“Shqipëria cilësohet si një vendburim për marjuanën e destinuar për tregjet europiane dhe konsum të brendshëm , por jo për llojet e drogave të tjera”.
Është ky vlerësimi që jepet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër narkotikëve.
“Duke përjashtuar kanabisin, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të jashtëligjshme si përbërësit kimike dhe drogat sintetike. Qeveria shqiptare nuk ka bazë të saktë të dhënash se sa është përdorimi i drogës por duket se konsumi i hashashit në Shqipëri nuk është një dukuri e zakonshme. Pavarësisht kultivimit të lartë të kanabisit, gjatë vitit 2013, Shqipëria ka arritur rezultatet në luftën kundër trafikimit të drogës”, theksohet në raportit e DASH-it.
Raporti citon se përgjatë vitit 2013 sasia e bllokuar e lëndës narkotike të prodhuar dhe arrestimet e personave përgjegjës janë në nivele të larta. Gjithashtu raporti vlerëson se përmirësimi i trajnimit dhe teknikave policore duke përfshirë edhe analizen e riskut në pikat e kalimit kufitar ka çuar në rritjen e sasisë së bllokuar të lëndës narkotike dhe arrestimeve në këtë drejtim.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, “bazuar në sasinë e bllokuar , prodhimi lokal i marijuanës mbetet në nivele të larta megjithëse se nuk ka vlerësime të sakta se sa është kultivimi total”.
Raporti citon të dhënat e Policisë së Shtetit dhe statistikat e saj sipas të cilave gjatë vitit 2013 janë sekuestruar rreth 33 ton kanabis, ndërsa një vit më parë kjo sasi e sekuestruar ishte 21.2 ton.
Në vijim raporti thekson se përgjatë 2013-ës janë sekuestruar edhe 47.3 kg heroinë dhe 16.1 kg kokainë. Policia e Shtetit arrestoi 803 persona të lidhur me trafikun e drogës ndërsa në vitin 2012, numri i të arrestuarve ishte 729. Në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve te Rënda hetori 276 raste për trafikimin e lëndëve narkotike ku nga ky total, 87 ishin çështje të trajuar nga viti i mëparshem dhe 189 ishin çështje të ardhura për shyrtim gjatë vitit 2013.
Gjatë 2013-ës Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgori për gjykim 63 çështje të lidhura me lëndët narkotike dhe Gjykata e Krimeve te Rënda mori 83 vendime duke i shpallur fajtor të akuzuarit. Qeveria shqiptare vazhdon të marrrë asistencë nga SHBA dhe Shtetet Europiane për të rritur aftesitë në luftën kundër narkotikeve.
Raporti vlerëson partneritetin mes agjensive të zbatimit të ligjit me ato ndërkombëtare ku përgjatë 2013, deri në muajin tetor, janë zhvilluar 41 operacione ndërkombëtare të përbashkëta, kryesisht me autoritetet italiane. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të japin asistencë për menaxhimin e integruar të kufijve dhe në gjyqësor. Në kushtet për reduktimin e kërkesës për drogë, me mbështetjen e SHBA-së, Policia e Shtetit dhe Ministria e Arsimit vazhdoi të bashkë-sponsorizojë një projekt edukimi dhe ndërgjegjësimi kundër përdorimit të lëndëve narkotike, projekt që përfshiu 158 shkolla.
Ne gjume letargjik ka qene DASHI kaq vjete,cudi e madhe me keta deshte qe ferojne duart me Shqiperine
Serenade-leje ti dash-shiko policet e tahirit kane arrestu njeriun vetem se kishte nje kilograme terhane-policet kujtuan se ishte droge-lop fara serenada je si kokepalaret e rames dhe policet e tahirit.
Ka arritje ka por nuk e dime sa % eshte rrit prodhimi i hashashit ? te pakten keta lazaratasit te pranojne Instat-it ?
babai i tahirit kontrollon cilesine si apotekiste qe eshte e ema e tahirit kontrollon perqindjen cilesise te droges.erion velija me jastek Special griselda i ambalazhon,tom doshi i transporton-balla i shet kurse hajni meta i mbledhe parat.kokepalari rama i pret kockat qe i hedhin hajnat dhe tutoret koqo,meta fideli.
Lendet narkotike kane nje date kur jane mbjelle,ashtu si kane dhe datat e kapjes se tyre nga policia.
Daten e mbjelljes besoj se DASH duhet ta “dije”,kjo date i perket qeverise Berisha!