Pasi kaloi dita e parë e sikletshme në kongresin e PPE, Kunatin e kapi sikleti i Doktorit. Në një postim në Facebook, Doktori kishte thënë se do të fliste në kongresin e PPE për furgonat 8+1, dhe kjo e kishte shqetësuar pa masë.
U lidh me Lulin, pak para se të nisej për aeroport, dhe e pyeti gjithë siklet.
-Ça u bë, foli Doktori?
-Jo se nuk ishte kongres ku mund të flisnim, i tha Luli. Thjesht ça takonim në korridore.
-Po çfarë biseduat, tha Kunati.
-Po ja, takuam Daul-in. Ai më njihte. U hutua pak në fillim, por unë iu prezantova dhe i thashë ‘unë jam zoti Basha’, dhe ai u kujtua. U kthye nga Doktori dhe i tha, d.m.th ky është pasaardhësi.
-Bashkë jemi, i tha Doktori. Më shpëtoi nga sikleti në fakt se më vinte zor. Pastaj pyeti si është tani situata në Shqipëri.
-Është shumë dramatike, i tha Doktori.
-Po çfarë ka ndodhur, i tha Daul.
-Është problemi i furgonave, i tha Doktori. Por kur ia tha furgonave, nuk po gjenim fjalën anglisht dhe pastaj i tha fjalën gjermanisht Kombi. D.m.th problemi i Kombit ka mbetur, i pazgjidhur, i tha. Unë u hutova dhe nuk dija kujt i thonin Kombi. Daul pa nga unë dhe ia shpjegova në anglisht, i tha thashë është fjala për Nacion…
-Po çfarë është ky problem, i tha Daul. Me sa di unë, ju nuk keni më problem kombëtar. Kosova u bë e pavarur, ka luajtur dhe ndeshjen e parë miqësore… Çfarë problemi ka?
Doktori e pa që unë e bëra lëmsh duke e ngatërruar me Kombin çështjen e furgonave, dhe ndërhyri.
-Jo zotëri, tha. Është një problem më serioz seç mendoni ju, një Kombi 8+1 nuk lejohet të marrë pasagjerë në kthim. Tani ta shpjegoj unë ty. Ti je shofer, shkon nga Mynihu në Shtutgart me 8 pasagjerë, i le ata në Shtutgart, dhe kur kthehesh, nuk lejohet të marrësh pasagjerë në landin e Shtutgartit, por vetëm kur hyn në Mynih. Ky është skandal. Ky është fundi i një shoqërie, është fundi i një kombi, është fundi i një qeverie, ne nuk do ta lejojmë…
Daul u trash fare se s’po e kuptonte.
-Çfarë është ky kombi 8 plus 1, më tha. Unë e di që ju keni katër shtete fqinje, nga i nxori 8 ky?
-I thashë e kemi ngatërruar. Bëhet fjalë për vetura me tetë vende dhe qeveria nuk lejon të marrin pasagjerë në kthim. E gjen arsyetimin se këtë shkresën e kam firmosur unë kur isha ministër. Ne tani po i kërkojmë qeverisë mos ta zbatojë këtë ligj, se po të ishte i mirë, e zbatonim vetë ne. Qeveria nuk na dëgjon dhe Doktori po thotë që ky do të jetë fundi i qeverisë, i shtetit dhe kombit shqiptar.
Në fakt Daul u bë pak konfuz, tundi kokën nja dy herë, më pa mua në sy dhe u largua.
-U bë punë e madhe që ia thamë, më tha Doktori. Duhet t’ia japim Klanit urgjent që ngritëm çështjen e furgonave.
I thashë ta shtyjmë pak të takojmë dhe ndonjë tjetër.
-Nuk ka nevojë, tha. Daul është kryesor këtu. Po ia thamë atij, zëre se ia kemi thënë gjithë Partive Popullore.
-D.m.th nuk foli në publik për këtë çështje, i tha Kunati.
-Foli dhe në fund kur ikëm, i tha Luli. Kur mbaroi kongresi, do iknim nga hoteli në aeroport. Ata na kishin vënë në dispozicion një furgon 8 plus 1. Sapo hipëm brenda, Doktori filloi të pyeste shoferin a lejohet të marrësh pasagjerë në kthim.
-Nuk e di, tha shoferi, se mua më kanë thënë vetëm t’iu çoj.
Doktori nguli këmbë që ai lejohej të merrte dhe në kthim. Ishin nja dy italianë dhe gjermanë në furgon, që u bënë kuriozë dhe më pyetën mua çfarë halli ka zoti Berisha, mos do të blejë ndonjë furgon si ky?
U shpjegova që e kemi shumë problem si opozitë këtë gjë në Shqipëri dhe ai kërkon të tërheqë vëmendjen e PPE për këtë çështje.
-Unë mendoj me kaq shumë sa bisdoi me shoferin e furgonit, e ka tërhequr vëmendjen, më tha gjermani.
Ky eshte nje humor i denje per ata me 8 vjecare..dhe njerezit pa nivel intelektual
E ke gabim ,o Freedom!
Opozita e sotme ka shume halle perpara vec furgonave 8+1!!!
Psh,nuk te duket ty hall i madh,qe LANA eshte bere nje WC publike se ne Tirane nuk ka asnje te tille si dikur???
Kishte lezet kur shkoje tek USHTARI I PANJOHUR,i fusje nje SHUUUUUU…. dhe pastaj haje 2 qofte e nje birre!!!
Hall i madh per opoziten eshte se qeveria vendos para kryeministrise police femra kur ka protesta!!!
Po pse ,a mund te egersohen KAFSHET E PYLLIT,po t’u dale perpara nje BUKURANE???
Prandaj kane deshtuar protestat e opozites!!!
Sa vene para kryeministrise,CUBAT e Berishes LENGEZOHEN kur u buzeqeshin vajzat bukuroshe dhe harrojne se per cfare kane ardhur aty!!!
Ka edhe shume halle te tjere,psh,pse BUKA MASIVE NUK ESHTE 2kg,por vetem 800 gr???
Tjeter hall,PSE PLEHRAT E SHARRES JANE NE TE NJEJTIN FSHAT,PRA SHARRE ME VARREZAT PUBLIKE!!!etj,etj!!!
O djale a kooperativist ca dreqin je ti, ky humor ka nevoj me u bo film dhe fiton ca tituj “Oscar” po ik me lopen se u be vone.
po mos qeshe mor burre, nuk te detyron njeri te qeshesh po qe se nuk e ke mbaruar as 8-vje☼aren!
Te Marrte e Mira o Mero:
“…-Unë mendoj me kaq shumë sa bisdoi me shoferin e furgonit, e ka tërhequr vëmendjen, më tha gjermani.”
http://goo.gl/QKxJru
O Mero! Mire ua ke thene ne nje shkrim qe Familja ta lidhe Plakun, se ai do t’i qorollepse fare tani qe i ka ikur fiqiri perfundimisht. Hajde budallenj, hajde! E bene katrahure vendin per nje ligj qe vete e bene dhe tani ta hane vete. Thuaji atij Lulush Bilbilushit se Vjehrri ka pj..rdhur fare! Ama me ato punonjeset e bashkise qe i kishte qitur ne protesten e furgonave e kishte felliqur fare! Profesori yne i matematikes na thoshte keshtu: “O djema, ruajuni, se i felliquri te felliq!”
Hahahaha, shume e bukur kjo gallata me furgonin dhe kombin. ? ? -:)
ha ha ha. E ke qare o Mero Baze!!!
Z. Mero ke nje fantazi te admirueshme !
O Mero vellai e ke qere ne shkrimin per fugonat.Ky shkrim mendoje te jete prelud i fundit i dinastise berisha nga vicidoli.Kam qeshur me lote per humorin e holle e te lehte qe ke perdorur.
Tu befte pena top per te demaskuar tradhetaret e kombit.Haaaallllaaaalll.Spartaku.
e forte!
Je m…… se bashku me disa komentuas te plehut koperativvist
Bravo Mero! Si gjithnje, artist me keto shkrime. ?