Kunati me Grigjën diskutojnë kushtet për njohjen e fejesës së Selamit

10 Shkurt 2014, 20:01Antena TEMA

Kunati, i cili kujdeset për imazhin e udhëheqësve të ardhshëm të PD-së, thirri dje Grigjën në zyrë.

-Kanë ndodhur shumë gjëra që duhet të distancohemi, i tha Kunati.

-Është në logjikën e të bërit sens për zhvillime, që ne i presim ndryshe, filloi të shpjegojë Grigja…

-Nejse, e kam fjalën për gjëra që ndodhin rreth nesh, i tha Kunati.

-Ah, po, kam dëgjuar, tha Grigja, më thanë që është fejuar Eduard Selami dhe unë nuk shikoj ndonjë gjë të keqe sa i përket vendimeve personale që nuk prodhojnë kompeticion me qëllimin politik, sa i përket të ardhmes në PD…

-Ne nuk na intereson gjë derisa nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar, tha Kunati.

-Kam dëgjuar dhe unë, tha Grigja, dhe e shikoj këtë me një kundërsens pozitiv në aspektin negativ, që mund të krijojë një lidhje sa i përket impaktit politik.

-Fola pak me Lulin, i tha Kunati. Ai tha se PD nuk njeh asnjë fejesë dhe martesë me njerëz të PS, pa tërhequr ligjin për nëpunësin civil dhe pa anuluar komisionin për ndarjen e re territoriale.

-Unë mendoj se janë kushtëzime të rënda, tha Grigja. Në perceptimin tim, kushtet që duhen vendosur në këtë rast nuk duhet të kenë karakter gjeografik dhe juridik, por vetëm ato në sensin moral. P.sh PD mund ta kushtëzojë njohjen e lidhjes së tyre me njohjen e kontributeve të Doktorit në historinë e Shqipërisë.

-Kjo është bisedë delikate, tha Kunati. Nuk besoj se Doktori bën pazare të tilla për interes të tij.

-Po mua më thanë që Doktori e ka uruar, tha Grigja.

-Nuk besoj, tha Kunati. Ai i tha Lulit se çdo përpjekje për të na marrë kalanë nga brenda, do të dështojë. Ne nuk do njohim reformën territoriale, amendimin e nëpunësit civil dhe martesën e Ed Selamit.

-Po mirë, sikur PS të heqë dorë nga sulmet mbi të dashurën e Zenit, mendoj se bën sens, tha Grigja.

-Jo, nuk besoj se Doktori e shet kauzën e tij për një të dashur të djalit të vet, tha Kunati. Ai është i vendosur, bile të shtojë dhe mosnjohjen e reformës së pensioneve dhe reformës së arsimit në këtë pikë.

-E kuptova, tha Grigja, dhe unë mendoj se kjo ka sens sa i përket problemit që mund të shkaktojë një difuzion politik përmes lidhjeve personale, ndaj unë jam e vendosur që nëse gjërat ndodhin, të jenë brenda një kompeticioni politik.

-Nuk e di si mund të shkojë kjo punë, tha Kunati, por Luli e ka përsëritur vazhdimisht dhe ia ka bërë të qartë dhe Selamit se pa u tërhequr PS nga reforma territoriale, akti normativ, reforma për pensionet, dhe derisa Edi Rama të heqë dorë nga inspektimi i rrugëve, nuk do ta njohin fejesën e tyre dhe nuk do ta urojnë.

-Atëherë duhet të porosisni gjithë anëtarët, tha Grigja, se çdo veprim parcial në këtë aspekt, prodhon një nonsens dhe dekurajim për objektivat tona, që përkthehen në një farë mënyre në dobësi të pajustifikuar në sensin e zhvillimit të aksionit politik potencialisht në rritje.

13 komente në “Kunati me Grigjën diskutojnë kushtet për njohjen e fejesës së Selamit”

  1. Kapterr Ramiu says:

    Kur nuk keni çfarë të shkruani, ja fusni edhe me budallallëqe ju të Antenës. HUMOR KINEZ.

    1. Gopisti I NSHRAK-ut says:

      @ kapterr ramiu:
      TA TREGON ISLAMI TY ?

    2. SOLO says:

      Po ju pse nuk sulmoni te dashuren e doktorit?

      http://goo.gl/kaheV2

    3. Sinani says:

      Po ti kapterr je, ku e kupton! Hajvon!

  2. bato says:

    O Kapter Ramiu, nuk jane budallalleqe, por thjesht humor. E di ti qe behet humor edhe ne gazeta si ne “Portokalli” dhe ne “Al pazar” apo nuk je nga ai fshat!? Kjo faqe ka vetem fejtone dhe madje shume te kendshme dhe ne se i merr seriozisht 100%, nuk je mire me intelektin. Falemnderit per mirkuptimin.

  3. kirurg says:

    nuk vuri mend ky selami ku perfundoi mehmeti qe fejoi cunin me vajzen e nje familje armik i partise? shih tani kur ta gjejne ndonje mengjes qe ka vrare veten!

  4. Taras maloku says:

    Mosnjohja eshte vetem formale apo edhe material , e kam fjalen a do boje gjo Selami, do e palloje apo niks.Kjo eshte seriozja, S,ta mban ti futesh thelbit te mosnjohjes Mero njesoj si Saliu.hahaha

  5. emy says:

    ha ha ha ha je i forte Mero Baze, kam qesh me shpirt me kompeticion si i thone llafit alla Grigja.

  6. ivani imadh says:

    Po i ben shume reklame kesaj debiles Grigjesdhe e harove Mul injorantin qe nje faleminderit nuk te tha qe ti tallje menderen ai ngrihej ne pozite .Epo ske ciben ky eshte stani i coban shemtires keto dhi dhe ciepe te zgjebosur do te rite brenda tij.

  7. Qorri/Shqiperi says:

    Humor I kendshem!

  8. Artur says:

    Grigja e rrugve…mos tju bej pershtypje se kjo te k….onsulton mire fare. Edhe jevg ndertusin e konsultonte mir dikur.

  9. ilir says:

    O Mero u lodhe…, por edhe na lodhe. Po lere Griden se nuk ia vlen e leshoji djemte te bejne gazetari. Nje hetom mbi nepotizmin e ministrave te LSI-se do te shpetonte fytyren ty edhe neve qe te lexojme pas 8 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje