Më në fund Malajzia e pranon: Avioni është rrëmbyer

15 Mars 2014, 10:32Politika TEMA

Pas disa ditësh terri informativ, më në fund Malajzia pranon se avioni i Malaysia Airlines mund të jetë rrëmbyer.

Një zyrtar i qeverisë tha se njerëz me aftësi në drejtimin e avionëve kanë fikur pajisjet gjurmuese dhe e kanë fluturuar avionin për rreth shtatë orë.

Vetë kryeministri i Malajzisë, Najib Razak tha se sistemi i komunikimit i avionit është çaktivizuar qëllimisht.

Si tha se sipas të dhënave satelitore dhe provave nga radarët, avioni ka ndryshuar kurs.

Ai shtoi se këto lëvizje tregojnë se ky ka qenë një akt i qartë i dikujt në avion.

Avioni u zhduk një javë më parë me 239 persona në bord.

Ka raportime se tani po hetohet imtësisht për çdo person që ka qenë në avion.

Po ashtu disa media thonë se është kontrolluar edhe shtëpia e njërit prej pilotëve.

Ende nuk dihen motivet se përse mund të jetë rrëmbyer avioni.

Rrjeti është i mbushur me teori konspirative, sidomos pas disa raportimeve se fotot e iranianëve që kanë udhëtuar me pasaporta të vjedhura janë të manipuluara.

13 komente në “Më në fund Malajzia e pranon: Avioni është rrëmbyer”

  1. predatori says:

    Si mund te humbase nje avion gjigand ne ditet e sotme me kete teknologji super te avancuar. Avioni nuk eshte nje karroce dore qe e fut edhe ne nje vend me sip 1 m2. Per ta ulur avionin nevojitet nje piste fluturimi dhe qe te ulesh ne piste duhet te marresh leje te kulla e kontrollit. Konspiracion leshi.

    1. arbeni says:

      Somali, shteti i ri mysliman i formuar ne irak e siri, philipine etj etj vende ku terroristat piratet apo gueriliasit kane pista dhe kontroll ne nje mase te madhe te vendit dmth edhe pista avionesh gjithashtu

      1. KULUFI says:

        Sot blen nje veture dhe eshte me sistem GPS qe mund ta gjejne ne cdo cep te globit.
        U ble nje aeroplan prej dhjetra milion Euro,dhe nuk paska nje sistem sigurie qe te njoftoje vendndodhjen,pavaresisht fikjes se aparaturave qe komandon piloti.

        Ne fund te fundit,e pse u dashka besuar ne nje pilot apo grup pilotesh,kur ne bord jane me dhjetra pasagjere me familjet e tyre.
        Siguri leshi ne fluturim.

  2. realiteti says:

    Nje here thane se ka fluturuar per 4 ore.Me pas per 5.Tani per 7 ore.Shikoni se po pat fluturuar per 10 ore do te jete ne Tropoje,dhe konkretisht ne Vicidol.

  3. C.I.A says:

    pa lidhje…sot kta arrijne te gjejne vendodhjen e sondave te leshuara ne hapesire me saktesi milimetrike e jo me te gjejn nje avion ne toke…

    1. arbeni says:

      Ore gjejne me saktesi sondat ne hapsire se po ruajne ato dhe kane gjithashtu paisje gjurmimi te ndezur. Radaret e shteteve nuk merren me cdo avion qe ecen mbi oqean pa paisje gjurmimi te ndezur

  4. patrioti says:

    Po te thone te verteten nuk do te futuroje me njeri me keta avion difektoze

  5. enea says:

    Mos keqinformoni. Qeveria nuk pranon ne menyre absolute. Eshte arritur qe avioni MUND, e perseri, MUND te jete rrembyer pasi pajisjet vetem dora njerezore mund ti fike.

    Pse te mos pranojme qe dikush e di me saktesi cfare ka ndodhur por nuk duan ta pranojne?????

  6. barone says:

    Me siguri qe Berisha do te kete gishte ketu????????/…

  7. Vlora says:

    Avioni ndoshta ka fikur gjithe transmetuesit tokesor dhe satelitor. Pastaj ai eshte ulur ne nje lartesi jo me teper se 500 metra mbi nivelin e detit, veprim i cili ben te pamundur kapjen nga radari ne ato hapesira te medhaja oqeanike. Ne ate moment ai ka ndryshuar kursin dhe do te jete ulur ne ndonje ishull ne Oqeanin Indian ose ate Paqesor, ndoshta edhe ne ndonje vend tjeter. Duke llogaritur shpejtesine e ketij avoini e cila eshte rreth 600 Milje ne ore, atehere i bie qe per 4 ore ky te kete pershkuar rreth 2400 ose 3000 milje ne nje drejtim te paditur. Kjo eshte nje rreze e madhe 360 gradeshe nga momenti kur avioni u zhduk nga radaret per arsyen se u ul ne nje altitude te pakapshme nga ta. Vetem nje hipoteze, se asnjeri nuk e di se cfare ka ndodhur me saktesi.

  8. ajaxs says:

    Nuk ka rrembim,se po te kishte rrembim do ishte zbuluar se nuk mbahet sekreti. Une jam supersticioz dhe mendoje se avioni do kete kaluar pa dihenin e askujt ne nje dimension tjeter, si te ishte ne trekendeshin e Bermudeve.

  9. AIR FORCE ONE says:

    AVIONI MUND TE JETE NE LAQ CITY

  10. Skenderbeu_USA says:

    E po shum gjat paska fluturuar ky Aeroplan pa derivat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje