Doktori, letër të hapur Merkelit kundër Edi Ramës

1 Prill 2014, 21:09Antena TEMA

E nderuar zonja Kancelare!

Unë që po të shkruaj jam Sali Berisha.

Jemi takuar disa herë në takimet e Partive Popullore. Nëse të kujtohet, jam ai burri i gjatë, që të dilja para në korridore e të thosha të dalim një fotografi dhe ti qeshje gjithmonë pse e kisha zgjedhur fotografin e shkurtër, që nuk na kapte dot në foto me të parë. E kisha zgjedhur se më gënjeu kur erdhi për punë, më tha që jam i diplomuar nga Helmut Koli dhe më vonë rezultoi që nuk kish as diplomë, por ishte dashamirës i Gjermanisë.

Një herë më ke pritur dhe në Berlin, kur erdha për atë forumin e biznesit gjerman, që ma rregulluan ata miqtë e mi.

Tani besoj të kujtohet. Jam ai që të kam ftuar gjithmonë të vije në Shqipëri dhe më thoshe Gut, gut…

Arsyeja pse po të shkruaj është se në Shqipëri ka ndodhur një keqkuptim dhe njerëzit i ka gënjyer një mashtrues tjetër i gjatë, i cili siç na ka gënjyer ne, u ka gënjyer dhe ju dhe sot dhe ka ardhur atje për vizitë zyrtare.

Nuk di kush e ka bërë këtë skandal në zyrat tuaja, por  është skandal që pa mbushur gjashtë muaj, ky mashtrues ordiner të pritet në vizitë zyrtare në Gjermani. Ai me siguri ka përdorur letrat e mia dhe ka falsifikuar emrin tek ftesa zyrtare, pasi ajo ftesë me siguri që ishte bërë gati për mua.

E nderuara zonja Merkel!

Ai mashtrues, që sot ka hyrë në zyrat e tua, i ka bërë gjëmën këtij vendi.

Sapo erdhi në pushtet, e zbriti Shqipërinë nga vendi i dytë që ishte pas Gjermanisë, në vendin më të varfër të Evropës. Ndërsa gjashtë muaj më parë ne konkurronim me ju, sot jemi vendi më i varfër i Evropës, më i korruptuari dhe më pa shpresë.

Ky, zonja Kancelare, ka marrë skenarin grek të Papandreut, që ju e fshitë nga pushteti, dhe do ta zbatojë në Shqipëri. Keni paraysh se në zyrën tuaj sot ka hyrë një njeri me letra fallco, i cili duhet diskredituar thellë për këtë që po bën.

Problemi i dytë që ka krijuar në Shqipëri është çështja e furgonave 8 plus 1. Siç desha të ta shpjegoj dhe tek takimi i PPE, furgonat 8 plus 1 kanë një rëndësi të madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor, pasi janë mjete transporti publik pa taksa dhe tatime, që simbolizojnë lirinë ekonomike në Shqipëri.

Ky diktator, sa erdhi, i ndaloi dhe sot mijëra njerëz janë pa papunë për këtë shkak. Ju duhet t’i bëni të qartë se Gjermania nuk voton për statusin pa u kthyer furgonat 8 plus 1 siç ishin më parë.

Zonaj Kancelare. Tani dua t’iu informoj dhe për disa zhvillime të rënda në vendin tonë pas ardhjes së tij.

Ky mashtrues ordiner ka gënjyer shqiptarët dhe ka lidhur një marrëveshje me FMN kundër interesave tona kombëtare. Dy herë kam qenë në pushtet zonja Kancelare, dhe dy herë e kam zbuar FMN nga ky vend, por unë e zboj nga dera dhe ky ma fut nga dritarja. Ju lutem, përdorni autoritetin tuaj që ta detyroni Shqipërinë të largojë FMN, ndryshe nuk do të votoni për statusin në qershor.

E nderuar zonja Kancelare!

Unë të sugjeroj t’i marrësh mirë parasysh këto që të shkruajta për të mbajtur një qëndrim të rreptë dhe kritik ndaj kësaj bande falsifikuesish që kanë ardhur në pushtet, duke keqpërdorur letrat e shtetit dhe duke marrë ftesë fallco për në Gjermani.

Jam i bindur se do t’i tregoni vendin dhe do t’i jepni përgjigjen e duhur, sidomos për ftesën që u bën për të ardhur në Shqipëri. Unë kam tetë vjet që u ftoj përditë dhe nuk keni ardhur. Nëse vini, së paku thoni që keni ardhur me ftesën time.

Me respekt të palëkundur.

I yti Sali Berisha, i dyti në radhë pas teje nga zhvillimi ekonomik.

14 komente në “Doktori, letër të hapur Merkelit kundër Edi Ramës”

  1. VPTR says:

    Furgonat 8+ 1. Me te bukur nuk ka.

  2. la repubblica says:

    Hahahaha te marrte e mira ore Mero…sa te papare qe e ke bere..

  3. bato says:

    Shajeni sa te doni Salen ju, ai ka nje mikeshe qe nuk i gjendet nje e dyte per nga zgjuarsia, per nga bukuria e per nga autoriteti; zonjen Doris Pack. Me kete zonje ai do e rimarre perseri pushtetin; sigurisht edhe me ndihmen e Lulushes se bashkise se Tiranes.

  4. shqiponja says:

    HAHAHAHAHAH o cna shkrive shume e bukur kjo. Vendi dyte pas Gjermanise uauaauuauau deliri i madheshtise i shprehur me bukur ska i dyti pa Gjermanise , ne cfare lloj mjeki ishte ky njeri kur shprehej keshti hahahahahahah

  5. anifeja says:

    u befasuam nga pritja qe i beri merkeli kryeministrit shqiptar, bravo merkeli. por nje gje ta dine shqiptaret, qe merkeli se priti asnjehere sali berishen, ne kencelarite e veta se ajo s’mund te priste nje komunist, 17 vjet sekretar i partise se enver hoxhes, nje komunist qe shkatroj pronen dhe te djathten ne shqiperi, qe e zbatoj ne menyre perfekte katovicen, kjo eshte merkeli, ky eshte perendimi, komonistet manipuluan demokracine shqiptare por jo perendimin.

    1. bajga says:

      Po te mernim si te verteta thashethemet e grave te fshatit si anifeja e mere-meja, do na dilte Edi Rama zv.president i partive popullore evropiane e Sali Berisha zv.president i internacionales socialiste.
      Qe te kete qene nje intelektual antar i pp, pa pasur asnje funksion te larte partiak apo shteteror, nuk do te thote se ai qenka me komunist se bijte e gjarperijve te diktatures, ish funksionare te larte te partise e te shtetit. Gjarperi pjell gjarperin, ujku pjell ujkun.
      Nuk ka asnje tendence realiste politike ne thashethemnajat ordinere te Meros. Thjeshte marraz e urrejtje per dike me te cilin nuk i kane ecur matrapazlleqet e interesave te ngushta te xhepit.

      1. nga berati 2400 vjeçar says:

        Bravo bajga,siç e the dhe vetë bajga vetëm bajga mund të nxjerrë nga goja.

  6. xhonson says:

    Bravo,BAJGA!!
    Bajge jeni te gjithe ju kelyshet e Berishes,ndaj i vinte ere MUTI gjithe Shqiperise sa ishit ju ne SUNDIM!!!
    Me shpellare nuk futesh ne Europe,se shpella deri tek mali ku kullosin dhite te con,pastaj bie ne humnere dhe shkon ne te semes!!!
    KAFSHE KENI QENE DHE KAFSHE DO NGELENI,o shpellare kerma te serbit Berisha!!!

    1. bajga says:

      Nuk kam faj une se ju djeg fjala bajga.
      E kam perdorur kete nick name vetem per t’ju kujtuar disa enveristeve ketu se nuk jane vecse bajgat e komunizmit.

      1. hoxha says:

        Tashti qe e pagezove veten mbaje se mire e ke. Jo per gje, por se edhe ata per te cilet te dhembin dhemballet po ashtu jane. Te pakten per sa kohe ishin ne pushtet e qelben, e bene bajge fare, qofte ne ’97 qofte me keto 8 vitet e fundit. Ju hapen syte nga F. Nano trapi: erdhen me parrullen me duar te pasterta, u larguan me duart gjithe bajge. Hallall emri qe ke zgjedhur.

  7. analist says:

    Qajini hallin kalores Berishes qe i varen kembet nga kali.
    Leh si qen Rama, po as qimen nuk ja prek dot Berishes, as Berishes dhe askujt nga grupi e familja e tij.
    A mundet dikush te vertetoj te kenderten e lerini pordhet e te sharat.

  8. Jam Sala perseri says:

    Ju kerkoj ndjese zonja kancelare qe po ju detyroj te vazhdoni leximin e ltetrave te mia,por ju ve ne dijeni se kalamajte e Lazaratit ja vune kembet ne nje opinge qeverise dhe policise.Ata u prballen me sharlatanet e qeverise se te gjatit,qe ka dale ne foto per turp me palloshin jashte.Oh me falni edhe ju keni dale ashtu por te ju nuk duket gje.S’e kisha me te keq.Kalamajte e Lazaratit zbatuan udhezimet e mia:qeveria t’u siguroje pune prinderve hashashkultivues qe ata te heqin dore nga hashashi.Une hallin e kam se do me pakesohen ca te ardhurat dhe pastaj nuk do radhitem i dyti pas jush.
    Me shume perulje Sal Bej Berr(isha)

  9. 1 milion qelbesira says:

    hahah ORE MERO KETE PERRALLE KUR E SAJOI ISHTE NE ENDERR APO ZHGENDER

  10. kompasi says:

    ata ndyresirat e cia qe nuk e dun liiiiriiinnnn,na rreshtuan me vendet me te zhvillura togo dhe burundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje