Lajmi se Zeni ka humbur gjyqin në Prishtinë ndaj një gazete që e ka akuzuar se ka lidhje me mafian serbe dhe bashkë kanë sabotuar linjën e Interkonjeksionit me Kosovën e kapi në befasi Kunatin. Nuk ishte aq shumë i shqetësuar për Zenin se sa për faktin se nga ky lajm do merrnin zemër dhe gjykatat në Tiranë dhe Zeni s’do fitonte më asnjë gjyq.
Meqë situata ishte delikate, vendosi ta diskutonte me Lulin këtë çështje në zyrën e tij.
Ja shpejgoi çfarë kishte ndodhur.
-Ne duhet të ruajmë qetësinë, tha Luli. Të bëjmë sikur nuk e morëm vesh.
-Kam frikë se do trimërohen këto gjykatat tona, tha Kunati.
-Për ato mos ça kokë, tha Luli, se janë trimëruar vet, pa pritur ato të Kosovës, por s’duhet ta vëmë në siklet Zenin duke ja kujtuar rastin.
-Duhet folur me të, tha Kunati, se ai është mësuar keq.
-Pse, çfarë ka bërë, tha Luli?
-Ja, erdhi dje në zyrë dhe tha “do hedh në gjyq këta të gazetës Dita që kanë shkruar se kam qenë në ishujt Maldive me pushime për muaj mjalti kur këtu bëhej miting”.
-Po pse, nuk ka qenë në Maldive?
-Jo më tha. “Kam qenë në Tajlandë”- tha- “jo në Ishujt Maldive”. Ishte mërzitur shumë. “Si mund të jenë gazetat kaq të pavërteta”- më tha? “Ngatërrojnë dhe Tajlandën me Ishujt Maldive”!
-Kjo mund të jetë e vërtetë, tha Luli. E ka pasur qejf Tajlandën gjithmonë. Ma ka thënë dhe mua. Dhe kur fut lekët në bankë më ka thënë, nuk të pyesin ku i gjete.
-Po pra, tha Kunati, por tani duhet frenuar mos të hapë gjyqe këtu, se i humbet.
-Pse, çfarë gjyqi tjetër do të hapë, tha Luli?
-Po ja, thotë që do të hap gjyq “që unë nuk kam gisht në Gërdec, dhe unë për Gërdecin kam dëgjuar për herë të parë kur shpërtheu. Deri atëhere unë me Rafin dhe burrin e tezes i thoshim Vorë. Nuk e kishim dëgjuar më parë këtë fjalë. Thoshim do ikim në Vorë, kemi atë punën në Vorë. Në Gërdec s’kemi thënë kurrë. Kemi prova për këtë”.
-Le mos na hap avaze tani, tha Luli. Dhe ajo na duhet ne! Po tjetër çfarë kishte?
-Po ja, tjetër tha, “dua të hedh në gjyq gazetat që thonë se unë u kam marrë gjoba biznesit. Unë punoja ndërmjetës. Kush kishte nevojë për diçka, ja rregulloja, ata paguanin. Disa klientë që nuk u kam mbaruar punën, po ua kthej lekët. Kam prova. Si mund të më akuzojnë mua kot”?
-Le mos e hap këtë, i tha Luli. Telashe koti.
-Po pra, tha Kunati. Më shumë jam i frikësuar se duke na hapur gjyqe do të na detyrojë të gjithëve të mbrojmë Zenin. Kjo është çështja. Ne po mbrojmë Mziun, jo më Zenin po e akuzuan!
-Ke të drejtë, i tha Luli. Do flas dhe unë me të mos të hap ndonjë gjyq. Këta të Kosovës janë burra të këqinj, se i njoh. Ata sa iku Doktori e shitën menjëherë. Por, puna është mos të na shtojë telashet ne.
-Kam një propozim, i tha Kunati.
-Ma thuaj.
-Sikur të bëjmë një protestë më 15 mars me parrullat “Drejtësi për Gërdecin”, “Pse Rama hesht për Gërdecin”, dhe i dalim para kësaj punës së Zenit?
-Ide e bukur është tha Luli, por kë të gjejmë t’ia fus në vesh Doktorit?
-Ja thotë Aldua, tha Kunati, se ai s’kupton gjë.
-Epo shumë mirë, tha Luli. Protesta e radhës më 15 mars.
keta nuk jane burra:
http://shtrigat.com/portreti-i-nje-burri-te-vertete/
zeni ka filluar ti humb gjyqet tani se me pare kur ka qene babi ne pushtet dhe ne kosov i fitonte gjyqet dhe gjithcka…shiko cka bere djali babit duke mbeshtetur bizenset serbe!antishqiptarizem
Keta duhen futur te gjithe ne burggg, mashtruesit
Protesta e radhes, kur te thyje qafen Basha se bashku Berishen…
hahahahahahaha po mir ekeni ai protesta nuk ban pse populli vuan per buken e gojes..po thot hajde te kerkoim te tjera mos humim keto qe kemi..
Luli i shiti me spiunlleqe kosivaret te serbi ! Kosovaret s’i harrojne kollaj ”bemat ” e Lulushit ! Do vije
dita qe per te gjitha ato atje dhe ato ketu do te jape llogari nje per nje Historia nukdo ta fale kurre kete
hajn, vrases, spiun i te huajve !