Rama mbledh strukturat e PS në Vlorë. Kryeministri vlerëson 6 muajt e parë të qeverisjes

16 Mars 2014, 12:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në vijim të takimeve në qytetin e Vlorës është takuar me strukturat vendore të Partisë Socialiste në këtë qytet dhe drejtues të institucioneve. Takimi është zhvilluar në të njëjtin mjedis ku një ditë më parë, Rama mblodhi Qeverinë në një mbledje informale në kuadër të 6 muajve të parë tq qeverisë. Mësohet se në takim,  Kreu i Qeverisë është njohur me problematikën, duke qenë se është edhe kryesuesi i listës së deputetëve socialist për qarkun e Vlorës. Burimet shprehen se Kryeministrit i janë shprehur shqetësime në lidhje me emërimet e kryera në drejtimin e e disa institucioneve, si dhe me mosmarrëveshjet përsa i takon ndarjes së drejtorive me LSI-në, aleatin kryesor të PS-së në qeverisjen e vendit.  Në takim janë analizuar të gjitha shqetësimet që qytetarë të ndryshëm kanë depozituar në zyrën elektorale të deputetit Rama, zyrë e cila u çel disa muaj më parë në Vlorë.

Vlerësimet në mbledhjen e Qeverisë

Ndërkohë në mbledhjen informale të Qeverisë, e cila zgjati deri në mesnatë, Kryeministri ka vlerësuar përkushtimin e Policisë së Shtetit jo vetëm në goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve, por edhe në aksionet e ndërmarra nga strukturat ligjzbatuese përsa i takon arrestimit të personave të dyshuar si vrasës profesionistë apo porositës të disa ngjarjeve kriminale me shpërthime eksplozivi. Po kështu, mësohet se Rama ka vlerësuar aksionin më të fundit të Policisë së Shtetit që çoi në arrestimin e 8 personave të dyshuar si rekrutues dhe financues të shqiptarëve për ti çuar më pas si luftëtarë në Siri. Në këtë kuadër, mësohet se Kreu i Qeverisë ka kërkuar intensifikimin e goditjeve nga ana e Policisë së Shtetit ndaj çdo veprimtarie të paligjshme që cënon jo vetëm rendin e sigurinë, por edhe imazhin e vendit. Gjithashtu në fokus të këtij takimit informal të Qeverisë ishin edhe aksionet e ndërmarra për prishjen e ndërtimeve paleje, kryesisht në zonat turistike. Në këtë kuadër mësohet se Kryeministri ka kërkuar pastrimin e këtyre zonave nga mbetjet në mënyrë që sezoni turistik të jetë i suksesshëm. Pjesë e analizës së Qeverisë ishin edhe reformat e ndërmarra në shëndetësi, arsim, drejtësi, situata ekonomike dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura të trashëguara nga Qeveria ‘Berisha’. Po kështu mësohet se Kryeministri ka vlerësuar sektorë të tillë si doganat dhe tatimet për realizimin e të ardhurave, por edhe hapjen e zyrave të reja të punës në disa qytete të vendit. Është analizuar gjithashtu, mundësia e ringritjes së vendit dhe plotësimi i detyrave të lëna nga ana e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor të këtij viti.

 

15 komente në “Rama mbledh strukturat e PS në Vlorë. Kryeministri vlerëson 6 muajt e parë të qeverisjes”

  1. tourkofagos says:

    RAMA,leri arritjet e lustrat me policine etj,por shiko se cdo te besh me JIHADISTET….!!!
    Nuk eshte cudi ndonje dite te shikosh ndonje mjekerrosh trecereksh te hedh ne ere Kuvendin!!!!
    Me turkoshqipfoles nuk shkohet ne Evrope……..

  2. liqeni says:

    E takove Gjiken?

  3. Uliks says:

    Koha po kalone po afrohet viti qe kure Rama erdhi ne pushtet ndersa ne nuk po shofim ase nje ndryshime nuk ka fare progres perkundrazi vetem regrese dhe gjdogje ka dale nga ata pake binare qe ishte vendosure krimi ka pushtuar shqiperin, papusni esht rriture kriza esht thelluar institucionet kyqe te shtetit jane qorjentuar etj.

    Rama ka menduare se esht lehte te qeveriset me nje shtete e ka menduar shtetin si bashki .

    Sali berisha beri shum gabime por deri sa ishte sale kishte nje fare shprese entuziazmi jeta ishte me dinamike me shpresedhense njerzit kishin me teper vullnete per pune per zhvillim e kishte ket te mire sala dinte te krijonte klime shprese entuziazem dhe vullnet per pune e per jete. Ndersa tashe sikure gjdogje esht e vakte e ftohte e pergjumure nuk ka vullnet dhe dinamizem si me pare .

    Sali berisha kishte nje gje te veqante hyjnore aje reflektonte shpresse vullnet dhe dinamizem

    1. maloku says:

      o shoku ik fillo shkollen sa me shpejt dhe meso te shkruash. pastaj jep mendimet e tua.

    2. Lum(Lym) Kepi says:

      Te dhjefsha hyjnine dhe shpresen e plakut te rrjedhur me kallash Supermbese

  4. E Verteta says:

    Po strukturat kur i mblodhe?

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    PS-ja duhet te mendoj per te realizuar reformat ne Parlament.
    Ato i hapin rrugen reformave neper ministrit.
    Nga reformat e deri tanishme shihen levizje nga bashkit drejt dikastereve apo institucioneve,sidomos kjo e theksuar ne baze.
    Pra faza e pare me sa duket ka te beje me plotsimin e orekseve te njerzve te rendesishem te PS.
    Nga emerimet e deri tanishme,po shtohet ne menyre artificiale numeri i te punesurve neper institucione,te cilat shume shpejt do sjellin probleme ne fondin e pagave.
    Ka ngadalesim ne largimin nga detyrat drejtuese te emeruarve nga PD-ja,militantet fanatik,si dhe fillimin e çeljes se konkurseve,per ti emeruar njerzit sipas aftesise.
    Nje pike tjeter e rendesishme eshte rivendosja ne vendet e punes e njerzve qe jane larguar nga detyra pas viteve 2005,koha kur PD-ja realizoj reformen e saj superpartiake.

  6. edushka says:

    Hahaha nga fitorja ne fitorje. Te na rruac o krietar…

  7. Lum(Lym) Kepi says:

    Mos u merzisni djema hakmarrja eshte e embel ja japim pergjigjen ne socialistet qe 8 vite hengrem papunesine ,dajakun, edhe gazin dhe plumbat me 21 Janar 2011 per Edin dhe pellumbeshat e rilindjes se tij si Harito qe flet si “e ema e Zeqos maje thanes” per Tahirin e tritolit dhe te “Fundit te Marrezise” qe ka hapur se fundmi kompanine e basteve “Eurolive” ku aksioner pervec Visit te BetPlusit thuhet qe eshte shtuar edhe vellai i Kryeministrit qe do na hiqte bastet por vetem nxori rreth Ahmetajn e e koncesionareve te makinave te reja apo per “pinokun’ Mashtrues Lir Beqajn qe na tregon ilacet ne spitale kur e dime te gjithe se si jane spitalet, te lumte o Ilir Meta mbaji njerzit e tu se dhe ne socialiatet ty do te ta “shesim” voten dhe PS do marre poturet e Rilindjes se Edit ne 2015

  8. erdhi nipcja ne vlore says:

    O nipce erdhe tek dajua ne Vlore, te te bej dajua nje pyetje:-“Keta qe ke vendos drejtora ne Vlore e kalojne dot kufirin te gjithe se ca me duket se bollohen ne dogane, nk i pranon shteti fqinje, pa pyeti njehere PSE”???

    O nipce keta drejtorat qe ke vendos ti ne Vlore jane si puna e nxenesve te shkolles se nates njehere e nje kohe qe mbaronin shkollen qe tu vente rroga 120 leke, ndersa tani po mbarojne te larten me nga 5000 euro pa mbaruar me pare te mesmen.

    Kontrollohua mire cv se nk i kane te gjitha ne rregull, dhe u thuaj atyre nenpunsave te D.A.P. qe tu pergjigjen e-mail te qytetareve dhe kur beni ato “konkurset” per ne administrate na thuaj pse nk rezultojme askund.

    O nipce voten ta dhame ty dhe Ps jo disa te tjereve qe ka filluar u duket vetja Skenderbe.

    PO NE QE SKEMI LEKE E MIQ E QE KEMI BERE GJITHE ATE SHKOLLE JASHTE SHTETIT E QE TE BESUAM TY KUR THE:-” KTHEHUNI NE ATDHE” DO ARRIJME NDONJHERE TE PUNOJME NE ADMINISTRATE?

    Ku mund te shkojme te ankohemi per tenderat qe kane dal per vendet e punes?

    Pershendetje nipce e pune te mbare.

    1. socialisti i revoltuar says:

      Sic e the dhe ti o mik po mbushet viti dhe vetem propagande po shohim: lyerje me boje te zyrave qe i kishte hapur me kohe saliu dhe kollarisje e punojesve qe marin rrogen kot…. asgje e re dhe zhgenjim total per militantet e vertete qe bene fushaten dhe ruajten votat e PS…. jane punesuar vetem kreret e partive ne rrethe dhe klani i tyre i ngushte nderkohe qe PeDeista dhe Leshelista vazhdojne te marin rroga dhe te parazitojne…. Kishte nje gje te mire ne kohen e Sales: I dinim qe i kishim kudo dyer te mbyllura per shkak te paragjykimeve politike, e flenim mendjen dhe as nuk tentonim te kerkonim pune por kjo qe po na shohin syte tani kur na mashtrojne sy per sy, kthejne rruge kur do ti takosh dhe punesohen lloj lloj servilash qe nuk kane asnje kontribut ne PS, eshte akoma me e ndyre dhe stresuese….

  9. ! says:

    EDI RAMA, NUK KE BERE ASNJE ARRITJE PER SA KOHE SALI BERISHA ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG PER VRASJET, VJEDHJET QE KA KRYER! NDAJ INDIVIDEVE DHE SHQIPERISE

    PO NA ZHGENJEN!

  10. ASI says:

    ore edush pse nuk e ben vloren krieqitet , e na lej ne tironcave rehat , helbete arra gunga ne.

  11. REZART says:

    Suksese te hatashme u arriten,sukses pas suksesi erdhen,njejete si ato 9 hudhje dhe vetem nje kosh kishte.Fillo me pune ore trap se do na kesh te gjithe neper rruge.Nese keshtu vazhdon shum do i kesh 2 vite.Asgje ne terren spo ndryshon,punesime ne leter,suksese ne leter,pallavra kot.Po car mendove ti se me shoqeri do udheheqesh?

  12. shpetim says:

    Do sugjeroja per Kryeministrin qe te beje te mundur komunikimin direkt me e-mail ose face-book me njerezit te cilet duan te komunikojne me te, dhe mundesisht pergjigja te jepet personalisht nga Kryeministri pasi te jete verifikuar problemi qe personat perkates parashtrojne. Ky komunikim te jete i vertete dhe jo formal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje