Shqipëria, vendi i dytë në Europë për rezervat ujore, por që nuk arrin të plotësojë nevojat me ujë të pijshëm

22 Mars 2014, 15:44Sociale TEMA
Shqipëria, vendi i dytë në Europë për rezervat ujore,

Rasti i Shqipërisë me ujin është krejt i veçantë, me kontraste nga më të çuditshmit. Jo pa shkak konsiderohet si një vend i bekuar sa i takon rezervave ujore: për numër populate është i dyti në Europë, pas Norvegjisë. Sipas studimeve më të fundit në Shqipëri rrjedhin rreth 1300 metër kub ujë në sekondë dhe për të përmbushur nevojat e saj Shqipërisë i duhet vetëm 1 përqind e kësaj rezerve. Në të gjithë territorin e vendit janë rreth 600 sisteme të furnizimit me ujë të pijshëm. Nga niveli i prodhimit të ujit të pijshëm vendi ka një standard, që është 4 herë më i lartë se ai europian.

Por si është realiteti i furnizimit të konsumatorëve? Nga përllogaritjet zyrtare, rreth 68 përqind e sasisë së prodhuar shkon dëm, humbet, duke shkaktuar “etje” pavarësisht bollëkut. Furnizimi real aktual është mesatarisht në rreth 11 ose 12 orë në ditë. Por kjo shifër e mesatarizuar ka shumë luhatje: nga furnizimi me ujë 24 orë, siç janë Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi e Berati dhe deri në furnizimin 4 – 6 orë në ditë për zona të tjera të vendit. Rasti më ekstrem, që “ujë ka dhe ujë nuk ka”, është në Vlorë, ku niveli i prodhimit të ujit është rreth 700 litra në sekondë dhe arrihet të merret vetëm rreth 200 litra në sekondë.

 

Decentralizim i pastudiuar në administrim

Ing. Arjan Jovani, zëvendëskryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator të ujit duke folur për DW shpjegon se humbja prej 68 përqind në furnizimin me ujë ka kryesisht dy shkaqe kryesore. Në masën 40 përqind janë humbjet teknike, që vijnë nga amortizimi i rrjeteve dhe moskryerja e investimeve të domosdoshme dhe së dyti, pjesa tjetër e humbjeve vjen nga keqmanxhimi.

“Defekt i madh është teprimi me decentralizmin e sistemit të furnizimit me ujë. Kalimi në varësi të autoriteteve lokale të ndërmarrjeve të ujesjellave nuk ka qenë e bazuar në logjikë teknike, ekonomike dhe menaxheriale. Shikoni, ka paradokse të tilla, për shembull në Vlorë ka 5 ndërmarrje të tilla, në Pukë janë 3, kurse në Tiranën me afër 1 milion banorë, është vetëm 1. Nga 52 ndërmarrjet e ujësjellësit në vend, pjesa më e madhe e tyre ka probleme serioze ekonomike dhe financiare të krijuara prej vitesh. Rreth 40 prej tyre mbulojnë një popullsi të vogël, pra kanë aftësi të pakta për të krijuar të ardhura dhe për të pasur mundësinë e investimeve. Nuk kanë aftësi likuiduese duke qenë në borxhe. Nuk paguajnë energjinë elektrike të përdorur, nuk paguajnë si duhet punonjësit etj.”

Ing. Jovani thotë se ulja e humbjeve në sistemet e ujesjellësve do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e kostos së ujit për përdoruesit. Gjithashtu ai përmend dhe mungesën e matjes së ujit që konsumohet. Vetëm gjysma e ujit që shkon për konsum arrin të matet. Sipas ekspertëve të fushës ndryshimi i gjendjes lidhet me përqëndrimin e menaxhimit të ujit, duke ndërtuar një infrastrukturë me bazë rajonale.

“Nuk ka nevojë për kaq shumë ndërmarrje. Nga procesi i ndarjes së re territoriale dhe administrative do të korrektohet patjetër pozitivisht dhe problematika me ujin, do të jetë më eficente në administrim”, thotë ing. Arjan Jovani për DW.

12 komente në “Shqipëria, vendi i dytë në Europë për rezervat ujore, por që nuk arrin të plotësojë nevojat me ujë të pijshëm”

  1. raimond vlonjati says:

    Eh, po dihet ajo pune , ne gjithmone vend i dyte per cdo gje ..lol

    1. Daniela says:

      Uroj qe qeveria Rama te bej ndonje gje sepse Saliu na ka harruar, Saliu nuk ka bere asgje per kete problem!

      Ne jemi nje vend qe kemi shume pasuri, por nuk arrijme ti shfrytezojme. Vendi yne ka nevoje per gjera te thjeshta sic eshte te plotesojme nevojat per ujin e pijshem.

      DUHET THENE QARTE SE QEVERIA QE KEMI PASUR DERI TANI NUK KA BERE ASNJEGJE.

      UNE PERSONALISHT I KAM SHRKRUAJTUR ISH-KRYEMINISTRIT PER KETE QESHTJE POR SKAM MARRE ASNJE PERGJIGJE. UNE DO TI SHKRUAJ EDHE QEVERISE RAMA DHE SHPRESOJ QE TE MARR NJE PERGJIGJE. ME DISA MIQ QE KAM BISEDUAR ME KANE THENE SE QEVERIA RAMA ESHTE NE SHERBIM TE POPULLIT DHE UNE SHPRESOJ TE JETE KESHTU .

      NE I KEMI MUNDESITE QE TE JEMI NJE SHTET ME I MIRE, POR DERI TANI KEMI PASUR POLITIKEN QE NUK ISHTE NE SHERBIM TE POPULLIT

    2. Mullah Omari says:

      Kjo pune dihej qe ne kohe te Enverit, edhe atehere vertetohej me fakte se ne raport me numrin e popullsise ishim nga vendet e para te Europes (te dytet, te tretet apo te katert, kjo ka pak rendesi).
      Por ka nje gje per te cilen FATKEQISHT si SHQIPTARE jemi TE PARET ose ndoshta NDER TE PARET ne Europe e madje dhe ne glob; aftesia dhe zotesia per te RJEPUR LEKUREN NJERI TJETRIT, PER SADO PAK PUSHTET MBI NJERI TJETRIN, per te bere çmos per te sunduar qofte dhe mbi germadha.
      7-8-9 MILION NE 5 SHTETE, ketu jemi me te vertete TE PARET.

  2. tourkofagos says:

    Zoti i dha ujin nen toke,por mbi token e shkelur nga kemba gyzele nuk mbin as bar………..dhe kjo eshte FATALE!

    1. loni says:

      epo cfar ti beshe,kur u ndane kto ne rane,ky ishte kismeti i shqiperise,qe nga shqiptare qe ishim dikur u kthyem ne gyzel,edhe kjo eshte nje arritje,te dytet ne europe mbas turqise,ke inat qe jemi gjithmon te dytet ne europe,per ekonomi te dytet mbas gjermanise,per uje te dytet mbas norvegjise,per gyzel te dytet mbas turqise,po per malok kurva dhe te pabes jemi te paret ne bote,ja kalojme te gjithve.ke gje per te thene ti shoku tani qe jemi gjithmon te dytet dhe ndonjehere edhe te paret.

      1. tourkofagos says:

        jeni te pa fat file mou Loni,kesaj i thone te kesh nji thes me te mira[uje,nafte,krom,flori etj…]e duke futur doren te kapesh Ziken[te vetmin kkkkkkk ne thes]……hahahahaha!

  3. lelo says:

    Jepjani ujin nei dojçi ta administroje

  4. Patriot says:

    Ne kemi toke, ne kemi nentoke, kemi uje e lumenj, kemi fushe, kemi male, por I kemi politikanet hale!!

  5. mirel says:

    Sa te kene kucedra ne qeverisje shqiptaret do vuajne perhere per uje.
    Ca do ja leme grekut, ca maqedoneve, dheper miletin shqelmin..
    Pse per ke punohet sot?
    Per te miren e partive..

  6. wickedgame says:

    PS premtoj ne fushate per ujin qe do te zhdukte nga qarkullimi depozitat neper taraca te shpresojme se do ta mbaj premtimin.

  7. Hahahaha c'na shkrive pz says:

    epo…..pune ka…po nk ka profesionista

  8. Hahahaha c'na shkrive pz says:

    Pune ka po nk ka profesionist…Nk keni pare asgje akoma*

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje