Kunati duke organizuar festën e RD

7 Janar 2014, 21:59Antena TEMA
Kunati duke organizuar festën e RD

Kunati nuk kishte dëgjuar kurrë për festën e RD. Kur i thanë se duhet organizuar festa, u hutua shumë. Nga sa mbante mend ai kur ishte i vogël, kur doli RD, babai i tij erdhi në shtëpi i ngrysur dhe bërtiste se kishte dalë një gazetë fashiste që shante shokun Enver.

Kurrë nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte që duhej bërë dhe festë për të.

Shkoi në zyrë të Lulit të sqaronte detajet.

Luli ishte shumë i preokupuar që gjithçka të shkonte mirë.

-Duhet të bëjmë kujdes me protokollin, i tha. Duhen thirrur gjithë ish- kryeredaktorët dhe duhen nxjerrë në rresht të parë ata që kanë qenë më gjatë kryeredaktor, i tha.

-Në rregull, tha Kunati. Kush ka qenë kryeredaktori më jetëgjatë?

-Ja prit të pyes, tha Luli dhe bëri telefon. Pas një bisede të shkurtër në telefon, mbylli celularin.

-Ndërroje, i tha. Nuk do dalin në rresht të parë kryeredaktorët më jetëgjatë, se paska qenë Patozi 8 vjet. Nise nga këta që kanë qenë tetë javë, Frrokun vërë të parin.

-Në rregull, tha Kunati, ja e shënova Frrokun. Ky me ne është këto kohë, pyeti Kunati.

-Me ne, me ne, tha Luli.

-Po ndonjë gazetar më jetëgjatë kush ka qenë?

-Ja të pyes, tha Luli dhe bëri përsëri telefon.

-Hiqe këtë kriter, tha, gazetari më jetëgjatë nga 1991 deri më 2002 paska qenë Filip Çakuli. Mërzitet Doktori po hiqe.

-Mirë, e hoqa, tha Kunati. Ça kriteri tjetër të përdorim?

-Duhet të lançojmë këta që kanë bërë shkrime kritike dhe për PD, tha Luli, që të tregojmë se ka qenë parti me demokraci të brendshme.

-Kush janë, tha Kunati, t’i nxjerrim aty para.

-Ja se m’i kanë dhënë emrat, tha Luli. Shkruaj Ermal Dibra, Arsen Dibra, Agim Dibra, Artur Dibra, Afrim Dibra, Largim Dibra, Ngarkim Dibra, Shkarkim Dibra…

-Qenkan gjithë me një mbiemër, tha Kunati i çuditur.

-E pra, tani po i shikoj dhe unë, tha Luli. Do kenë qenë nga Dibra.

-Po çfarë kanë kritikuar brenda PD-së këta, tha Kunati, që ta themi në fjalim.

-Këta kanë zhvilluar demokracinë e brendshme, tha Luli. Kanë bërë dhe shkrime kritike, bile të egra ndaj personaliteteve të PD-së. As që kanë pyetur fare për censurë. Kanë sulmuar Azem Hajdarin, e kanë bërë copë. Gramoz Pashkon e kanë bërë fërtele. Genc Pollon po ashtu. Eduard Selamin e kanë grirë. Janë vërtet gazetarë me personalitet, që nuk janë të ndryshuar dhe me autocensurë, tha Luli, ndryshe nga gazetarët e partive të tjera, që nuk guxojnë të kritikojnë në gazetat e tyre liderët e partisë.

-Qenka perlë kjo, tha Kunati. T’i nxjerrim dhe t’u japi një dekoratë Doktori meqë do jetë aty.

-Më thotë ky kryeredaktori i RD që nuk i gjejmë dot këta njerëz, tha Luli, se i njeh vetëm Doktori, por mjafton t’i përmendim dhe atij i bëhet qejfi.

-Qenka fantastike, tha Kunati. Si nuk i ngel qejfi Doktorit kurrë për këto kritikat e brendshme? Po ndaj Doktorit kanë bërë ndonjë shkrim, tha Kunati.

-Kanë bërë, tha Luli, e kanë kritikuar disa herë që është i butë me armiqtë e brendshëm në PD.

-Bravo u qoftë, tha Kunati. Ja gazetarë të tillë na duhen. Këta meritojnë të vihen në rresht të parë.

10 komente në “Kunati duke organizuar festën e RD”

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Nuk e kam pare ndonjehere dashnoren e kunatit.
      A eshte no nje fare gopi?

      1. Be-X says:

        pyet lomin e 21-shit, se ai e ka patur i pari!

    2. Gezim Kame says:

      Edhe une jam per Frrokun:
      http://goo.gl/PO14vh

  1. lindita says:

    Shume i bute me armiqte , eshte Jo vetem qe nuk i vrau por i pasuroi ,nuk dine sa leke kane bere .

  2. al ramy nuri ben sali abu servet ben.qafir al bathorja says:

    O kunato. O oo kunat.
    Mos e.caj koken se dhe une kurre se kam prek me dore rd.
    Kur skishin dale letrat higjenike as per te fshire menderen nuk e prekja se kisha frike se me fuste infeksionin nga poshte.
    Te fala babes bos qe ngre pallate me shume kate

  3. al ramy nuri ben sali abu servet ben.qafir al bathorja says:

    Degjo kunato.
    E njef ramyn dhe qen chicagon ti? Punojne ne bashki me duket.
    I dola borxhit. I thashe. Mos e fshini menderen me rd ne se do merrni infeksion. Sme degjuan.
    Tani infeksioni nga mbrapa u ka shkuar deri ne tru.
    Car lloj infeksioni? Me pyet.
    Sjam I sigurte po me duket se sifiliz. Keshte me tha zigur q(k)arri. I ka shoke te dy.

  4. rita says:

    Ahaaa ky dibra pseudonimi i Sales

  5. bato says:

    Frrokut i takon te jete i pari ne liste se eshte ai i pari qe me shkronja te medha shkroi ne gazeten ” Koha jone” artikullin me titull: ” Berisha , ky malesor i pabese!”.

  6. Be-X says:

    po shkoje te fle i qete, mbas ketij lexim-argetimit, mbi shokun “kunat”!
    me sa di une, shoqen qe kunati e ka tani, e ka patur dhe lomi i 21-shit, ne tirone. lomi i ka nja ca goca ne Bologna, sic duket kjo u tregua p.dh. e u largua para se ai ta hidhte ate ne terren!
    duhet te jete e zgjuar si kunoti i lulit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje