Kunati teston Doktorin për kuadrot e rinj të PD

4 Mars 2014, 21:30Antena TEMA

Një problem i madh duket se po del përpara Kunatit. Ai e mori lehtë këtë procesin e zgjedhjeve në PD, por tani që të deleguarit kanë shkuar në bazë dhe janë kthyer, atij i duhet të vazhdojë procesin e zgjedhjeve.

Luli ka marrë gjithë emrat që dëshiron t’i bëjë udhëheqës dhe i mban mbi tavolinë.

Në fillim thirri Kunatin dhe ia tregoi.

I pa Kunati dhe i pëlqyen.

-Shumë mirë, t’i emërojmë, i tha.

-Jo, duhet pyetur ai, tha Luli duke bërë me shenjë lart.

Kunati e kuptoi se nuk vendoste dot. Vrau mendjen disa ditë si ta njoftonin atë lart që duhen vënë emra të rinj.

Më në fund u kujtua.

-T’i them Fevzos të bëjë një shkrim, tha. Nëse Doktori thotë që është shkrim i mirë, atëherë  Luli i bën emërimet, nëse thotë është provokim, Luli nuk i bën emërimet.

Kështu u bë. Fevzo e bëri shkrimin. Pas botimit, Luli çoi Aldon në zyrë të Doktorit ta testonte për shkrimin.

-Ç’bëhet ndonjë gjë, i tha Doktori Aldos.

-Hiç, i tha Aldo. Ja lexova atë shkrimin e Fevziut dhe s’kam bërë gjë.

Doktori mori pultin e TV, ndërroi disa stacione nga nervozizmi dhe e pyeti papritur. –E njeh këtë kryeministrin e ri të Ukrainës?

-Jo, tha Aldo i zënë në faj.

-Mirë, dakord, lëvizim, i tha dhe u çua në këmbë.

Aldo nuk kuptoi gjë, por siç ia përshkroi Kunatit skenën, ky i fundit e kuptoi që Doktori nuk donte t’ia zije Fevzon në gojë.

Pas Aldos, nisën Gert Bogdanin.

-Ç’bëhet ndonjë gjë, i tha Doktori.

-Asgjë, i tha Bogdani. M’i ngriti nervat ai Fevziu se bënte sikur na jepte mendje sot në shkrim sikur nuk e dimë ne ç’do bëjmë.

Doktori kishte heshtur dhe befas e kishte pyetur Bogdanin:

-Këta ukrainasit kanë raketa supi të mira. Rusët kanë për t’u tërhequr se i kanë frikë raketat e supit.

-Besoj po, tha Bogdani, dhe nuk dinte si të ngrihej nga vendi.

Kur ia shpjegoi këtë skenë Kunatit, ky u turbullua fare.

-Ça dreqin ka, tha. Dhe t’ia mburrësh Fevzon, dhe t’ia shash, bëhet nervoz.

Atëherë vendosi të shkojë vetë Luli.

-Ç’bëhet ndonjë gjë, i tha Doktori.

-Asgjë, i tha Luli. Ja, duhet t’i mbyllim këto zgjedhjet. Kam dhe atë listën me drejtuesit e rinj, thashë t’i shikoje njëherë…

-Shumë mirë e ke bë, i tha Doktori. Shkruaj: Në Berat… Në Shkodër… Në Durrës… Në Vlorë…

Luli po mbante shënime.

-E ke bë listë të mirë, i tha Doktori. Të përgëzoj.

-Ta mbyllim, tha Luli, se kush i dëgjon dhe këta nëpër gazeta…

-Në gazeta i duron populli, i tha Doktori, por unë kam problem me ty që i duron në zyrë.

-Na paskan dekonspiruar, tha Luli me vete dhe u skuq në fytyrë.

4 komente në “Kunati teston Doktorin për kuadrot e rinj të PD”

  1. Bekim H. says:

    THAGMA:
    “…-E ke bë listë të mirë, i tha Doktori. Të përgëzoj.

    -Ta mbyllim, tha Luli, se kush i dëgjon dhe këta nëpër gazeta…”
    http://goo.gl/2gs3O7

  2. turi says:

    Hahaha fevzo neperka nuk e do me njeri eshte bere si putini

  3. Davidi says:

    Llull Basha

  4. Ariu rus says:

    Se ç’punë ka Putin, me “dordolecat” e politikës shqiptare…këtë nuk e kuptoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje