Kunati i Lulit bën dosjen për dorëheqjen e Zonjës së Parë

11 Dhjetor 2013, 20:43Antena TEMA
Kunati i Lulit bën dosjen për dorëheqjen e Zonjës së

Kunati i Lulit sot ishte në mëdyshje se si duhet të silleshin me dorëheqjen e Zonjës së Parë. Deri sa Doktori ishte kryeministër, Zonjë e Parë quhej gruaja e tij. Pas 23 qershorit, kishte dëgjuar zëra se tani Zonjë e Parë duhet të quhet gruaja e presidentit. Kjo nuk i pëlqeu Kunatit, i cili në fakt kishte propozuar që Zonjë e Parë për PD duhet të jetë gruaja e kandidatit për kryeministër dhe jo e presidentit.

Ky ndryshim koncepti kishte ndarë palët dhe Kunatit nuk i pëlqenin përçarjet, kështu që e mbylli këtë debat.

Sot këtë debat e hapi Luli, duke i kujtuar se ç’do bënin me dorëheqjen e Zonjës së Parë.

Kunati tha se duhet të mbledhim disa fakte që të bëjmë një deklaratë të besueshme për ta mbrojtur.

Thirri Glorin dhe i kërkoi të pyeste kush ishte ende tek Ministria e Turizmit nga PD-ja, që të tregonte çfarë ka ndodhur.

-Të gjithë në punë janë shef, i tha Glori. Do t’i pyes dhe të bëj një raport.

Pas dy orësh Glori kishte gati raportin dhe ia la Kunatit në tavolinë.

Në të shkruhej:

“Zonja e Parë është ndeshur me një klimë terrori dhe fyerjesh në ministrinë ku punonte. Një sërë dëshmitarësh japin fakte kokëforta që tregojnë se ajo ka punuar në një klimë të tensionuar dhe tallëse nga të punësuarit e rinj.

Kështu, një ditë, ndërsa ajo po ngjitej për në zyrën e saj, ishte e lodhur nga rruga dhe po ecte ngadalë. Nga pas ka dëgjuar dikë që ka thënë, “po kjo ç’më ikën sikur ka burrin nga krahu”. Kjo e ka rënduar shumë gjendjen e saj shpirtërore dhe sapo ka mbërritur në zyrë, ka marrë në telefon shefin e kabinetit të burrit dhe i ka shprehur hidhërimin.

Një ditë tjetër, sipas një dëshmie, ajo është ndeshur në korridor me ministren e re, dhe ajo vetëm sa e ka përshëndetur “mirëmëngjes”. Zonja e Parë është tronditur shumë, pasi në praktikën e ministrisë është që Zonja e Parë duhet pritur nga ministrja në korridor, duhet të ftohet në zyrë për kafe, të konsultohet për punët e ministrisë dhe të pyetet kush do hiqet nga puna dhe kush do rrijë. Sa për dijeni, për shembull ministri Xhaferi shkonte një herë tek zyra e saj, pastaj fillonte mbledhjen e mëngjesit. Kurse Visari merrte gruan e tij dhe i shkonin të dy në zyrë. Kjo praktikë nuk po ndiqet më dhe ajo nuk ndjehet më e respektuar.

Ka dëshmitarë që pohojnë dhe situata tensioni në ministri. Për shembull, një ditë shefi i kabinetit të ministres i ka kërkuar Zonjës së Parë një material pune për detyrën që bënte. Zonja e Parë e ka parë e çuditur dhe i ka thënë nuk të kuptoj çfarë kërkon.

Ai i ka përsëritur se ministria kërkon një material nga ju për punën që po bëni.

Zonja e Parë është tronditur thellë dhe e ka marrë këtë si një provokim. Sipas saj, ministria kërkon ta implikojë atë si bashkëpunëtore në krim duke i kërkuar detyra me shkrim për punën që bën, me qëllim që t’ia përdorin në të ardhmen si bashkëpunëtore e socialistëve.

Ky ka qenë kulmi dhe Zonja e Parë nuk e ka pranuar këtë poshtërim.

-Nëse ju do vazhdoni të më kërkoni të punoj, unë ndjehem e fyer, e tensionuar dhe e parespektuar, i ka thënë ajo dhe ka dhënë dorëheqjen”.

Kunati e lexoi dhe iu duk shumë interesant.

-Kjo meriton të quhet Zonjë e Parë, tha, po ça të bëj që nuk kemi leverdi. Po e lëmë një herë për një herë reagimin. Të shikojmë si do reflektojë Bujari. Për ta respektuar meqë nuk lëviz dot, po i rekomandoj Lulit ta bëjë festën e PD-së në Pallat të Brigadave. Kështu që do të jemi më afër dhe ai nuk do lodhet.

8 komente në “Kunati i Lulit bën dosjen për dorëheqjen e Zonjës së Parë”

  1. leo england says:

    Ahahaha, njerez te pafytyre. Po te kishe cipe ne faqe duhet te kishe dhene dorheqje me 24, pas zgjedhjeve bashke me kapter supen. Kur ai nuk ben dot detyren si burre per cfare e do me???? Ti lash bithen apo ti veshesh brekushet matufit. Ti je e re e ke nevoja qe kapteri nuk I plotson dot. Ai Edi gjate thote Saliu jot I don shume grate dhe qe ta mbaj kapterin tend ne pune, duhet te vesh e ti besh ne krevat a ne gjunje, varet ca pozicioni preferon piktori. Ahahaha, yyyypppp xhixhi, e honored ene ti dhe me te drejte,, ke kohe qe Ben pushime, duhet pak aktivitet se ju te PD lepini mire sidomos gjerat e gjata si peas, banane, etj.

    1. GENT Tr. e Re says:

      Po kur bo ene kjo si Mis Etika profesionale.
      Me ate matufin per burre
      http://goo.gl/ToJPfd

  2. VLTR says:

    JAR DEREZIU ESHTE BERE PER TE TALLUR B…

  3. Bradhi says:

    Hahahahaha jari, Bujari ai mbete gjithmone…….Donte pa e katandisi veten ne kete pozicion….hahahahaha ….” Po kjo cme iken sikur ka burrin nag krahu…” hahahahaa

  4. DEDA says:

    Po kjo paska shume te drejte qe eshte ofenduar e ka dhene dorheqjen. Perderi sa shqiperia mba nje president te paafte pse te mos respektoj edhe nje qe rri kembe mbi kembe e nuk do te punoje. Ky ka qene morali dhe kultura e qeverrise se Saliut dhe PD. Prandaj edhe hutohen e bertasin per “padrejtesit” qe u behen.

  5. babec says:

    I ka shprehur Jari, te gjitha te fjalimi ngjethes i urimit te vitit te ri 2013. Eshte akoma ketu te arkivi i temes!
    Mezi po presim urimin Jaresk te sivjetem. Tani pas doreheqjes, dhe zonjeza do jete daha me e lire, e po te sillet Jari mire, edhe mundet t’I jape nje dore…

  6. Leader says:

    ja kjo eshte gazetaria qe duan injorantet e temas..diarreja politike e edi rames

  7. Lali says:

    Ushtare ngeli i ziu asnjehere komandat, kesaj here e pati shancin po ngeli tek testi i shurres…..Berisha i thote shurren perpjet e hedhi une ti vetem qendro drejt, se une me shpinen kam problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje