Kunati i Lulit sot ka qenë i angazhuar të ndjekë me vëmendje skandalin e gjyqtarëve, të filmuar nga “Fiks Fare” se si merrnin lekë për të nxjerrë një protestues nga Puka prej masës së arrestit. I shqetësuar se pas kësaj mund të bëheshin një sërë shkarkimesh në drejtësi, dhe mund të prekte me këtë rast dhe njerëzit e Lulit, Kunati përgatiti një “memo” ku rekomandonte qëndrimet e PD-së për këtë çështje.
Në memo porositej:
-Skandali që ka publikuar “Fiks Fare” është një vepër e organizuar e Edvin Ramës për të shkatërruar pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe për ta futur atë nën kontrollin e pushtetit. Emisioni “Fiks Fare” është ashtu siç e ka përcaktuar Kryetari Historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një emision i drejtuar nga Çakalli, i cili kërkon t’i shërbejë Edvin Ramës në misionin e tij. Nxitimi i Lulit, që falenderoi para pak javësh këtë emision me rastin e zgjedhjeve në Korçë, duhet konsideruar një lajthitje nga mungesa e përvojës si kryetar partie. Tani e tutje gabime të tilla nuk do të përsëriten.
-Të goditet vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm për pezullimin e një prokurori dhe një oficeri të policisë gjyqësore në Pukë vetëm pse pamjet e montuara të “Fiks Fare” treguan se ata ishin përfshirë në marrje lekësh. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Prokurori i Përgjithshëm është në lojën e Edvin Ramës, që kërkon të ngrejë stekën tek ndëshkimi i gjyqtarëve që po dalin sonte në video dhe që pritet të dalin në vazhdim. Pra, Edvin Rama përdori Tikun që të kërkojë tanimë dhe shkarkimin e gjyqtarëve që do t’u dalë emri. Këtë nuk duhet ta lejojmë kurrë.
-Të bëjmë kujdes se disa montime në këtë video mund të përdoren për të futur përçarje mes gjyqtarëve dhe eprorëve të tyre. Nga burime konfidenciale kemi mësuar se në një video në vazhdim thuhet se kryetari ka marrë 2 mijë euro, ndërsa gjyqtarët nga një mijë euro. E vërteta është se të gjithë kanë marrë njësoj dhe nuk ka diferencë mes kryetarit dhe anëtarëve. Çdo dizinformim në këtë aspekt duhet të përgënjeshtrohet dhe duhet të sigurohen gjyqtarët që kryetari i tyre nuk i ka tradhtuar.
Në emër të Lulit, ju siguroj ju se çdo gjë është ndarë në mënyrë të barabartë dhe të ndershme.
-Të mbrojmë me çdo kusht Presidentin, i cili është garanti i vetëm i luftës kundër korrupsionit në drejtësinë shqiptare. Synimi i kësaj videoje destabilizuese ka të bëjë me nisjen e një sulmi deri në shkarkim të Presidentit tonë, nën akuzën se si kreu i sistemit të drejtësisë, nuk ka marrë masa të ndalojë korrupsionin në drejtësi. E gjithë kjo bëhet për akuza qesharake, pasi bëhet fjalë për dhurata prej 1 mijë euro, shifra të cilat gjyqtarët tanë as që i përfillin fare dhe nuk kanë ndikim mbi vendimet e tyre.
Vetë Presidenti ynë i nderuar ka thënë se sistemi do të vetëkorrigjohet dhe ne jemi të sigurt se gjyqtarët tanë në të ardhmen nuk do ta ulin veten të marrin një mijë euro, por do të jenë dinjitozë në qëndrimet e tyre.
Detyra jonë është t’i presim rrugën këtyre spekulimeve që duan të godasin Presidentin dhe të çojnë në referendum ndryshimet kushtetuese.
-Porosia e fundit e Lulit për ju është të mos e ulim kokën dhe të mos dorëzohemi para provokimeve të tilla. Në fund të fundit ajo që vendos se çfarë kanë bërë gjykatësit është vetë gjykata dhe jo një video e montuar. Luli është pranë gjithë atyre gjyqtarëve të tronditur sot nga kjo ngjarje e turpshme dhe i garanton ata se me ardhjen në pushtet të tij, sjellje të tilla nuk do përsëriten më.
PJESE NGA LETRA E KUNATIT:
“…Nxitimi i Lulit, që falenderoi para pak javësh këtë emision me rastin e zgjedhjeve në Korçë, duhet konsideruar një lajthitje nga mungesa e përvojës si kryetar partie. Tani e tutje gabime të tilla nuk do të përsëriten.”
http://goo.gl/dUYDzt
Nen drejtimin e kesaj maxhorance Luli nuk do te mund te mbroje me te korruptuarit,por se bashku me ta dhe Saliun do te perfundoje para drejtesise.
Per-para!
Shqiperia para lufte ka pasur nje trupe juristesh sa te pergatitur aq dhe te ndershem.Ata vinin nga Universitetet e botes por dhe nga e fameshmja “Normale” apo “Liceu”.Enver Hoxha i hoqi dhe i zevendesoj me “komunista” te devotshem,prandaj dhe u zhduk drejtesia.Ndersa Saliu i zevendesoj me “Plepa-xhij” dhe militante e ne krye nje “Toger”.Duhet operacion radikal ne drejtesi e jo llafe per moral.
o kunat çe pate fat. tu be goja si çorap. kot mundohesh lebetitesh, ti nuk di as te zbavitesh. po vjen ora ,po afron, tufen e çelsave e degjon? shif dhe pak driten e diellit, se me pas do i besh shoqeri ferrit.