Kunati përmbylli një nga punët e tij më të vështira. Duhet të hartonte listën e të deleguarve të PD në rrethe për zgjedhjet në PD. Luli i dha vetëm një porosi: Kujdes të mos ketë asnjë deputet dhe asnjë pretendent në listat e të deleguarve.
Kështu Kunatit iu desh një punë e madhe të gjente emrat dhe pastaj t’i çonte aty ku i donte Luli.
Kriteri i parë ishte që i deleguari të mos kishte asnjë lidhje me rrethin ku do shkonte. Kjo do t’i jepte atij mundësi të pyeste Kunatin se çfarë të bënte dhe kë të zgjidhte dhe kështu do vazhdohej më tej.
Nisur nga ky kriter, Kunati filloi të ndërtojë listën.
Të vetmit që ia plotësoi kërkesën ishte Fahro. Ai i kërkoi Pogradecin, dhe Pogradecin I dha. E vetmja porosi që i dha Luli, ishte që Fahros të mos ia prishte.
-Po nuk ma duan këta të Pogradecit, i tha Kunati, bile kanë thënë do ta rrahim po na erdhi këtu.
-S’ka problem, i tha Luli, çfarëdo që të ndodhë, e kemi në favor. Po e rrahën, shpëtojmë prej Fahros, po nuk e rrahën, shpëtojmë prej tyre. Nuk ka problem.
Pasi e bëri listën, Kunati ia lexoi Lulit në telefon i kënaqur.
-Shumë mirë e ke, i tha Luli, tani shpërndaje. Ky është ekipi me më pak telashe që mund të kemi.
-Po si i bëhet, tha Kunati, t’i njoftojmë se disa prej këtyre nuk shkelin më në PD?
-S’ka problem se e lexojnë emrin në gazetë, tha Luli.
-Kaloja një herë dhe Doktorit, tha Kunati, se mos ka ndonjë vërejtje.
-Ia kalova Zenit, tha Luli, por ai më tha që nuk kam kohë t’i shikoj tani se kam qenë shumë i tensionuar si do përfundonte “Dancing with the stars”. Sapo të qetësohet, do na japë dhe ai një mendim.
-Po në kryesi do ta kalojmë, tha Kunati.
-Në asnjë mënyrë, i tha Luli, se na bëjnë copë listën. Plus që nuk kemi çuar gjysmën e Kryesisë askund.
-D.m.th ça të shkruaj unë, kalon, i tha Kunati.
-Mbaroje dhe ma nis vetëm mua, tha Luli, se unë e nxjerr në gazeta dhe mbaron.
-Po ndonjë porosi të veçantë do japim për të zgjedhurit, i tha Kunati.
-Patjetër, i tha Luli. Direktivë kryesore do të jetë që çdo i zgjedhur për Këshill Kombëtar duhet të ketë parasysh që Grigjën ta votojnë për nënkryetare.
-Po ti këtë të më kishe thënë që në fillim, i tha Kunati. Duhet ta shikoj dhe një herë listën kush ia jep dhe kush nuk ia jep Grigjës.
-Mirë, ma bëj një verifikim dhe ma nis, i tha Luli.
Kunati mori listën dhe filloi të vërë nga një ‘po’ se ‘jo’ në krah.
Berat- Ervin minarolli, JO; Kuçovë- Irena Progni, JO; Skrapar- Njazi Kosovrasti, JO; Dibër- Gaz Dibra, JO; Bulqizë- Armand Teliti, JO; Mat- Hekuran Hoxhalli, JO; Shkodër- Gjergj Lezhja, JO; Malësi e Madhe- Flamur Gjymyshka, JO; Lezhë- Ben Sefgjini, JO; Mirditë- Gjok Uldeda, JO; Kurbin- Ben Qirjako, JO; Kukës-Mimoza Hajdarmata, PO; Has- Xhevdet Mehmeti, JO; Tropojë- Pal Dajçi, JO; Durrës- Ben Ibro, JO; Krujë- Fred Rushaj, PO; Fushë Krujë- Bled Kasmi, JO; Kavajë- Tahsim Mema, JO; Elbasan- Fred Xhaferi, JO; Peqin- Gent Malko, JO; Gramsh- Osman Metalla, JO; Librazhd- Eris Hoxha, PO; Korçë- Enno Bozdo, PO; Devoll- Kreshnik Çollaku, PO; Kolonjë- Ledina Aliolli, PO; Pogradec- Fahri Balliu, PO; Fier- Ylli Asllani, JO; Mallakastër- Ilir Rusmali, JO; Lushnjë- Bardh Kadilli, PO; Patos- Nard Olli, JO; Vlorë- Enkelejd Alibeaj, PO; Delvinë- Glori Husi, PO; Sarandë- Taulant Bino, PO; Përmet- Aurel Bylykbashi, PO; Tepelenë- Edvin Kulluri, PO; Gjirokastër- Arta Musaraj, PO.
Pasi mbaroi gjithë listën, Kunati bëri mbledhjen e PO dhe JO dhe i rezultonte se Grigja nuk fitonte.
I shqetësuar, mori prapë Lulin.
-Shiko, listën e bëra me kriteret që më the, vura njerëz që nuk janë deputetë apo në kryesi, por Grigja prapë nuk fiton me këta se nuk e duan.
-Mos ça kokë, janë marrë masat, tha Luli. Votimi është me fletë me numër rendor, listat e votuesve i kemi ne, votat i numërojmë ne, nuk kanë rëndësi të deleguarit.
-Po ti fol mo burrë se më lodhe, kam gjysmë ore që numëroj vota, tha Kunati i lehtësuar.
Sado qe klasifikohet ne nje tip fejtoni, ka mjaft te verteta brenda, d. m. th rrumpalle Partiçke, tip Luli…
Kam qeshur me lot.Sidomos me Fahron ,edhe te rrahur edhe te parrahur,,,del i fituar lul-hollandezi.
Qofsh i bekuar Mero me kete “Antenen”
Po po, por kete shpellaren e eger qe eshte delegate ne Kukes (Mimoza Hajdarmataj) e keni akoma ne krye te detyres ne administrate ne goxha post publik! Krye-Inspektore e Inspektoratit Qendror direkt ne varesi te Kryeministrit!!!
Kerkojeni ne google monstren dhe ju del, cudi si vazhdon e pashqetesuar te qendroje ne post kaq te larte dhe te vazhdoje pune elektorale per PD!!!
HA HA HA
I MODH MERO!
MOS JU NDAJ FARO BALLGJONIT SE KE MATERIAL SA TE DUSH
http://goo.gl/c0WVxn
Ky ben qirjako mos eshte ky ben chicago qe komenton gjithe diten ketu ne tema?
Shakat e Antenes jane 99,99% te verteta
Mero ka dhene kete nje leksin pulitik so behen zgjedhjet ( leksion i profesoreve te Demonkracise botnore;
ne tonin kemi Dushkun e do krijime te vogla origjinale)
Dhe Kesaj i thone Demonkraci!
Aq Demonkeaci qe jo vetem bohet por edhe trumbetohet, kaq u rruhet (me fani per fjalen e ndyre),
me nje llaf tallin leshte sy m’sy!
Me kujtohet ajo puna ÇekutBardhe ‘biberaj-pashko- azem- berish’
Ja:
– A ta themi?, me pyeti gramozi.
– Po thujeni, i thashe.
Dhe e nxorren (e ka fjalen per ate punen e ÇekutBardhe kur u kthyn nga Ameriqia)
Ket ‘sinqeritet’ e ka thon pulitikani berish ne TV.
Ky kerma ben qirjako eshte ai qe ka bere masaker ne Hipoteke, ne Tirane dhe tere Shqiperine!
Ky krim i saliberishes jo vetem per te vjedhur pushtetaret por per te bere kete dem kolosal per zhvillimin e ekonomise shqiptare: Pa pronesi nuk ka dot investim!
Kjo qe kane bere tash 23 vjet me pronat nuk demton vetem pronaret por ekonomine shqiptare.
Natyrisht me mision. Se paku i greko- serbeve. Se ne favor te ketyre shkon; se paku.
Si puna e prerjes se pemeve, prishjes se kanaleve, prishjes se nderrmarrjeve. Ka thone azemHajdari!, thuhej. Do na vije CekuBardhe i Amerikes! Jane te enverhoxhes!
Pronaret greke benin edhe kete si kane treguar ca nga Jorguacati: bini 10 rrenje peme te shkulura dhe pastaj j’u marrim ne pune!. Dhe ne e beme!
Po ram- meta qe s’e fusin brenda (kur shkeljet jane mal, ATY!)?
Pergjigjuni pyetjes Rilindore- dele. Me ato denoncimet qe kerkoi rama cfare do beje ? Apo ka stadiumin prioritet, si puna topallic- shpellarit ene Piktoresku!
Pa zgjidhjen e kokolepsjes se pronave s’ka zhvillim. Kur kjo te filloje, kjo eshte shenja qe Shqiperia do dale nga gropa! Dhe kjo behet fare shpejt me nje renie te shpates te kesaj ‘nyje gordiane’!
Por armiqte e Shqiperise jane t’u lujte kukamcefti me… Miqte!
Keshtuqe: Ali Hoxh a hoxh Ali ketu, dhe ne delet ne mes te Vathes qe bojme tifo per njonin, ky o filmi!
E gezofshim!
Nuk e di O Mero xhani , Ne kete katrahure q e jemi futur zor se do te kete ndonje zgjidhje .Forca e antishtetit vepron pa kufij.
Mero, nuk eshte krejt ashtu, pasi listat edhe kesaj here po i terezite Baba Salih Ram Gerdeci nga prapaperdes se dritares se erret te bodrumit te Alush Ages ?
Ndoshta nuk i kan mbaru leket ndertusit jevgjit dhe sponsorizon ende shpirtin dhe zemren qe e mban gjall-Grigjen.Gjithshka mund te ndodh jetojm ne tirone.Kur erdhen me jetu ne tiron grigja dhe kompani,kshtu do behet kryeqyteti,nivel baxhellash.
Ka lek vet ajo o Lasko jo si ty pa brek ne b*th