Edhe pse uji është një nga çështjet me më shumë problematika në Shqipëri, duke nisur që nga mungesa e deri te cilësia, për herë të parë deputetet interesohen për të. Kjo është edhe arsyeja që shifra prej 68% humbje në rrjet, që raportoi kreu i Entit të Ujit, i alarmoi ata.
I ftuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhueses, Avni Dervishi deklaroi se politika është një nga shkaqet kryesore të arkëtimeve të ulëta, sidomos vitin që kaloi, kur debitorët nuk paguanin për muaj me radhë, raporton Vizion Plus. Sipas Entit, në total ka 600 ujesjellësa në Shqipëri, ndërkohë që mazhoranca deklaroi se qeveria e mëparshme ka deklaruar se kanë qene 700 të tillë.
Sipas kryetarit Eduard Shalsi, kjo lë vend për dyshime për investime që nuk janë bërë asnjëherë. Që shqiptaret të furnizohen 24 orë me ujë, çdo vit duhet të investohen 300 milionë euro, dyfishi i shifrës aktuale. Ndërsa cilësia e ujit mbetet ende një problem i pazgjidhur, që do të vazhdojë të jetë i tillë për sa kohë rrjeti është i amortizuar dhe një pjesë e ujesjellësave janë pranë venddepozitimit të mbetjeve.
eh mor Zike arapi,keshtu kerkon te hysh ne Evropa,me marmiden te palare se nuk ke uje…..!!!!???
Rikja e bigbrother lahet me uje dhe harxhon ujin topless
http://dielli.al/lajme.php?id=46981&k=71
Fatkeqesi. uji eshte jeta dhe oasuri kombetare.ne vendin tone as dihet, as duan,as njohin Ligj dhe skane mìnimumi respekt.Se pari jane shkakare kryesor Kryetaret e Bashkive. Sa lavazhe ka ne Lezhe e kudo me uje te pishem! Sa trotuare e lokale lahen me uje te pishem.sa shperdorime ka.Filloni e zbatoni Ligjin.Veni para pergjegjeise Drejtoret e Ujesjellesve dhe Kryetaret e Bashkive.Beni nga nje shembell.Filloni me nje qytet e ijoi. A e dii se, edhe kopshtet vaditen e agen e uje te pishem…..
po i kthehen ujit qe te rrisin tarifat,Rilindja vetem taksa po rrit ne kuriz te votbesuesve, po do i dali boja ne zgjedhjet lokale mos te behet merak ed palla tallavaja