Kunati, kafe me Zenin për humbjen e statusit

18 Dhjetor 2013, 21:29Antena TEMA
Kunati, kafe me Zenin për humbjen e statusit

Kunati sot ishte më i qetë. Reagimet për statusin e kishin bërë entuziast. Mbi të gjitha shquante deklarata e Aldos që statusin e humbëm se prishëm pallatin e Lulit në Vlorë.

-Edhe pse duket si i trashë ai Aldo, ca gjëra i thotë të mençura, mendoi me vete Kunati.

I vetmi, me të cilin mund ta ndante kafen e mëngjesit sot, ishte Zeni. Kishte dhe ai meritat e tij në këtë histori.

Erdhi si gjithmonë me çantën e zezë, që nuk e lëshon nga dora.

-Na nderoi Hollanda këtë radhë, i tha.

-Kaq do ta bënte për familjen tonë, tha Kunati. Çuam gjithë lekët pas ‘97 aty kur ata ishin në krizë. Një nder kaq të vogël ia kishin borxh Lulit.

-Po dhe ti ke meritën tënde për Gjermaninë.

-A thua kam ndikuar, tha Zeni.

-Patjetër që po. Kish thënë Merkeli, ata që na prishën investimin e linjës Shqipëri- Kosovë, nuk e meritojnë statusin. I kishte thënë ai këshilltari që ata kanë ikur nga pushteti, nuk janë më. Nuk më duhet gjë mua, i kishte thënë, më ka thënë ambasadorja ai çuni i kryeministrit na ka prishur tenderin se e donte për vete. Kishte ngulur këmbë akoma këshilltari, i kish thënë nuk kanë faj këta të rinjtë, kanë ikur ata nga pushteti. Jo, jo, i kish thënë Merkeli, kur të dëgjoj që janë në burg, takohemi bashkë përsëri.

-Hahaha ça gallate, tha Zeni. Le ta kruajë me gjykatat tona, le ta kruajë. Se ia ka futur Gjini një gjë 1 milion euro gjermanëve të aeroportit. Me sa duket kjo halla Merkel dashka ndonjë gjobë personale. Ça kujto ajo, se i ka gjykatësit e vet këtu? Ta kruajë po deshi.

-Mirë që ma hape këtë muhabetin e gjyqeve, i tha Kunati. Kemi lajme të mira. Ai Luan Hoxha ka fituar azil politik në SHBA për Gërdecin. Kështu që po e pamë keq, ia fusim në SHBA. Kur mori Luani që ishte oficer azil dhe nuk kish lidhje me Gërdecin, ti që ke qenë kokë e këmbë brenda, merr pasaportë që në aeroport.

-Po pra, po, tha Zeni. Unë kam dhe viktima në familje se më është vrarë burri i tezes, ai s’ka asnjë pasojë.

-Po pra, i tha Kunati. Ty të mendova kur dëgjova këtë punën e Luanit. Le që ke dhe dëshminë e Luanit në ambasadë amerikane që e dha Wikileaks, që kreu i asaj pune ishe ti.

-Po mo po, s’ka problem, i kanë vetë letrat ata, tha Zeni. Po dhe ti besoj e merr në Hollandë.

-Unë po. Boll të them jam Kunati i Lulit dhe e marr. Aq nder ua kemi bërë atyre. Plus që na ka ndihmuar dhe ky Ilir Meta sot me atë deklaratën që “Doktori të mos bëhet më hollandez se Luli”. Pa i ngelur hatri Doktorit, po kjo na ndihmon shumë në Hollandë, pasi dukemi se jemi të vetmit hollandezë këtu.

-Po pra, po, tha Zeni. Më shumë punë kemi bërë unë e ti se sa gjithë opozita për ta dështuar statusin. Luli me Doktorin mburren kot. Po të mos ishim unë e ti, e kishin marrë statusin sot këta dhe hajt t’i duroje.

7 komente në “Kunati, kafe me Zenin për humbjen e statusit”

  1. Muco Qulli says:

    Na Antena sot Vecoj diallogun:

    “…Erdhi si gjithmonë me çantën e zezë, që nuk e lëshon nga dora.
    -Na nderoi Hollanda këtë radhë, i tha.
    -Kaq do ta bënte për familjen tonë, tha Kunati. Çuam gjithë lekët pas ‘97 aty kur ata ishin në krizë. Një nder kaq të vogël ia kishin borxh Lulit.
    -Po dhe ti ke meritën tënde për Gjermaninë.
    -A thua kam ndikuar, tha Zeni.
    -Patjetër që po. Kish thënë Merkeli, ata që na prishën investimin e linjës Shqipëri- Kosovë, nuk e meritojnë statusin.”

    http://goo.gl/54RFUI

    1. 1 prilli says:

      Debil! Emri qe ti perdor eshte i nderuar si deshmor i atdheut. Dhe nuk eshte qe gomare si ty ta perdorin per gallate ne blogje.

      1. Muco Qulli says:

        @ 1 prilli
        Edhe marketingu me i keq,
        eshte marketing i Mire.

        P.S.
        Ti beji marketing 1 prillit, une Muco Qullit ?

  2. Pilo Lala says:

    Ne Shqiperi eshte djali Berishes?
    Hiqini pashaporten te pakten, sa ti mbushin letrat per burg.

  3. Kolonjari says:

    Ore ky Zeni mire kur qe i martuar po edhe tani qe eshte me Armina Mevlanin vete akoma ne Goldentime ne Vjene http://www.goldentime.at dhe ju mburret vajzave qe eshte djali i Sali Berishes?!?! Paska qene i mbaruar fare diteziu! Na turperoi me keq se Nanua ne Vjene

  4. Epirioti says:

    Si fabulat e La Fontain i ke këto shpoti z. Mero. Si arrin e shkruan përditë dhe kaq shumë koncepte sa sarkastike në humor aq dhe analitikë në politikë. Bravo e madhe. Lulet janë pë Paris, këtu i hanë gomerët. Është kënaqësi gjithmonë të lexosh shkrimet e tua edhe kur nuk na pëlqen ideja, prapë logjika e shkrimit është tejet mbresëlënëse. Faleminderit dhe respekte!

  5. naser says:

    ore e di se nuk e publikoni msn po ty ropt e grun ku ti kesh o mero trapi po ne 97 te kam rujt ty o zorraxhi se ishe me doktorin mos harro jemi ketej nga europa do vijme po tha doktori.po do te rjepim o b qiree.jemi ata qe mbrojtem presidentin ne 97 skemi vdekur akoma o kelysh po je i mesur te rrahin e te qin ropt se rop qire je ti e ata qe te pagujn .vije e thoje se do me vrasin gramoz ruçi me shoke e te thoshim ska problem jemi ketu mos ke frik .po e teprove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje