Kunati analizon reagimet ndaj Laurës

17 Janar 2014, 18:26Antena TEMA

Reagimi ndaj deklaratës së Laurës ishte shumë i frikshëm dhe Kunati vendosi t’i bëjë një analizë serioze gjithë komenteve që janë bërë me këtë rast dhe PD të mbajë një qëndrim publik.

Meqë PD ka heshtur, shumë militantë në bazë e kanë marrë si udhëzim partie deklaratën e Laurës dhe kanë filluar të mendojnë për planin e zbatimit të regjimit të vizave.

Kështu, Kunati u shqetësua kur i erdhi sms e parë qysh herët në mëngjes.

-Mirëmëngjes zoti Kunat. Unë jam një kushëri i Flamurit nga Kukësi dhe më kanë hequr nga puna në ujësjellës këtë muaj si i PD-së. Unë jam marrë me viza që i vogël për në Kosovë, kur nuk lejohej të futeshe. Nëse do hapni konsullatë në Kukës, unë e marr përsipër me shpenzimet e mia punën.

Mesazhi i dytë mbërriti nga Shkodra.

-Përshëndetje, jam vëllai i Jozit. Kena punu për vite më radhë në konsullatë në Vatikan. Nëse ju nevojitet ndihma jonë, e keni falas për konsullatën e Shkodrës…

Kështu filluan të vijnë mesazhe nga shumë qytete.

Por më i fortë ishte mesazhi i ardhur nga Vlora.

-Kunat, si të kam vëlla. T’u bë zarar i madh me atë pallatin, po të të marrë të keqen se s’të lë Zoti pa bereqet ty. Dëgjova këtë punën e vizave vëlla. Të ka ardhur shans i madh në dorë. Mos bë gabim të hapëç konsullatë në Vlorë. T’i bie unë deri në Durrës me skaf njerëzit dhe aty futi ti me makinë brenda, merru nga 10 euro. Më duket se do t’i themi tutje fukarallëkut në opozitë vëlla. Mos e rruaj shumë për pallatin se llaç e tulla ishte.

Kunati e lexoi dhe filloi të qeshte. Ndërkohë Laura, e shqetësuar nga reagimet, trokiti në zyrë.

-Është bërë shumë e madhe, tha, unë nuk kisha qëllime kaq serioze për të fyer njerëzit.

-Problemi është se ne nuk jemi distancuar nga ty dhe njerëzit e kanë marrë si shenjë miratimi, tha Kunati. Kam marrë mesazhe nga gjithë Shqipëria, duan të hapin konsullatë në çdo qytet.

-Qyqja, vërtet Kunato?

-Po mi, po, gjithandej kërkojnë të hapin zyra. Duhet të bëjmë diçka. Të dalim të distancohemi se u bëmë gaz i botës.

-Ua, po si do thoni për mua, që nuk përfaqësoj pikëpamjet tuaja?

-Ja ta mendojmë bashkë, i tha Kunati. Rëndësi ka që njerëzit të mos bëhen gati kot për të hapur zyra konsullore në rrethe se do na hapin telashe.

-Nejse, bëjeni si të doni, tha Laura, por ta dini se qysh kur ka ardhë Luli kryetar, deri më sot, deklarata ime është më popullorja nga gjithë PD-ja. Asnjë njeri nuk ka reaguar për deklaratat e Lulit si për këtë timen.

-E vërtetë është, tha Kunati, por problemi është se ne na duhen votat dhe duhet të distancohemi. Ja, unë kam bërë gati një tekst, lexoje një herë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë si parti e parë antikomuniste në Shqipëri dhe pioniere e lëvizjes së lirë, është kundër çdo deklarate që fyen ose pengon këtë arritje madhore të demokracisë. Deklaratat e bëra nga persona të veçantë rreth kësaj teme, nuk duhet të ngatërrohen me PD, pasi përfaqësojnë pikëpamjet e tyre”.

-Të pëlqen, i tha Kunati.

-Më pëlqen, i tha Laura, sidomos fjalia e fundit që thua përfaqëson pikëpamjet e tyre. Kjo më bën ndryshe nga gjithë partia, pasi siç dihet dhe Luli përfaqëson pikëpamjet e Doktorit.

5 komente në “Kunati analizon reagimet ndaj Laurës”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Ha ha ha
    Dobic i madh ky kunati ?

    1. Flora N. says:

      LAJMI I FUNDIT;
      LAURA ESHTE SHTATZENE!
      http://goo.gl/wf07H1

    2. Be-X says:

      rrofte “kunati”, se na bon me humore!

  2. sh q i p says:

    aha, laura e vulosi erozionin ne parti. gati 90% e demokrateve nuk jane tironas. gati 90% e ketij 90%shi jane nga fshati ose rrethinat e qyteteve.po gati 90% e kesaj qe mbeti ose kane ikur te l.s.i. ose nuk e kane marre thelen e mishit. ah çi hape pune doktorit moj laura. apo s’kemi dhe zgjedhjet tani. ishalla shuheni me fare e me dege o primitive.

  3. kunati lulit says:

    po mi laura po tregoje ate qe te mbyt kohet e fundit nga Tirona o

    apo atij ja ke dhon vizen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje