Kunati mbledh mbresat për librin e Supermbesës

12 Mars 2014, 20:51Antena TEMA

Kunati ja nisi punës sot të mbledh opinionet mbi librin e supermbesës. Vet nuk shkoi në takim, se nuk donte të binte në sy, por pas aktivitetit i duhej patjetër të mblidhte përshtypjet se si e kishin pritur njerëzit këtë.

Për këtë arsye kërkoi mendim me shkrim nga disa prej figurave kryesore të Partisë Demokratike, të cilët ja çuan me email.

Aldo Bumçi: Unë mendoj se ajo është një gjeni. Ajo ka arritur të shkruaj një nga librat më të rëndësishëm të këtij shekulli, edhe pse në moshë të re. Çdo maturant shqiptar nuk mund të hyjë në provim pa lexuar librin e saj. Mendoj se kemi të bëjmë me një gjeni, që për fat të mirë aspiron të jetë në krye të partisë sonë.

Eduard Halimi: Është një libër i mrekullueshëm. Nuk di si ta shpreh emocionin që ndjeva kur e lexova. Ishte një letërsi e vërtetë. Unë mendoj se ajo trashëgon cço gjë të shkëlqyer nga kryetari ynë i përjetshëm, Sali Berisha.

Grida Duma: Është një perfomancë apokaliptike për ata që mendojnë se më në fund e humbën siluetën e një gjigandi të fshehur mes reve që daraviten si pasojë e një keqkuptimi historik të shoqërisë ndaj një fenonemi që suspendoi normalitetin dhe nxorri në skenë gjenialitetin e një kauze që mes të tjerash kërkon dhe një gen të fortë familjar për të lënë shpresën e vazhdimësisë….

Arben Ristani: Një vajzë aq e bukur, që se di kujt i ka ngjarë në atë familje, natyrisht që mund të bëj gjëra shumë të bukura, siç ishte dhe ai libër me aq sa e pashë nga kopertina.

Jozefina Topalli: Ajo është mbesë e Sali Berishës dhe Sali Berisha është krenaria jonë, është partia, është e ardhmja, është shpresa për një kulturë në shoqëri, për një reformë në arsim, është guida më e mirë e historisë së Shqipërisë për t’u bërë diçka në këtë vend. Nuk kam si të mos e adhuroj për kët që ka ba supermbesa e Sali Berishës.

Genc Ruli: Nuk e pashë ceremoninë se po ndiqia paralelisht ceremoninë e librit të Bolinos, ku më të gëzuar ishin personazhet, se autori. Në rastin e supermbesës kam idenë që ka një problem, pasi është i vetmi libër që rekomandn çfarë nuk duhet lexuar dhe janë lumturuar gjithë ata që nuk duan të lexojnë libra. Kjo më bind pse ishte e lumtur dhe Tabaku.

Flamur Noka: Nuk e kam lexuar librin, por jam i bindur se ai burri, do të na lërë në dorë të sigurtë.

Mesila Doda: Nuk e kam lexuar librin, por shpresoj që autorja ta ketë lexuar.

Laura Vorpsi: Nëse libri është shkruar me stilin e statuseve që shkruan në Facebook, besoj do jetë diçka e mrekullueshme që mund të arrij ta lexoj dhe unë.

16 komente në “Kunati mbledh mbresat për librin e Supermbesës”

  1. "BALASHI" says:

    Perfundimisht Mero je shejtan… Hallall.

    1. LORA says:

      Mezi po pres te na shkruaje nje liber per Gjysh katnarin Supermbesa ?

      http://goo.gl/qrP56A
      P>S> E kemi pare talentin e saj kur shkruan statuse ne fb

        1. kto kalamaket qe botojne librajane skandal…
          nuk thote njeri qe te mos botojne… robt jane te lire…
          po shte turp qe ca media ne vend qe te denojnen reklamen false qi u bonet udhhiqen nga idollogjia komuniste dhe hedhin thumba ndaj lirise se tregut…

          une te ishja gjimnazist se blija…

          por nga ana tjeter do lexoja dosjet e ppu http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

  2. Ali says:

    E madhe fare kjo antene!

  3. Ramadani says:

    librin e gjeni ne pikat e shperndarjes se rrogave, te Bashkive: Tirane, Shkoder,Kukes, Puke dhe Librazhd.
    P.S. per ata qe kane perjetuar epoken e “Titisteve” “Hrushovianeve” “shenime per Kinen” dhe librat shiteshin bashke me rrogen.

  4. Davidi says:

    Supermbesa do behet gazetare si ish miku
    dhe bashkepunetori i ngushte i gjyshit
    Mero Baze

  5. genti says:

    gjignad komplet! ti i njeh kaq mire keta eprsonazhe, sa te duket sikur jane realisht ata qe shkruajne ketu! je i madh

  6. LORA says:

    Mendimi me i sakte eshte ai i mesila-palmes.

  7. Arturi says:

    Se shpejti pritet te dale libri i dyte, me titull
    “Llapaqene e gjyshit”… ?

  8. Latif Dreqi says:

    Ne fakt mbesa e Sales eshte superfemer..lum ai qe do e shtjere ne dore..

  9. aljor says:

    Po Henri Cilin pse e harruat,ai eshte zbuluesi dhe perkrahesi i te gjithe supertalenteve dhe superpolitikaneve ne vendin tone.Talluni ju po ai i fut ne xhep milionat dhe favoret.

  10. lili says:

    Libri i supermbeses do ia kaloje librit te super nuses!..

  11. opozitari i perjetshem says:

    Ke harruar mbresat e Fullanit … qe bleu breke me zemra te kuqe posacerisht per kete rast (edhe me bist lepurushi )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje