Kunati humbet qetësinë me “urimet e Jarit”

24 Dhjetor 2013, 19:55Antena TEMA
Kunati humbet qetësinë me “urimet e Jarit”

Kunati e humbi përfundimisht qetësinë me urimet e Jarit. Pas urimit të vitit të kaluar, ku Jari bëri vjershën e famshme “rrugët me makina, detet me vaporë, qiejt me avion, rroftë qeveria jonë…”, Kunati e kishte lajmëruar që këtë vit urimi të ishte i thjeshtë dhe i shkurtër.

Jari kishte lëvizur dy herë mustaqet dhe kishte tundur kokën në shenjë miratimi.

Kur më në fund mesazhi u shpërnda dhe Kunatit i iku truri.

Festën e Krishtlindjes e quante Ringjallje.

Kjo e acaroi aq shumë Kunatin, se e thirri vetë Jarin në telefon.

-Kush ta shkruan mesazhin e urimi mo burrë, i tha…

-Ma shkruan sekretarja, po ia diktoj unë se kam problem me dorën, i tha Jari.

-Po vëre një këshilltar ta shkruajë, i tha Kunati, se nuk po ia thoshte dot që ke bërë skandal.

-Këshilltarët nuk pranojnë të shkruajnë, tha Jari. Thonë që nuk jemi daktilografistë. Ndaj m’i shkruan sekretarja gjërat.

Kunatit po i ikte truri.

-Po mirë, të bëjnë tekstin të paktën këshilltarët, i tha Kunati.

-Po ja, e bëri vjet ky këshilltari që merret me kulturën, dhe u tall gjithë dynjaja se bëri atë vjershën. Kur i thashë unë që po na tallin këtë vjershën, më tregoi një kartolinë nga fëmijëria ku kishte marrë një urim me tekstin “Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta, kartolinën ta dërgova, mos kujto se të harrova”.

-Nejse, tha Kunati, desha të të them se kjo ka një gafë të rëndë se thua festa e Ringjalljes, është e Lindjes së Krishtit.

-E mendova, tha Jari, po nuk e bëja dot e Rilindjes se duket sikur është festë e PS-së.

-Po pse do ta bëje e Rilindjes, e shkruaje thjesht Lindja e Krishtit.

-Dëgjo këtu, i tha Jari. Duhet të jemi seriozë. Krishti ka lindur dy mijë vjet më parë. Tani fakti që e ne e festojmë çdo vit, d.m.th që ai rilind çdo vit. Pra i bie Rilindja tamam, jo Lindja. Nuk mund ta pranoja kurrsesi ta shkruaja Rilindja. E lashë Ringjallja më mirë. Njësoj është në fund të fundit të fundit.

-Nuk është njësoj, i tha Kunati, se Lindja bëhet në maternitet, Ringjallja bëhet në varreza.

-Ah, këtu ke të drejtë, tha Jari. Po e shtojmë në tekst që ka rilindur në Jerusalem.

-Jo, jo, lëre se mirë është kështu siç është, tha Kunati.

I mërzitur me Jarin dhe gafat e tij, thirri këshilltarin e vet për kulturën.

-Mund të më thuash pse e keni bërë në mesazh Ringjallja dhe jo Lindja e Krishtit, i tha.

-E menduam gjatë, tha këshilltari, dhe vendosëm Ringjallja.

-Po pse Ringjallja, i tha Kunati.

-Pamë Doktorin në Kuvend dhe na u duk se u ringjall dhe një herë me atë luftë të paepur që bëri. Dhe vendosëm të bëjmë një urim simbolik përmes metaforës së ringjalljes.

-E kuptova, tha Kunati. Keni bërë shumë mirë, se po të dukej si Lindja e Krishtit, do e hante Luli.

E mbylli telefonin i deshperuar nga keshilltari Jarit.

-Ti japim dhe nje here shnasin vitin qe vjen ndoshta e qellon tamam urimin tha me vete. Kot nuk thone e treta e verteta.

9 komente në “Kunati humbet qetësinë me “urimet e Jarit””

  1. Sanije Mulleti says:

    Do të jetë po aty Jari vitin që vjen, a? Vallahi, me këtë yrysh që ka nisur Ringjallja, më falni – Rilindja nuk kanë për ta mbajtur bythët në atë kolltuk.

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      A ha ha ha ha ha
      A ha ha ha ha ha:

      E mbylli telefonin i deshperuar nga keshilltari Jarit.
      -Ti japim dhe nje here shnasin vitin qe vjen ndoshta e qellon tamam urimin tha me vete. Kot nuk thone e treta e verteta.

      http://goo.gl/UzKNJt

    2. Kaliopi says:

      Po arkeologu i Odetes kush eshte? Kush e di kush e zevendeson Jarin ne detyrat e tij funksionale. Se ne fushen e pallimit Jari ka difekte serioze. Kete e kuptoi i pari ai Spahija i shendetesise. Doli me kastravec ne dore por …nuk e lane per shume kohe.

  2. Gezimi Elbasan says:

    E bane mut ime Jaro.

    Jep dorehekjen se ene nji shans qi ta dhom vjet e hume.

    Te fala Odetes Jaro.

  3. Floriani says:

    O Bujar, o Bujar,
    Gamor Ti, gamor kush te vuni
    so e neser valo huni.

  4. Rita says:

    Ckeni me Raxh Kapurin ju.

    Ky dihet qe shurren e ben ne breke.

  5. VLTR says:

    Po cfare keni me Jar ziun, nje tas pershesh do.

  6. Be-X says:

    po ky kunati i Lulit a ka ndonje pallate buze detit?

  7. ben says:

    Ky president nuk kupton shqip ?
    Ky injorant nuk di cfare do te thote fjala lindje ?
    Mjere shqiptaret me Nishanet vellezerit injorante te Rexhepit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje