Kunati është i kënaqur me strategjinë e re mediatike, të cilën ka filluar të vërë në jetë qysh në fillim të janarit. Ndërsa Luli vendosi të bëjë një tur në gjithë Shqipërinë në festa e themelimit të PD-së në rrethe, Kunati përpunoi strategjinë e re mediatike, se cilat figura duhet të shfaqeshin në ekran.
Përfundimisht u vendos që në ekran të shfaqet vetëm Luli, kurse elementët e tjerë lokalë të eliminohen se krijojnë ilaritet.
Kështu, operacioni më i vështirë u realizua në Shkodër. Gjithë çështja ishte si të shmangej Topalli nga kamerat.
Kunati vendosi dy kamerat e veta dhe u tha gjithë TV që do ta prodhonte ai sinjalin. Porosia ishte e qartë. Nëse Topalli i afrohej Lulit, kamerat do fokusoheshin diku tjetër në sallë, pastaj sërish vetëm tek Luli.
Strategjia funksionoi dhe pasi u shfaq kronika, Topalli u detyrua të reagonte në Facebook se i thoshin njerëzit pse nuk ishe në takim.
Po kështu ndodhi dhe me Patozin në Vlorë, Mesilën në Fier etj. Vetëm në Lezhë patën problem, pasi deputeti nuk i ndahej Lulit nga pas dhe nuk e shmangnin dot.
Pasi e pa se strategjia e re mediatike po funksiononte, Kunati thirri Grigjën për të marrë një mendim.
-Siç e shikon, gjithçka po shkon OK, i tha Kunati. Në ekran po del vetëm Luli dhe figura e tij po forcohet. Kemi marrë një furgon me të rinj të Forumit Rinor, që i çon Greta para fillimit të mbledhjes në sallë dhe ata diktojnë optimizmin në takim. Tani do fokusohemi tek figurat qendrore se kë të promovojmë në Tiranë. Më duhet një mendim nga ty se si ta përgatisim opinionin që ti të jesh nënkryetare e PD-së.
-E parë në fokusin e përgjithshëm si diçka që do t’i shërbente kompresimit të një sensi natyral të domosdoshmërisë së integrimit brenda së tërës të një pjese vitale në funksion të një tendence normale të funksionalizmit të lidershipit të ri, unë mendoj se mungon një garë reale për t’u ndjerë e konkurruar në këtë aspekt, dhe se nuk besoj se ka nevojë për ndonjë strategji për ta kuptuar atë çfarë njerëzit duan jo vetëm sa i përket personit tim, por dhe konvertimit të kontributeve në një funksion thelbësor që denjëson në aspektin funksional dhe institucionin e nënkryetares së partisë…
-Qartë, qartë, tha Kunati, e kam parasysh, d.m.th ti thua që njerëzit e kuptojnë vetë që ti je nënkryetare… po puna është çfarë duhet të bëjmë ne që të jem të sigurt?
-Është absolutisht inkoherenca që unë të eklipsoj me perfomancën time, një përpjekje për ringjallje të PD-së ndaj duhet të jem e tërhequr në atë masë që njerëzit të kërkojnë vetiu si një deduksion i brendshëm i perceptimit që ata kanë për lidershipin e ri…
-Qartë, qartë, tha Kunati. Ja të pyesim dhe Aldon se ky është më i vjetër këtu tek partia se cila është mënyra që të bëhesh e pranueshme për nënkryetare partie.
-Ça të them unë, ne e kemi pasur të lehtë më parë, tha Aldo. Dilnim tek “Antena brenda familjes” dhe ecnim në karrierë. Flamuri u bë ministër, unë ministër, Glori ngeli këshilltar… Nuk e di si e ka shefi mendjen, por po do të eci në gjurmët e Doktorit, unë mendoj se nuk duhet t’i ndryshojmë kriteret. Mua kjo më duket rruga më e lehtë.
-Epo urime, i tha Kunati Grigjës. Gjithçka po shkon OK.
SuperMero,
Une do te thosha “RINGJALLJA” E pd ?
http://goo.gl/2Aqrp9
U lodh kjo Mero u lodhen dhe Sponsor Gjenerali I kesaj femre I ka ber aksionet e bankes telef se I mori Grigja te ardhurat..
Jamarbër Malltezi: Puthuni me Çilin!
http://dielli.al/lajme.php?id=33476&k=4141
Per kuriozitet, kjo Grigja mos ishte ajo qe kujdesej per ” veglen” e Land Jevgut- ndertuesit, (si sekretare)
dhe per kariere kaloi ne konservimin e “hallatit” te Irfan Birres (Fanes) si asistente ?
Behet fjale perpara kar-ieres ne politike ..
i ke rene pikes plako, ajo eshte!
ahahhaha e madhe je… po sec kam degjuar qe ky ndertuesi ka mbetur pa sekretare dhe ska kush i kujdeset per “veglen”, pse nuk e provon njeher ti?? Ne fund te fundit mbase behesh dhe ti e njohur ;)ndersa per Fanen jam i sigurt qe ste mer ne pune sepse ka pretendime dreqi :p
Nuk e mohoj qe Grida me ka pelqyer…sidomos per qendrimet racionale kundrejt te kundertit!!!!!
Vetem se…kam vene re kohet e fundit nje mungese te theksuar koherence te saj dhe mbi te gjitha nje ‘jozefikim’ ne retorike. Nje dejavu me kohen kur PD promovoi Xhozi!!
Ka menderosur ate qe ne fakt duhet t’a kish patur si element paresor te references……boten akademike nga ku pretendon se vjen!!!!
Po cila është kjo Grigja? Po e di njeri, të ma tregojë.
Me funderinat e pd kryesohen e perfaqesohen nga kjo Grida qe ben kollotumba ne podiume .Eshte nje pordhace qe s’e ka shoqen
nuk me duket ndonje gje e re…Grida nje teorike e pashoqe qe ka depertuar vetem me pamjen dhe shthurjen..
hmmmmmm brisk nga goja kjo duma. Meqe ra llafi kjo Grida a Grigja Duma, ca e ka Aleksander Duma te Vjetrin dhe te Riun?
Hahaha, Mero i madh!!