nga konkluzionet e hulumtimit të kryer nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), sipas të cilit papunësia dhe korrupsioni janë shqetësimet kryesore të qytetarëve. Pjesëmarrësit e shohin korrupsionin si të përhapur dhe shprehen se ai çon në funksionim të paefektshëm të institucioneve publike, cilësi të ulët të shërbimeve publike dhe mundësi të kufizuara për qytetarët për punësim, kujdes shëndetësor dhe arsim, ndër të tjera. Shumica e pjesëmarrësve janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Ata e perceptojnë anëtarësimin në BE si një mjet për të përmirësuar monitorimin e punës së qeverisë dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit në vend.
Ata janë të vetëdijshëm se bashkë me privilegjet e anëtarësimit në BE, vijnë përgjegjësi dhe detyrime si për qeverinë ashtu edhe për qytetarët. Pjesëmarrësit shprehin mosbesim te parlamenti, partitë politike dhe procesi politik në përgjithësi dhe shfaqen skeptikë për ekzistencën e ndonjë partie politike të interesuar në zgjidhjen e problemeve me rëndësi për qytetarët.
Të gjitha partitë politike shihen si njësoj fajtore. Asnjëra në veçanti nuk dallohet si e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve. Pavarësisht moshës apo gjinisë, shumica e pjesëmarrësve janë të mendimit se duhet të ketë më shumë gra në politikë. Gratë konsiderohen si më të orientuara drejt problematikave/çështjeve specifike dhe besohet se perspektivat e tyre në zgjidhjen e problemeve sjellin zgjidhje më të qëndrueshme dhe afatgjata. Studimi cilësor synon t’i pajisë drejtuesit e partive politike kryesore dhe ato të shoqërisë civile në Shqipëri me informacion objektiv për të ndihmuar ndërmarrjen e reformave mbi çështjet që shqetësojnë qytetarët.
Ekziston një ndjenjë optimizmi të matur për reforma – nëse liderët e zgjedhur u drejtohen qytetarëve dhe i angazhojnë ata në mënyrë domethënëse në vendimet për politikat publike. Kjo e fundit është në kontrast të dukshëm me hulumtimin përmes grupeve të fokusuara, të kryer në tetor të vitit 2012, i cili tregonte një bindje thuajse universale se vendi po shkonte në drejtim të gabuar.
Hulumtimi konstatoi se qytetarët ndihen të shkëputur nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe liderët e partive, dhe se u bëjnë thirrje të mbajnë premtimet zgjedhore. Ata thanë se zyrtarët duhet t’i dëgjojnë e të komunikojnë rregullisht me qytetarët në mënyrë që të kuptojnë shqetësimet e tyre, si dhe të punojnë në mënyrë më efikase përtej linjave partiake për të arritur konsensus mbi problemet ekonomike dhe sociale më shqetësuese. Gjithashtu, hulumtimi konstatoi se qytetarët shprehin qartësisht dëshirën për një stil të ri të politike dhe qeverisjeje, të bazuar në konsultime publike dhe pjesëmarrje, përgjegjësi nga ana e politikanëve dhe llogaridhënie nga ana e qeverisë. Diskutimet u mbajtën në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë.
Morpo ky Rama e kupton cfare duhet te beje ne lidhje me vampirat ne gjykata e prokurori apo do te ike ne shtepi si nje deshtak paste 4 vjetesh?
Normal se Kryetari i qeverise nuk eshte hetuar ndonjehere per korrupsion nga prokuroria e gjykata si kryetari i kuvendit, prandaj kane kete lloj vleresimi Qytetaret.
Rama nuk e ka shansin historik te beje revolucion instutucional, keshtuqe duhet pritur, reformat kerkojne kohe dhe nuk varen te gjitha nga ai.
Rama nuk mund te shkrije Gjykaten e Larte, as KLD-ne as te shkarkoje Prokurorin e Pergjithshem. Ai nuk mund te shkarkoje qofte dhe 1 gjykates apo prokuror te thjeshte nga detyra. Kushtetuta eshte e qarte ne kete pike. Ai nuk po heq dot kryetarin e ShISh qe ka ndervaresi prej tij dhe Presidentit. Gjera te tilla behen me permbysje, me ndryshime te sistemit kushtetues. P.sh Franca eshte aktualisht ne Republiken e peste, dhe e fundit eshte bere ne menyre paqesore nga Charles de Gaul, por ama ne nje moment krize te shoqerise, ku permbysje te tilla mirepriten nga shumica derrmuese e popullit. Rama nuk eshte aty, ai madje nuk ka as 50%+1 deputete ne parlament pa aleatet.
Ne 1997 ishte nje shans i tille, por ky shans ju dha nje batakciu si Fatos Nano.
Kjo pjese i mungon ketij shkrimi ne paragrafin e pare:”Pjesëmarrësit shpesh shprehin një shkallë skepticizmi dhe/ose irritimi që disa nga nismat më lart deri tani nuk po adresohen në mënyrë aq efektive ose të plotë sa ç’prisnin. Për shembull, pjesëmarrësit përmendin rastet e qendrave të basteve/kazinove që, menjëherë pas inspektimeve fillestare, ishin rihapur pa një arsye të qartë. Disa të tjerë e perceptojnë prishjen e ndërtimeve pa leje si arbitrare, selektive dhe me një kosto të lartë.”
Per mew shume shiko origjinalin :http://www.ndi.org/files/NDI-Albania-2014-Focus-Group-Report-%28Shqip%29.pdf
eshte e vertete 7 muaj qeverisje dhe reforma e drejtesise zero gjyqtaret vazhdojne bejne kerdine nuk ndalen para parase mjere ky popull. Me ate ministerv drejtesise nuk ka per te bere kurre reforme Rama.
Ne ministrite qe duhen reforma te thella dhe te forta duhen njerez forte kete me duket nuk e ka patur parasysh Rama kur ka zgjedhur ministrat, mund te jete njeri i mire Ministri i drejtesise por reforme nuk ben dot Rama duhet temendoje per nje minister tjeter qe ne gjykimin tim duhet te jete nga PS pasi asaj po i kerkohen reforma nga populli si shumicen qe ka ne popull. Rama ne ato ministri ku duheshin refprma te thella dhe te forta duhet te vendoste njerez te PS.
LSI eshte nje kolone e peste ne Qeveri dhe nuk ka per qellim ti shpejtoje reformat Rama duhet te marre masat sa me sjpejt koha iken shpejt Z rama. Me keto ritme te ngadalta qe ka marre reforma ne drejtesi e gjetke ke per te humbur zgjedhjet lokale qe i ke tashme ne dere. Dil ne popull jo vetem per te luajtur basketboll [por edhe per te degjuar popullin ashtu soc beje para 23 qershorit.
ke per te