Kunati krahason performancën e Grigjës me Ristanin

15 Shkurt 2014, 20:34Antena TEMA

Kunati u ul sot dhe vendosi t’i bëjë një fletë lavdërimi televizionit Abcd për punën e mirë që po bën në promovimin e ekipit të ri të Lulit në krye të PD-së. Kjo traditë e shkëlqyer filloi me Grigjën, e cila pretendon të jetë nënkryetare e PD dhe vazhdoi me Ristanin, që nuk ka asnjë pretendim, por është betuar që s’ka për t’ia prishur Lulit po e propozoi.

Por ndërsa po merrej me këtë çështje, në zyrë erdhi Grigja, e cila dukej paksa e acaruar.

-Çfarë ka ndodhur, i tha Kunati.

-Pashë atë reportazhin për Ristanin, tha. Duhet të flasim për disa gjëra që duken pozitive, por në fakt janë pozitive në sensin negativ, d.m.th ato në fakt janë një konfirmim imediat i asaj çfarë qeveria kërkon të na akuzojë.

-Ma thuaj më qartë, tha Kunati, se kemi kohë plot.

-Desha të them se kur doli reportazhi im, qeveria mobilizoi mediat dhe thanë Grigja ka makinë super të shtrenjtë si Majlinda. Unë në fakt nuk isha në garë me Majlindën për makinën, por Chevrolet-i im nuk është aq luksoz sa Jaguar-i i Majlindës. Por problemi nuk është këtu, po tek Ristani.

-Pse, çfarë ka Ristani?

-Ai kishte një VW fuoristradë të vitit të fundit, që bën 100 mijë euro. Tani unë dal pak si e keqpërdorur këtu. Këtej me krahasojnë me Majlindën, këtej nxjerrin Ristanin me makinë 100 mijë euro. Për targat mirë nuk them gjë, se dhe ai si unë i kishte me tre numra njësoj.

-Po çfarë të bëjmë, i tha Kunati…

-Të dalë Ristani e të bëjë deklaratë që nuk është makinë e tij, po ia ka marrë borxh dikujt.

-Problemi është se e ka të vetën, tha Kunati. Ia kam ble kur na bëri atë nderin e zgjedhjeve. Një makinë dua dhe këstin e fundit të shtëpisë. tha.

-Ah, po, dhe shtëpinë, i tha Grigja. Unë kam vetë firmë ndërtimi, kam pasur d.m.th, dhe kam një shtëpi të mirë, kurse ai ka vilë 400 mijë euro në Farkë.

-Po, e vërtetë, tha Kunati, e kam parë kur shkuam e dogjëm fletët e votimit që donin të hapnin kutitë këta të PS. Kur u kthyem, na tha Ristani, ja, këtu e kam shtëpinë.

-Po ky është skandal, tha Grigja. Unë kandidate për nënkryetare të PD me makinë Chevrolet dhe me një apartament thuajse luksoz, ai pa asnjë pretendim konkret, me super vilë luksoze dhe VW 100 mijë euro.

-Këtu ke të drejtë, tha Kunati. Do flas me këta të Abcd që të mos nxjerrin më këta me vila dhe makina luksoze, që të të bëjnë konkurrencë. T’u them të marrin Ridvan Boden këtë radhë.

-Ai më keq, e ka 700 mijë euro vilën, tha Grigja, por ai s’më intereson se s’e kam më konkurrent.

-Po mirë, po i them të nxjerrin Genc Rulin, tha Kunati.

-Pu, pu, ai 700 mijë euro ka vetëm mobilimin e vilës, është tmerr. Vetëm atë mos më nxirr se nuk e konkurroj dot.

-Po mirë, po nxjerr Ben Imamin, tha Kunati.

-Aman se ai ka gjithë Blurin, të keqen jo atë, gjej ndonjë tjetër.

-Po mirë po nxjerr Flamur Nokën, i tha Kunati. Këtë nuk e ke konkurrent.

-Jo të lutem, jo, i tha Grigja. Ai ka marrë apartamentin më të shtrenjtë të Tiranës tek pallati ku ka zyrat Zeni, që është 2500 euro metri katror, tek liqeni. E kërcënuan që do t’ia prishin dhe pastaj i morën apartamente. Ai nuk e ka djersë, nuk më konkurron dot. Ka dhe vilën dykatëshe në Lalëz. Merre me mend, boll të thonë njerëzit Flamuri një katundar nga Kukësi me apartament luksoz dhe vilë, Grigja gocë qyteti me firmë ndërtimi dhe me një copë shtëpi. Nuk e dua as atë.

-Po mirë t’i them të nxjerrin Ed Halimin, tha Kunati.

-Më keq, i tha Grigja, po Ed Halimit i bën zyra tek Kullat Binjake sa gjithë shtëpitë e kryesisë së PD, plus pasuritë e tjera. Të lutem, jo atë.

-Po s’më kujtohet njeri tjetër, i tha Kunati. Kë të të nxjerr? Ja t’i pyes dhe një herë vetë ata të Abcd kë kanë në plan, por më duket pak e vështirë të gjej ndonjë të varfër që ka qenë në qeveri. A t’i them për Genc Pollon?

-A, shumë mirë të shkoi mendja, i tha Grigja, se ky i mban cash lekët, s’ka ça tregon në TV se ka hall se ia merr gruaja nga divorci.

-Shumë mirë, u vendos, tha Kunati. Këtë javë po bëjmë një reportazh për Pollon. Ke për të parë që do kesh konkurrent të dobët dhe do ngelesh në mendje të njerëzve.

-E besoj, tha Grigja. Plus që për atë njerëzit kanë një antipati të lindur. Me Pollon më bën shumë punë.

-Në rregull, tha Kunati. Kështu po e bëjmë. Tani të përqendrohemi tek 20 shkurti se na duhet të mbledhim njerëz.

-Unë nuk kam çfarë të bëj më shumë, tha Grigja. U thoni atyre të Abcd të ritransmetojnë dokumentarin për mua dhe mblidhen njerëzit në shesh.

7 komente në “Kunati krahason performancën e Grigjës me Ristanin”

    1. black_lion says:

      Sa per saktesim Mero, VW Touareg ka nje cmim mesatar 60.000€ (ajo e Ristanit nuk ishte tip i fundit, por modeli paraardhes; me cfare pashe e vleresoj diku te 57.000€ kur ka qene e re). Shifra 100.000 qe ke vene eshte pak e ekzagjeruar! Gjithsesi ne kontektstin qe e ke vene nuk ka shume rendesi!

  1. MARKO says:

    Po Grida, ke te drejte, mbas buçes, mblidhen qente….

  2. Performace Eksperimentale says:

    Qe t’ju kuptojme me drejte juve te gazetarise, na shpjegoni disi me shkoqitur ju lutemi, se per ke e keni ne te vertete fjalen: per “Grigjen”, apo per Griden?

    Jo per gje, por me sa jemi informuar ketu ne TemA, njera prej tyre duket se momentalisht eshte mjaft e zene ne pune.

    Ajo eshte duke u angazhuar seriozisht ne nje projekt shume me te rendesishem, se sa ai i promovimit mediatik te ekipit te drejtuar nga kukulla e re berishjane.

    Ketu behet fjale per projekte, te cilat kane te bejne me eksperimente te rendesishme ne fushen e mjekesise, dhe konkretisht me ato te nobelistit te njohur rus, Pavlovit.

    Ajo aty ka marre persiper te luaje ne menyre figurative rolin e qenushkes se tij, dhe si “protagoniste kryesore” e ketij eksperimenti eshte ne kulmin e lengezimit te organit qendror te saj. Pshshshsh! Lereni te qete ju lutemi dhe mos e ngacmoni se i prishet terapia…

    Per angazhimin serioz te saj ne kete projekt, ne te gjithe se bashku le t’i urojme asaj sa me shume suksese, dhe u kthefte sa me pare shendoshe e mire nga terapia.

  3. Davidi says:

    Genc kuqo ka hallin e gruas apo te Zanes se Kryeministrise

  4. S.G.R.Sh says:

    Zana Guxholli, motra Benit, goc komunisti, Genc Pollo, vllai Aniles, cun komunisti, Seks ne zyre, stil komunisti

  5. Bledi says:

    Une mendoj se ti Mero je nje depresivo-kompulsive dhe te dy reportazhet ishin brilante nderkohe qe ti sforcohu sa te duash po vetem mut te del dhe jo nga b…. se ate e ke te zene, po nga goja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje