Kunati i Lulit ishte dje në siklet pasi Luli i kërkoi një sërë tezash se si mund ta justifikonin në shtyp faktin që gjashtë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, PD nuk ka bërë asnjë analizë të humbjes.
Kunati i hyri punës të gjente disa argumente të forta t’ia mbyllte gojën shtypit.
Dhe më në fund ia doli.
-E para që duhet të kemi parasysh, i tha Lulit, është fakti që Edvin Rama filloi të qeverisë keq dhe nuk na jep ne të drejtë morale të kritikojmë veten tonë pa kritikuar atë.
-Po si mund t’ua shpjegojmë njerëzve këtë, tha Luli.
-Po ja, i tha Kunati. Marrim rastin e pallatit tonë në Vlorë. Mirë, keq, me leje, pa leje, ne e ndërtuam. Pra, ishim qeveri e punëve të mbaruara. Erdhi ky dhe po e prish. Tani o zotëri kush është më i dështuar këtu, ne që e bëmë apo ky që po e prish? Natyrisht ky që po e prish. Atëherë si të bëjmë ne analizë të humbjes? Të themi ne që në Vlorë humbëm se kishim bërë një pallat? Në asnjë mënyrë. Vlora është gënjyer më 23 qershor, dhe tani pas prishjes së pallatit ka për t’i treguar vendin Edvin Ramës. Kështu që i bie që Edvin Rama të bëjë analizë të humbjes që do pësojë dhe jo ne.
-Kjo është bindëse, i tha Luli. Por ndonjë ilustrim tjetër se ky ilustrimi me pallatin tonë është pak problem?
-Po mirë, ilustroje me Belle Air, tha Kunati. Qeveria jonë mezi e ngriti, e lartësoi, erdhi ky e falimentoi. Si mund të kërkojmë falje për humbjen ndërkohë që ky duhet të kërkojë falje për humbjen që do pësojë me këtë që ka bërë.
-Dakord, po jo këtë, gjejmë ndonjë shembull tjetër, tha Luli.
-Tjetër, u mendua Kunati. Po mirë, gjejmë tjetër. Fotografinë e Enverit. Si të kërkojmë falje ne pse humbëm nga fotografia e Berishës, kur këta kanë ngritur fotografinë e Enverit? Këta duhet të kërkojnë falje që kanë ngritur fotografinë e Enverit. Ne tani ku ta kemi mendjen, të ngremë njerëzit në protesta për fotografinë e Enverit apo të merremi me të shkuarën dhe të analizojmë pse humbëm nga fotografia e Berishës? Ne nuk jemi parti që merremi me të shkuarën, por me të ardhmen. Këtë tezë mbaj si kryesore.
-Dakord, mirë është si ide, i tha Luli, por ndonjë ilustrim tjetër?
-Po ja, ilustroje me armët kimike. Si do merreshim ne me analizën e humbjes, thuaj, kur humbja e Edvin Ramës ishte punë momenti më 15 nëntor, kur do thoshte PO për armët kimike. Disa sabotatorë na keqinformuan sikur ai do thoshte PO dhe ne u ngritëm në protesta. Pastaj ai tha JO dhe ne ngelëm pak keq, por kjo nuk do të thotë që ne mund ta neglizhonim si rast. E kupton ti sikur ta kishim rrëzuar më 15 nëntor, ç’kuptim do kish të thoshim pse nuk u analizua humbja. Tani do ishim duke analizuar fitoren.
-Kjo po, tha Luli. OK, u bë. Atëherë i vetmi argument që do përdor është se Edi Rama nuk na ka lënë të analizojmë humbjen.
-Patjetër, dhe është e vërtetë, i tha Kunati. Bile shto dhe faktin që ai ka frikë të analizojmë humbjen, pasi do dalin arsyet e vërteta të saj, të cilat janë mashtrimet e tij ndaj shqiptarëve.
-E kuptova, e kuptova, tha Luli. Faleminderit shumë. Ja do t’i përsëris dhe një herë para pasqyrës dhe do ik në emision.
Kush i shkruan keto humoret? Si analfabet me duket.
Si thua për këtë o anti tank pa thep e shqekëz?
Kjo po, tha Luli. OK, u bë. Atëherë i vetmi argument që do përdor është se Edi Rama nuk na ka lënë të analizojmë humbjen.
http://goo.gl/PS2jWI
Ahh mer Anti Tank. Ske faj ti, Ste le Sala me msu shqip.
I shkru Mero Baze, ke nai problem ti??
…antena i paraprin ngjarjeve ne pd….eshte e cuditshme ; por luli nje dite me pas i meshon te njejtes linje e deri ne forme eshte vazhdim i antenes…POR…ne nje nivel me te ulet…
v.o…mos zoti Mero shkruan edhe per lulin…si klient i dores se dyte