Meta: Mirëpres një takim Rama- Basha. SHISH? Protagonizmi i tepruar nuk i shërben sigurisë

21 Mars 2014, 14:32Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerëson pozitivisht ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për një takim në lidhje me reformën territoriale-administrative.

Ndërsa shpreson që një takim i tillë të realizohet sa më shpejt, Meta tha se për realizimin e kësaj reforme është e domosdoshme vullneti dhe bashkëpunimi politik.

“Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për t’u takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore, të cilën vendi dhe qytetarët e presin prej dy dekadash, siç është ajo që ka të bëjë me reformën territoriale- administrative. Jami i bindur se kjo është një reformë në interes të vendit dhe për të gjithë qytetarët tanë që presin një pushtet më efikas, që të ofrojë shërbime më cilësore. Unë mendoj se komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale duhet të vihet plotësisht në punë, në mënyrë që të arrijmë edhe me aleatët tanë ndërkombëtarë që po e mbështesin këtë reformë, që shumë shpejt të kemi një produkt konsensual në kohën e duhur në mënyrë që qytetarët tanë në zgjedhjet e ardhshme vendore të kenë mundësinë të votojnë në një proces vendor të organizuar që i përgjigjet shumë më mirë nevojave dhe kërkesave që ata kanë në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi Meta në një konferencë për mediat.

Sipas tij, nuk do të ishte produktive dhe as normale, që “konsensusi tashmë i garantuar nga ana e mazhorancës për barazi të plotë të këtij komisioni të veçantë që përbëhet nga 8 anëtarë të mazhorancës, 8 të opozitës dhe dy kryetarë, të kushtëzohej nga qëndrime të tjera politike që kanë të bëjnë edhe me dallimet e tjera politike”.

“Duhet të tregojmë vullnet dhe bashkëpunim, pasi kjo reformë është e domosdoshme për të modernizuar vendin dhe për ta përafruar me standardet europian”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me Shërbimin Informativ Shtetëror, kryeparlamentari iu shmang debatit politik në lidhje me këtë çështje, ndërsa ftoi aktorët institucionale të jenë sa më të përmbajtur.

“Lidhur me debatin përsa i takon SHISH, unë nuk do të dëshiroja të bëhesha pjesë e tij në publik. Në bindjen time protagonizmi i tepruar në këtë çështje, nuk i shërben qëllimit të përbashkët të gjithë aktorëve publikë, për të rritur efikasitetin e punës së këtij shërbimi të rindësishëm, për të rritur sigurinë e vendit, në rritjen e luftës ndaj terrorizmit. Prandaj shpresoj dhe inkurajoj të gjithë aktorët të sillen në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë”, tha Meta.

Ndërkohë, duke komentuar debatet në sallën e Kuvendit mes ish- kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të qeverisë, Edi Rama, që tejkaluan kodin e etikës, Meta fajësoi opozitën për sjelljen jo konstruktive që po mban prej disa javësh në Kuvend.

“Shpreh keqardhjen time që prej disa javësh, opozita po ndjek një qasje jo konstruktive, jo vetëm që nuk është në interes të mbarëvajtjes së Kuvendit, si institucion i përbashkët, por nuk është as në interes të opozitës si një forcë e rëndësishme për demokracinë parlamentare dhe duhet të respektojë pritshmëritë e qindra qytetarëve që kanë votuar për PD-në dhe opozitën . Ka një interes të vazhdueshëm për të bllokuar funksionimin normal të Kuvendit. Ju e dini se për çështje jashtë rendit të ditës ka një kohë të kufizuar që deputetet të regjistrojnë emrin dhe shprehin pikëpamjet e tyre. Por asnjë deputet i opozitës nuk regjistrohet për të diskutuar jashtë rendit të ditës, por të gjithë kërkojnë me insistim për të bllokuar punimet e seancave plenare dhe të ndërhyjnë jashtë rendit të ditës”, theksoi Meta.

Në vijim ai shtoi se opozitës nuk i është mohuar asnjë e drejtë, përfshi këtu edhe përtej kohës që parashikon rregullorja e Kuvendit.

“Kjo qasje e gabuar po e fut në një qorrsokak ecurinë në Kuvend, dhe sjell tensione të panevojshme, ndërkohë që ekzistojnë të gjitha hapësirat që të gjitha çështjet të adresohen në mënyrë normale. Shpresoj të ketë një reflektim për të ardhmen. Unë jam i hapur të bashkëpunoj me opozitën, por ky bashkëpunim mungon fatkeqësisht nga lidershipi opozitar”, tha Meta.

11 komente në “Meta: Mirëpres një takim Rama- Basha. SHISH? Protagonizmi i tepruar nuk i shërben sigurisë”

  1. ela says:

    Edi Rama <3 <3 <3 <3

  2. kosta says:

    Edhe ky eshte nje super plehre,bile plehere mbi te gjithe plehrat e tjere,i pelqen te mari rolin e protagonistit pr jo ne sensin oozitiv se do te behet pjese e zgjidhjes se problemit,por e perfitimit.Ky eshte turpi i ketij vendi,nje super hajdut.

  3. Qinomadhja says:

    Ky Likja as te Q. as te leshon moj shoqe ?
    Ketij i pelqen nje dore ne bakllava , e nje ne Revani.
    Per nder te ketij likes , qe na integroje ne shqiptarve per skrap ,
    mendoje qe Gjirin e lalsit ta quajme :
    GJiri i shenjte Shen likes.

  4. . says:

    ——————————————————————————————————

    Turp dhe Qesharake …. !

    Basha para “Edi Rames” e nivelit si Berisha para “Obames” !

    Edi Rama nje kryeqytetas me njohuri,
    zgjuarsi dhe kulture moderne-europiane eshte
    “Turp” te perballet me kulturen e
    Malokeve Verior te Peshkopise se Bashes.

    ————————————————————————————————-

    1. artani says:

      Per kete arsye nuk i punon vegla se eshte moderneo-evropianeo/
      Te keqen nena per trute qe paske.

  5. The Foundry says:

    ..Zorre e trashe barngrenesi… do ta hash.. prit prit koklope

  6. . says:

    Turp dhe Qesharake …. !

    Basha para “Edi Rames” e nivelit si Berisha para “Obames” !

    Edi Rama nje kryeqytetas me njohuri,
    zgjuarsi dhe kulture moderne-europiane eshte
    “Turp” te perballet me kulturen e
    Malokeve Verior te Peshkopise se Bashes.

  7. OSKEOLA INDIAN says:

    Jemi katandisur per te ardhur keq… Rilindasit do luftojne korrupsionin me ne krye Ilir Meten. A ka bythe ku te rrije? I lepihen te majtet e te djathtet, vetem e vetem se ka marre pese vota nga ca gjynahqare qe shpresojne te bejne ndonje lek korrupsioni bashke me te. Rama ben sikur nuk sheh qe LSI ben pazare diten per diell. A thua do ta filloje luften nga Ilri Meta?

  8. arsen says:

    Po ky “koqe” haroi se kush eshte?
    Aleat i Berishes
    Frymezues i korrupsionit dhe shitje-blerjes se njerzve politike
    Tani na mer edhe rolin e REHABILITUESIT???
    Lulzim Basha e ka vendin ne Prokurori sebashku me ty!
    Ju jeni hajdutet dhe shkaterrimtaret e progresit te shqipetareve.
    PAZARXHINJ!

  9. Bubureci Kolorados says:

    Une i kam me qejf hajdutet me kallash ne dore se sa ata me bllok ne dore. Te paret rezikojne koken per disa qindra dollare ne rastin me te mire, kurse te dytet vjedhin meleona dollare pa i hyre gjemb ne kembe, por me e keqja keta hyjne edhe ne politike duke helmuar gjithe shtetin. Te paret edhe ne qofte se kane sukses parate i perdorin per te lare borxhet dhe per te mbajtur ndonje kurve.

  10. shqiponja says:

    Z. Meta ju nuk po e beni detyren qe ju takon. Nuk e dime kujt i sherbeni???Ne ate foltore qe ju kane vene o bejeni punen si eshte per te bere ose largohu. Turp per te gjithe ju sa vulgare e keni kthyer veten. Ju duhej te kishit mbyllur mikrofonat dhe mbyllni seancen kur e konstatuat qe tensioni po rritej ne salle. Sali Berisha di shume mire si te vere shkopinj rrotave te ecjes se qeverise se re.Kur ju e lejoni mire jua ben.Dhe ju te gjithe rate pre e lojes se nje te cmenduri plak.Turp a keni fytyre qe te dilni para popullit.Kur Berisha lihte si qen vulgar duhej nxjerre perjashta nga salla. Kur te mesohet te sillet si duhet lejojeni te hyje. Ne duam zgjidhje per problemet qe kemi jo te shohim e degjojme rromuzet sa majtas e djathas. Turp te gjitheve. Na e keni nxirre fytyren ju politikanet e shqiperise te nivelit te gjimnazit ,inatcore me hormone te larta, te papermbajtur.Inatet personale zgjidhini personalisht skemi deshire tu degjojme se na keni lodhur.Ne se nuk e beni dot kete leni vendet dikujt qe di te beje politike , qe di te sillet si njeri me edukate, qe mendon si te coje vendin perpara , te zgjidhi propblemet e shumta qe kemi, te mbajme koken lart jo si na e keni futur ne balte ju politikane te paedukate dhe te papjekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje