Kina nis kërkimet në tokë për avionin (por kjo është si të kërkosh gjilpërën në kashtë)

18 Mars 2014, 11:57Politika TEMA

Kina thotë se ka nisur kërkimet në tokë për avionin e linjës Malaysia Airlines.

Sipas BBC, Kina ka bërë me dije se nuk ka asnjë provë që lidh ndonjë nga pasagjerët kinezë me ndonjë celulë terroriste.

Aeroplani u zhduk më 8 mars me 239 persona në bord.

26 vende janë përfshirë në kërkimet për avionin.

Hetuesit janë duke investiguar mundësinë që dikush nga ekuipazhi i avionit, ose edhe ndonjë nga pasagjerët, është përfshirë në zhdukjen e tij.

Në avion ishin 153 kinezë.

Ky vend thotë se ka dërguar 21 satelitë për të ndihmuar me kërkimet.

Ndërkohë, Australia thotë se është përfshirë në kërkime, por autoriteti i marinës shton se është sikur të kërkosh një gjilpërë në kashtë.

Të hënën në mbrëmje, zyrtarët amerikanë thanë se anija e tyre do të tërhiqet nga kërkimi, pasi zona është shumë e madhe.

Në vend të kësaj, ata thonë se duhen përdorur avionë patrullimi.

Avioni u ngrit nga Kuala Lumpur në orën 00:40 sipas orës lokale.

Fjalët e fundit nga avioni ishin “gjithçka mirë, natën e mirë”.

Këto fjalë u thanë nga bashkëpiloti i avionit.

Malajzia thotë se sistemi i gjurmimit të avionit është fikur qëllimisht.

1 komente në “Kina nis kërkimet në tokë për avionin (por kjo është si të kërkosh gjilpërën në kashtë)”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Avioni eshte PILOTUAR per diku tjeter per te terhequr vemendjen nga problemi RUSO-UKRAINAS .
    Sidoqofte uroj qe te jene qe te gjithe shendoshe dhe mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje