Erdogan i hedh benzinë zjarrit: Adoleshenti kishte lidhje me terroristët

15 Mars 2014, 18:34Politika TEMA

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se një djalosh 15- vjeçar, që vdiq të martën për shkak të plagëve të marra në protestat antiqeveritare, ka lidhje me terrorizmin.

Berkin Elvan kaloi nëntë muaj në koma pasi u godit nga një bombë me gaz lotsjellës, ndërsa po shkonte të blinte bukë.

Vdekja e tij ka provokuar më shumë përplasje me policinë në 30 qytete.

Sipas BBC, komentet e Erdogan vetëm sa do e tensionojnë më shumë situatën.

Në një fjalim përpara zgjedhjeve lokale të 30 marsit, Erdogan tha se adoleshenti ishte i lidhur me organizata terroriste.

“Ky djalosh, me topa çeliku në xhepa e llastiqe në dorë, me fytyrë të mbuluar me shall, ka qenë i përfshirë në organizata terroriste,” tha Erdogan.

Berkin Elvan u varros të mërkurën në Stamboll.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që arkivoli i tij kalonte në rrugët e qytetit.

Mijëra njerëz hidhnin slogane kundër qeverisë, ndërsa nëna e tij akuzoi Erdogan se i ka vrarë të birin.

11 komente në “Erdogan i hedh benzinë zjarrit: Adoleshenti kishte lidhje me terroristët”

  1. tourkofagos says:

    sa ngjani o korrakeeeeeeeeeeeee,una facia una rraza……..!!!
    Rdogan dhe Berisha te nje gjaku,nje llogjike,nje ideje…….pune korrakesh

  2. argita+xeni says:

    nuk ka shume ndryshume nga sali ram maloku

    1. ilo says:

      argita sapo lexova ate shkrimin mbi festimin e 8 marsit tek ‘mumja’ dhe direkt gjeja e pare qe me vjen nder mend eshte mungesa e nje lideri si ‘baba erdogani’ qe i mungon shqiperise qe tua tregoje sa me mire defrimet atyre ‘motrave tona’ tiranase….aaaaaahhhhhh ta pifsha dolline o erdogan…………(ndoshta u kujtohet ajo historia e detit me greqine apo jo???? erdogani ishte ai qe fershelleu prej stambollit dhe tha qe nuk qendron nje pakt i tille dhe e hodhi poshte….(gjoja parlamenti shqiptar….) ahhhhh ta pifsha dolline o erdogan!!! dil ndonje xhiro ketej o i uruar dhe be ndonje berish apo ram ‘synet’ mbase vene ment keta te tjeret….

      1. Era says:

        Erdogani te ruhet vete se nuk i ka punet dhe aq mire (kjo eshte puna e tij dhe le ta zgjidhi me vendin e vet), e ju mos ruani motrat, grate dhe vajzat e te tjereve qe ky vend te behet me i mire, sepse qe ky vend te behet me i mire secili duhet te beje me te miren per llogarite e tij, per veten e tij dhe per familjen e tij ne kuptimin e sinqerte te fjales! Morali nuk e ka problemin te keto vajzat qe kercejne per 8 marsin por te arroganca, dhuna, mungesa e vizionit dhe ideve te qarta, mungesa e shkollimit, kultures, mungesa e solidaritetit, mungesa e tolerances, mungesa e ndershmerise “jo ne kuptimin e kercimit te 8 marsit” por ne kuptimin e mungeses se respektit njerezor, dashamiresise, dashurise, drejtesise dhe dhembshurise! Kjo eshte mungesa e moralit! Dhe per sa i takon epiteteve qe marrin keto vajzat ketu te jeni te sigurte qe nuk i shqetesoni aspak se mesa shoh nga ato 99% jane me arsim te larte dhe ne pune!Zonja/ Zoterinj te nderuar, gjithkush eshte i lire te beje ate qe do ne momentin qe nuk cenon dike tjeter! Kjo eshte shtylla ku mbeshtetet demokracia, dhe mos mendoni se ne perendim jane me pak te zgjuar se populli shqiptar, dhe perkundrazi i quajne per te qeshur e per t’u argetuar keto festa qe ai qe do shkon dhe ai qe do nuk shkon! Personalisht me te demshme me duken thashethemet dhe gjuha e dhunes sesa keto vajzat qe festojne pa cenuar askend. A dhe ju lutem mos aludoje njeri se jam nje nga vajzat apo grate qe kam qene aty sepse sinqerisht nuk kam qene, dhe nuk e di a do me bie rasti te shkoj ose jo ndonjehere sepse per mua eshte komplet njesoj si te shkoj si mos shkoj… Mos harroni qe gjithshka burimin e ka nga brenda vetes dhe po keshtu interpretimin dhe perceptimin dhe mos harrojme se nese besojme ne Zot ne jemi krijesat e tij dhe jo vete Zoti per te gjykuar ne menyre radikale

  3. laku says:

    Po vlla ka Edi Ramen apo e harruat

  4. Koz Dynjaja says:

    – Erdogani eshte drejtues i nje partie me nuanca islamike.Partite Islamike nuk jane nacionaliste por panislamike.Ngjasojne me shume me partite e majta qe jane internacionaliste. Ju e kini pare me cilet kombinon me shume. Kur plasi lufta ne Siri shume nga ju diskutante bertisnit kunder Asadit se eshte diktator.Erdogani dhe administrata e tij jane kunder Asadit sepse Asadi eshte LAIK .Gjithe ndihma qe jepet per nje pjese te opozites kalon nga Turqia.Edhe ato shqiptaret qe shkojne ne Siri kalojne nga Turqia qe i ndihmon legalisht.Jo po te dini se mbase duhet thirre ne gjyq Erdogani se jo vetem i ndihmon por edhe i nxit.Tani u kujtuat se po humbi Asadi do kthehet Islamizmi si ne Egjipt dhe o burra te terhiqemi …..vashdoni

  5. Era says:

    Erdogan, Keep calm and obey to the new world order ? ?

    1. kritik says:

      erdogani ka qene dhe vazhdon te jete vete pjese e new world order, megjithese tani bertet kunder ketij rregulli, identik si sali komunisti qe bertiste kundra komunisteve.

  6. Baba says:

    Ptu rrace e ndyre e degjeneruar.

  7. Davidi says:

    Po keta tanet kur do e mbledhin qeverine atje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje