Diktatori urdhëron: Të gjithë meshkujt të qethen si unë

26 Mars 2014, 18:57Lifestyle TEMA

Meshkujt në Korenë e Veriut tani duhet të kenë të njëjtin model flokësh si lideri i tyre, Kim Jong-un.

Kështu thuhet në një udhëzim shtetëror, që është prezantuar në kryeqytetin e vendit komunist.

Sipas BBC, udhëzimi ka nisur të përhapet në mbarë vendin, edhe pse disa njerëz kanë rezerva.

Ata thonë se lideri i tyre ka jnë model të veçantë flokësh, ndaj nuk mund të aplikohet mbi çdo fytyrë.

Deri më tani meshkujve u lejohej të zgjidhnin mes disa modele flokësh.

9 komente në “Diktatori urdhëron: Të gjithë meshkujt të qethen si unë”

  1. trojani says:

    dmth qethje me tas ne koke.

  2. AISHA says:

    kjo lloj qethje me ngjan me depilimin e zogut…heqje anes e anes dhe e lene pak ne mes….

  3. drini says:

    Te shkretet berbere nese bejne ndonje gabim rrezikojne koken.

  4. mimmo says:

    Vazhdojne trute e gomarit te dinastise “Kim” tu hidhen koreano-verioreve! Pershnetje!

  5. Zigur Qarri says:

    I thote Enver Hoxhes mjeku i tij mbas nje vizite mjeksore:shoku Enver,
    duhet ta leni cigaren,ju ben dëm per shendetin.Nuk e heq dot i pergjigjet Enveri.Si tja bente Doktorri,si tja thonte qe edhe te mos e merziste!
    E gjeti me ne fund,dhe i tha:shoku Enver,ju qe keni mposhtur armiq pa fund,qe keni fituar aq beteja mbi imperializmin amerikan dhe socialimperializmin rus,nuk jeni ne gjendje te leni nje cigare?!
    Ktu me kape mat i tha Enver Hoxha,u tha u bë,e laç.
    Mbasi disa ditesh qe kishte lene cigaren,mblodhi byron politike dhe u tha:un e kam lene cigaren,mendoj qe edhe ju duhet ta leni,sepse ju ben dem per shendetin dhe pastaj merrni vendime te gabuara per popullin.Te gjith e lan cigaren,vetem Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu nuk e lan,se nuk i linin “punet e medha”.
    Por nuk ishte cigarja arsyeja qe Enveri i vrau te dy,por nje ore.
    Nje drejtor burgu i ben nder nje te burgosuri.
    I burgosuri qe vinte nga nje familje e pasur dhe kishte kusherij ne perendim,porosit nje dhurate te veçante per nje Burre.Miqt i dergojn nje ore zviceriane jasht serie.Dhe ai ja dhuron drejtorit te burgut.E meson kete histori drejtori i pergjithshem i burgjeve.Me makinacione arrin ta rrasi ne burg drejtorin dhe i merr oren.Mehmet Shehu e rras ne burg ate dhe i merr oren atij.Kadri Hazbiu spiunon Mehmetin dhe i merr oren.Me ne fund pasi Enveri eleminon Kadriun,ora perfundon ne doren e “Zeusit”.

    1. Qifja says:

      O Zike

      Coji “selam” turkofagosit or burre, se u shqye duke te kerkuar.

      Ngeli duke bertitur: Zikeeeeeeee, Zikeeeeeeeee.

      Foli, foli se mbase don te pajtohet me ty.

  6. Hajdar Manall Buxhuk Hajdari says:

    Ne shqipnin e kuqe ky model floksh quhej “kare kinezçe me citat”
    Apo nuk dilnin ne pah edhe veshllapushet e shqiptarve kokdardha.. hundpatllixhon!!

  7. Xhaja says:

    Na muaj tjeter do dal ligji ri
    Kush e ka me te madhe se kim jung do ti pritet kush e ka me te vogel do ti rritet
    Ate qe te ben partia sta ben perendia

  8. fati says:

    ky po thote si sala pd vidhni si vodha vrisni si vrava une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje