Kunati ka bërë pa dashje një gabim të rëndë. Doktori, siç dihet, ka marrë zyrë në një qendër biznesi privat, që e ka pasur mik të familjes. Por pas humbjes në zgjedhje, ai ka pasur probleme me të dhe Doktori deshi ta bënte fakt të kryer që do merrte zyrë tek qendra e biznesit. Sipas parimit “pas meje qameti”, Doktori vendosi të mos e linte të kalonte lehtë biznesmeni që kish përfituar nga pushteti i tij.
Kështu situata u tensionua dhe u vendos që Doktori të marrë zyrë, por zyra të paguhet nga PD. Çmimi është plot dy mijë euro në muaj.
Këtu filloi ngërçi, pasi PD-ja me 2 mijë euro në muaj paguan gjithë qiranë e SHQUP dhe ndërtesës së vjetër.
Atëhere u ra dakord që PD t’i xhironte lekët qendrës së biznesit, kurse Zeni të derdhte para dorazi në PD çdo muaj.
Këtu ndodhi dhe incidenti. Zeni, për të mos ulur hundën që të duket sikur paguan, dërgonte çdo muaj dikë që i paguante gjobën për zyrën e babit.
Muajin e fundit, ngaqë u harrua duke udhëtuar në Maldive me të dashurën e re, harroi të caktonte kush do t’i paguante babit zyrën dhe nuk dërgoi njeri.
Kunati, që nuk e dinte fare këtë marrëveshje, e la pas dore dhe një letër nga qendra e bizneesit mbërriti për t’i kujtuar pagesën.
Këtu, Kunatin e kapi paniku.
Thirri Lulin dhe i shpjegoi problemin.
Luli u skuq i tëri.
-Jemi në telashe, i tha. Ai mund ta marrë për provokim.
-Po i paguaj unë, tha Kunati, nga xhepi, vetëm ai të mos mërzitet.
-Jo, mund të mërzitet më shumë, tha Luli, se do t’i duket prapë si provokim.
-Po mirë, t’i themi t’i paguajë Enno, por ta shkruajë me 3N mbiemrin që mos të kuptohet.
-Jo se e ka inat atë nga koha që ishte në sherr me Genc Pollon, se Enno bënte deklarata që Doktori është hajdut.
-Po si t’ia bëjmë, tha Kunati. Është çështje me shumë zarar. Puna është si të mos e marrë vesh ai. A të shkoj ta takoj unë këtë të qendrës së biznesit?
-Jo se bëhet keq. Më ulëriti mua një ditë. Më tha njerëzit që kam flakur unë, mos kujto se janë të mirë për ty. Nuk ke punë me ata. Le se e merr për ters.
-Po atëhere ta pagujmë nga lekët e PD-së, tha Kunati, se nuk u bë qameti. Pastaj i zëvendësojmë duke thënë që i kanë dhuruar militantët për partinë.
-Atë do bëjmë patjetër, tha Luli, por gjithë puna është të mos merret vesh që e vonuam pagesën.
-E rregulloj unë këtë punë, tha Kunati. Dhe po e ka marrë vesh Doktori, i them është çështje fondesh që na i vonon Edi Rama me qëllim.
-Kemi dhe një problem tjetër, tha Luli.
-Çfarë, pyeti Kunati.
-Ky Zeni, po e pagaum ne këtë radhë, do bjerë rehat dhe do thotë vazhdoni, mirë e keni, paguajeni. Duhen marrë masat që atij t’i bëhet e qartë se bëhet fjalë vetëm për këtë herë.
-Mirë, po flas unë, tha Kunati.
Pas kësaj, Kunati mori Zenin në telefon.
-Kaluam atë pagesën për zyrën e Doktorit, i tha. Këtë muaj e ke dhuratë nga unë.
-Ah, shumë mirë, i tha Zeni, se po turfullonte babi, po thoshte këta duan të vë tabelën tek zyra ‘Partia Demokratike’ dhe t’u ngelet SHQUP-i në dorë, mos të shkojë më njeri aty.
E fort fare…