Kunati mbledh ankesat e Sandrit për Edi Ramën

7 Shkurt 2014, 20:43Antena TEMA

Doktori dha dje direktivë që Kunati të mbledh gjithë ankesat e medias për Edi Ramën dhe t’i bëj ato publike. Edhe pse iu duk punë e vështirë, Kunati i hyri punës që në mëngjes. Thirri Sandrin për një takim dhe filloi konsultën me të.

-Më duhet një rast i rëndë, i tha Kunati, se Doktori do ta bëjë publike.

-Rast më të rëndë se rasti im nuk ka, tha Sandri. Unë jam nën presion familjar dhe financiar nga Edi Rama. Ai do me çdo kusht të më nënshtrojë dhe të përdorë mediat e mia. Po të tregoj vetëm rastin e fundit.

Iku nëna ime me vëllain në Itali me taku motrën. Meqë shkuan aty dhe kishin muaj pa u pa, motra, e cila punon diplomate në Vatikan, vendosi të shtronte një darkë për nder të nënës dhe vëllait. Thirri aty dhe disa kardinalë nga Vatikani dhe gjithë trupin diplomatik në Itali. Nëna ime, e cila është e thyer në moshë, shkoi në darkë dhe u detyrua të priste në këmbë gjithë diplomatët. Edvin Rama e mori vesh këtë dhe nuk denjoi të shkonte për darkë. Bile as ai, as Ministri i Jashtëm nuk shkuan.

Ne u detyruam e filmuam mbrëmjen dhe e dhamë në TV tek Klani dhe ABC që të mos thonë që ishte darkë private, por shtetërore, por përsëri Edvin Rama ngul këmbë që kjo darkë duhet paguar nga ana jonë.

Ai, kur ka parë transmetimin në televizion të dokumentarit se si kishte shtruar motra darkë në Vatikan për nënën dhe vëllain, u tërbua dhe mori në telefon drejtorin e lajmeve në TV Klan, i tha hiqe menjëherë atë dokumentar. Ai i kishte thënë fol me Sandrin. Edvini i tha nuk dua të shqetësoj Sandrin se quhet presion mbi mediat, por hiq dokumentarin se na nxorët bojën si qeveri. Por drejtori i lajmeve kishte rezistuar. Atëherë u detyrua më mori mua. Më tha kjo që po bën është skandal që jep dokumentar si shtron dreka e darka motra jote me paret e shtetit për nënën dhe vëllain.

I thashë mos ndërhy në këtë punë se ky është presion mbi mediat. Mos harro, i thashë, se emërimi i ambasadorit në Vatikan varet nga Nishani, nusja e vëllait tim punon tek Nishani, po vazhdove me këtë presion, do t’i them Nishanit mos ta miratojë dhe pastaj s’ke ç’më bën.

Pasi i thashë këtë, u tremb dhe nuk mori më në telefon. Ia shpjegova dhe Nishanit këtë gjë ta dinte, që po të vijë puna mos të bëjë ndonjë emërim pa më pyetur mua.

-Kjo qenka shumë e rëndë, tha Kunati. Këtë nuk e tolerojmë kurrë.

-Ka dhe më, tha Sandri. Ai ka bërë diversion të ndyrë me Fevzon në Klan. Shkon një herë në muaj tek Fevzo dhe nuk ka shkuar asnjëherë tek Arditi të dielën, apo nuk ka shkuar tek ABC në lajme. Të gjithë këtë presion të ndyrë e bën që të na përçajë gjoja sikur nuk ka punë me ne, por vetëm me Fevzon. Po unë ia kam bërë të qartë se pa mua nuk ke ku të shkosh, se Fevzo të pranon në emision se i them unë. Sa herë i them kështu, ai nxjerr nga një deklaratë për mua për reklamat që kam marrë gjoja për të më treguar derën e burgut, sikur unë kam përfituar pa të drejtë. Të gjitha i bën për presion dhe shantazh ndaj medies sonë, që është e pavarur dhe e pakorruptuar. Ai kërkon të bëjë presion ndaj familjarëve të mi që janë në punë shteti, por unë do t’i rezistoj dhe do t’ia tregoj vendin.

-Edhe kjo qenka shumë e rëndë, tha Kunati. Po ndonjë tjetër se Doktori vdes për këto?

-Ka dhe shumë gjëra të tjera, tha Sandri, se herën e fundit që erdhi në Klan, nuk ndenji për darkë, por vetëm për kafe dhe iku para kohe. Ndërkohë që më parë ai rrinte nga dy orë, tani rri dhjetë minuta. Ky ndryshim është presion psikologjik që do t’i bëjë Klanit, si një medie që nuk është konfidente me të. Por ne do t’i rezistojmë.

-Bravo, i tha Kunati. Do t’ia raportoj Doktorit menjëherë. Duhet ta denoncojmë sa më parë.

6 komente në “Kunati mbledh ankesat e Sandrit për Edi Ramën”

    1. babec says:

      Ose me sakte nje prej… Sandri ishte ministri pa portofol!

    2. Aleksander C. says:

      * * * * *

      Kjo antene eshte me 5 YJE

      http://goo.gl/q2uBY8

  1. sh q i p says:

    sander mafishja thuaj. aleksandri i tetos.

  2. amant says:

    Ky sandri eshte nje K…qe e torollak Lezhe. Nga skenograf tzeatri lesi e psonisi per “koke turku” qe ne fakt e beri duke e çuar nja gjashte muaj ne qeli dhe ku avokati i sandrit ishte risvani i sotem me saliun. Ketij te fundit berisha nuk i a haroi mbrojtjen e qe i beri sandrit ky pijedashes dhe e çoi edhe kete disa muaj ne qeli. Por Nikolla per burreri sapo doli nga qelia e beri bashkpronar me 40 persian te investimit qe kishte bere tek “Koha Jone”, Sport ekspresi”
    Mirpo Sandri sapo doli nga burgu nis e i dergon sinjale dashurie sales qe e burgosi si ne nje raport gejsh dhe Nikolla qe e kuptoi e akuzoi si klan kunder tij. E largoi menjehere se bashku me bushatin, ballen e dy te tjere. Komuniteti i gazetareve te tiranes i etiketuan te larguarit e lesit si klan. Sandri qe diti ta preke ne seder Nikollen i mori menjehere parat e 40 perqindeshit dhe me ato ngriti dhe konstrukturoi revisten qe e titulluan KLAN. Ketyre i u afrua francezi Rosh dhe Marsel Skendua qe investuan per nje televizion privat ku Sandi i dha emrin e Klanit te tij. Pastaj historia vazhdoi me te futur. Sandrushi qe u be i forte me Ilir Meten e Tosin e nenes duke u sherbyer sa here ziheshin ata per pajtime ne Athine dhe korfuz i vodhi investimet Skendos dhe francezit duke i kercenuar me pushtetin e dy te forteve te se majtes. Dhe kur kuptoi se kishte rene ora e tyre u kthye menjehere nga Berisha te cilin per tete vite e moli barbarisht sa qe rrezikon sot gjithe ministrat e tij ti dergoj per shperdorim fondesh ne qeli. Thjeshte nje marezi. Por ky tim nuk mund qe te rri dot pa i u vardisur pushtetit, si nje riqe ne byth te lopes. pritet levizja e rradhes e hiçit te lezhes qe e vune kryeredaktor te koes…Skenar per film me mafioze tipik shqiptar.

  3. turi says:

    Hahaha sa e bukur. Sandri ka filluar grasaton guzhunjetat e flamurit,fevzua po i vajise se flamuri po mere drejtim na bakllavaja. A mos u ngopshite as naten e vitit te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje