Një deklaratë e Majlindës në Facebook për Svobodën e ka shqetësuar seriozisht Kunatin. Luli e mori i alarmuar dhe i kërkoi të thërriste Majlindën dhe t’i tërhiqte vërejte, pasi ka dekonspiruar një fjali konfidenciale të tij.
-Çfarë fjalie, tha Kunati, se nuk e kam parë?
-Majlinda ka shkruar në Facebook se Svoboda paska thënë në takim, që në PD i çuan të fala për Ilir Metën.
-Po kush i ka çuar të fala, pyeti Kunati.
-Ore kjo s’ka rëndësi, i tha Luli, por thirre Majlindën të tërheqë deklaratën ose hetoje kush ia ka thënë ta shkruajë.
Kunati në siklet, thirri Majlindën për një kafe.
Biseda ishte e tensionuar pasi nuk kishin konfidencë me njëri- tjetrin.
Kunati u përgatit paraprakisht se si mund t’i bënte qejfin Majlindës. Mendoi një herë t’i shante Jozin.
-Shyqyr që kemi fytyra të reja tani, tha, se më parë vetëm Jozi u përfaqësonte në publik.
Majlinda nuk reagoi, po e pa me qesëndi.
-Nejse, Jozi nuk është grua e keqe, tha Kunati, por them që e teproi me protagonizëm, po Luli ka respekt për të.
Majlinda nuk foli prapë.
-Mesila është gocë e mirë, tha Kunati, duke ndryshuar bisedë me shpresë se do ta testonte për Mesilën.
-E mirë është, tha Majlinda.
-Unë e kam pasë adhuruar Sokolin, tha Kunati, dhe e kuptoj fare mirë boshllëkun që ai ka lënë mes miqve, me shpresë se do ta bënte të fliste.
-Ëhë, ia bëri Majlinda si me vete, pa ndonjë shprehje të veçantë në fytyrë.
-Desha të them se dhe Luli e ndjen shumë mungesën pasi tani nuk ka me kë të bashkëpunojë…
-Ou, tha Majlinda dhe ngriti vetullat duke parë Kunatin.
Kunati uli prapë kokën. Nuk u zbutka kjo dreq, tha me vete.
-Më pëlqeu shumë postimi yt në Facebook për Svobodën, i tha Kunati. E kishe të fortë atë kunjin për Ilir Metën, që i çojnë të fala nga PD-ja. Unë e kuptoj që dhe nëse dikush i ka çuar të fala me Svodobdën, ka qenë thjesht ndonjë batutë.
-Në fakt Svoboda na e tha me seriozitet, tha Majlinda. Dhe nuk është mirë të thuhen këto gjëra në emër të PD-së.
-Po për kë e kishte fjalën Svoboda, tha Kunati i çuditur…
-Për Lulin, i tha Majlinda. Ai i kish thënë në korridor: “s’kam ç’i bëj Doktorit, po unë jam gati për reformën territoriale, i thuaj Metës të më mirëkuptojë”. Por Svoboda na e tha ne si me takt.
-Ashtu, tha Kunati i prerë në fytyrë. Po si i bëhet, ndoshta bëre gabim që e nxore se qenka muhabet konfidencial.
-Nuk doja, tha Majlinda, po më tha Doktori. S’kam ç’i bëj atij.
Kunati heshti dhe u ngrit instinktivisht për ta përcjellë.
Kjo Majlinda eshte sharmi i PD, e meriton numrin 2 me shume se Grigja ?
http://goo.gl/RyRIz8
?
kjo nuk eshte nj batute per swobodan por nje e vertete dhe bregu ja beri mire qe ja tha
a mund te me tregoni se kush eshet Kunati ?
erion isufi, kunati i lulit. dmth atij qe mbase i shkep motren luli ? hahaha