Kunati u bë disa ditë që nuk ndjehet mirë nga sulmet e RD-së. E fundit ndodhi me sulmin ndaj ANTA-s. Sipas thashethemeve që kishte marrë vesh Kunati, njerëzit e Doktorit ishin bërë keq pse kishte shkuar Luli tek Kol Balla dhe vendosën t’i sulmojnë ANTA-n, që t’i jepnin mesazh Luli se nuk duhet shkuar gjithandej pa leje.
I pari që i telefonoi Kunatit, duke i thënë se ishte bërë një gabim me sulmin ndaj ANTA-s, ishte Kaç islami.
-Pashë ata të RD-së që kanë sulmuar ANTA-n, i tha Kaçi. Ti e di që kam çunin aty. Ç’na hapni telashe kot tani, mirë që jemi vetëm me lekët e rrogës, por të rrijmë të gjejmë dhe punë për çunat.
-Ke të drejtë, i tha Kunati, po s’kam ç’i bëj, e bëjnë me kokë të tyre ata. Pyesin vetëm atë lart. Ti e pe që ia vunë dhe shkrimin editorial. Lulit s’ia vënë kurrë.
-E pashë, e pashë, tha Kaçi, por u duhet folur me takt se na morën më qafë.
Pas Kaçit, në zyrë i erdhi Jorida.
-Ua, ça ishte ai shkrim tek RD për ANTA-n, i tha. Unë mezi kam rregulluar vëllain aty. Do nxehet ajo drejtoresha e do ma heqi se mendon se ia bëj unë. Ua, vëllai im s’ka gisht fare. Ai në gazetë e lexoi.
-E di, e di, tha Kunati, s’ke ç’i bën. E bëjnë këta të RD kastile se mendojnë se kemi ndonjë lidhje të fshehtë me ata ne.
-Ua, do na marrë më qafë kjo gazetë, sa për bela e kemi se nuk e lexon njeri. Ja, sa na hap telashe ne. Nuk ia thua dot zyrtarisht ti, i tha Jorida.
-Ja kam thënë, tha Kunati, por më thonë nuk të njohim ty, njohim vetëm Doktorin.
Pas Joridës, mbërriti Gaz Dibra.
-O vllaji, ça keni me ANTA-n mo burrë, ajo ngeli për të bo opozitë? Do me ma lënë çunin rrugëve kështu, mirë ne që na latë rrugëve të gjithëve.
-S’kam ç’i bëj, tha Kunati. E bën ai, dhe tregoi me kokë lart duke nënkuptuar Doktorin. Sa e shikon që vendosim raporte normale ne, hidhet në sulm. E bën kastile.
-Ça bëhet kështu mo burrë, në vend t’i mbrojmë njerëzit tanë në administratë, i ekspozojmë duke i hequr nga puna.
-S’kam ç’i bëj, tha Kunati. E bën kastile RD, vetëm nga ai merr urdhra.
-Po kjo nuk është korrekte, tha Gazi, se njerëzit do jetojnë, duhet të punojnë diku.
-Luli është i shqetësuar për vete, tha Kunati. Ka kushërirën e vet, Ervinën aty, dhe ka frikë mos ia heqin ngaqë e ka sulmuar RD, s’e mendojnë se e ka bë Luli. Po për kokë të babit s’ka lidhje fare. E kanë bërë ata pisat me urdhër të Doktorit. Ai më duket e bën me na provoku pse kemi vendosur marrëdhënie normale me Top-in.
Lista e ankesave vazhdoi më pas me Majlindën dhe drejtues të tjerë të PD, që kanë njerëzit aty.
Pas kësaj, Kunatit iu mbush mendja se artikulli ishte bërë qëllimisht për të provokuar sherr mes njerëzve të Lulit dhe Doktorit.
U ngrit e shkoi ia tha Lulit këtë.
Luli u hutua një moment, pastaj u shkund dhe mori një pozë mendimtari.
-Nuk kemi çfarë të bëjmë, tha. Rëndësi ka që ai po ruan çfarë po bëjmë ne. Kjo do të thotë se jemi dikush.
Lulja i PD:
-Nuk kemi çfarë të bëjmë, tha. Rëndësi ka që ai po ruan çfarë po bëjmë ne. Kjo do të thotë se jemi dikush.
http://goo.gl/1A5dB4
Ore se kuptoj kete nusen e Kol Balles.Une e kam bere gati per ta cuar ne prokurori ate vellain e tabakut ndersa ajo ma mer ne pune dhe e di si thote,kjo lsi se kupton qe deri dije une mbaja nusen e KOlit dhe sot do me mbaje ajo mua.une dua vetem te rri ne pune se leke kemi bo me bellerin sa te duash….
Besoj se ka ardhur koha ti ndryshos drejtimin antenes (ketej nga qeveria)