Të dashur miq!
Pas konferencës së Ramës, Luli më kërkoi takim në zyrë dhe unë e prita. Ishte i shqetësuar shumë nga vendimi i Ramës për të thënë JO. Më tregoi që gruaja dhe Kunati, që ishin në shesh, e kishin marrë në telefon duke qarë për atë që kish ndodhur.
E mirëkuptova shqetësimin e tij. Pastaj donte të më hapte bisedën për atë që tha Arvizuja në Top Story, por nuk e lejova se nuk doja të vija në siklet. E pashë që e kishte përjetuar rëndë.
Më pyeti ç’mendon për situatën. Atëherë vendosa ta informoj për atë që do të ndodhte sot, dhe për planin ogurzi të qeverisë për të hedhur në erë projektin tonë.
I thashë se sot ka ndodhur një fatkeqësi e madhe.
Edvin Rama dhe qeveria e krimit dhe korrupsionit ndaluan opozitën të bënte protestën më të madhe në historinë e këtij vendi prej vitit 1991. Ata kanë përgju telefonat tanë, kanë surveju opozitën dhe kanë marrë vesh planin tonë të protestës duke e shkatërruar atë.
Cili ishte ky plan? Ta them unë ty!
Plani ynë ishte i qartë. Kishim përgatitur 2 mijë bluza të zeza që ua shpërndamë protestuesve që i mbanin në çanta. Në momentin që Edvin Rama do thoshte PO armëve kimike, protestuesit tanë do vishnin bluzat e zeza dhe do fillonin sulmin mbi kryeministri. Bluzat e zeza me stemën anti-kimike para, që i financoi me lekët e vet Jamarbëri, do shërbenin për të identifikuar protestuesit nga pjesa tjetër edviniste që ishin para kryeministrisë. Kishim përgatitur parullat dhe makinat që do fillonin të qarkullonin në Tiranë. Posterat dhe sloganet i kishim bërë gati dhe do shpaloseshin në orën 5.
Po çfarë ndodhi, do thuash ti? Ta them unë ty!
Qeveria ka përgjuar opozitën, më ka përgju mue, ty, Kunatin, të gjithë, dhe ka ndryshuar planin dhe ka vendosur të thotë “Jo” armëve kimike. E gjitha kjo bëhet që ne të dështojmë në planin tonë.
Në këtë plan kanë gisht dhe njerëz brenda PD-së. Për shembull, popullit i ka bërë shumë përshtypje që Olldashi dhe Mesila shkuan dy ditë tek mitingu dhe nuk i vërshëlleu kush, dy minuta shkova unë me ty, na përzunë duke na sharë me fjalë të pista. Kjo tregon se ka pasur një marrëveshje.
Por kam dhe dyshimet të tjera për bashkëpunim të PD-së me amerikanët.
Dyshimi im kryesor bie mbi Genc Pollon. Nuk është se tek ai njeri kam pasur ndonjëherë besim, por mendova se zuri mend pas kaq vitesh. Por duket që vesi vdes bashkë me shpirtin. Ai paska shkuar prapë tek ambasada, më paska sharë mua dhe paska marrë përsipër armët kimike. Por ai zotëri e di mirë që unë ua djeg planet në dorë gjithë puçistëve, pasi i detyroj të pështyjnë atë që kanë lëpirë. E nuhata se Pollo na kish tradhtuar pasi ai nuk pranoi të fliste për këtë çështje publikisht. Por sulmi jonë u fuqishëm mbi Arvizunë, i prirë me trimëri nga Genti dhe Jozefina, e detyroi ambasadorin të tregonte ata që na kishin tradhtue. Ai e përmendi qartë emrin e Gencit dhe ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo.
Sfidoftë, ajo që ndodhi sot ishte e rëndë.
Një qeveri kriminele, që ndalon opozitën të realizojë planet e saj, është një qeveri anti-popullore që mendon vetëm për interesa të saj. Këtë mesazh do t’u përcjell sot gjithë demokratëve, të cilët prisnin sot fitoren tonë të madhe. Përpara!
Gazmore, te ndryshon humorin per mire.
Mero je i madh .
ahahahahahahahaaaa..shkrim i bukur..Sa i pafat Sala..i doli huq.
aahahha mero i madh.
Sidoqofte eshte e vertete qe PD-ja kishte nje plan. Por mbeshtetja e madhe qytetare ishte e sinqerte. PD-ja deri para 3 ditesh as ne mendje nuk kishte ndonje imagjinate te tille, por pas mitingut gjigand para kuvendit, ata si krye mafioza qe jane, menduan te perdornin kete levizje popullore, studentore etj quaje si te duash, per nevojat e tyre te erreta politike.
Nga dita sot nxorrem shume mesime, por 3 jane me te rendesishmet:
1. Sot Shqiptaret mund te ndihen krenar sepse zeri tyre u degjua, jo vetem nga nje qeveri, por edhe nga superfuqia boterore.
2. Kuptuan perfundimisht fytyren e shpifur te Saliut & Company
3. U zhduk frika per te protestuar, dhe u hoq ideja qe nuk fiton per cka proteston.
MOS VDEKSH KURRE O MERO BAZE!
http://goo.gl/fmWI0E
Sali po te vjen dita e gjykimit.Une te keshilloj te besh nje vdekje heroike duke I vene zjarrin vetes para kryeministrise.Te pakten lan edhe nje borxh ndaj atij te ndjerit te persekutuar qe dogji veten.
Besoj se Rama ka qene midis dy zjarreve , i pari duhet te kete qene Erdogani i cili e cilesoi deri ne termim “vella ” dhe i dyti eshte Amerika . Rama u mbeshtet nga protesta popullore qe te mos i pranonte armet kimike duke u justifikuar para vellait te madh turk, meqenese diku e degjova qe Turqia ishte nje mundesi per kete operacion . Mirepo Erdogani po i pranoi keto arme e ka te veshtire pasi populli turk eshte me i ndjeshem se ne dhe nuk e le pa e rrezuar kryeministrin . Kjo eshte arsyeja qe Rama e mbajti te fshehte menyren se per cfar behej fjale po ashtu perfitimin kolosal qe do te kishte Shqiperija nga ky operacion . Mirepo Rama u tremb prandaj ne ” edhe sikur bar te hame ,do jetojme si ne rrethim “!
Shko ne te Sheqeres ti moster!
Futja po…. o Sale !
Mire ty, po e bere dhe Lulen si koka.
Hallall Plakoooo !
Te ngeli sharra ne gozhde o Sali.Ti dhe shpura jote mund te organizoni ç’do gje, por,e keni te kot.Populli shqiptar jua dha shpullen me 23 Qershor 2013.
Eshte e drejta juaj te beni prapesira,ashtu siç ke bere gjat ketyre viteve,por nje fjale popullore thot”Harroje mushke Valarene se Ali Pashen e prene).
Salulke beje thirrje popullit te protestoj pse i tha Jo armeve kimike Kryeministri.SS & CO jeni plehra pty far e keqe.
Nuk ka Shqiperi te paster me SAli Kimikun neper këmbe .Me Mullla Sali ky vend s ka me bo hajer.Rraseni mrena Krokodilin qe te shpetoje Shqiperia nga nji vemje e ndyre.’
s’kam pare bllof me te madh,gjith jeten time.
Bllofi me i madh shqiptar i koherave moderne.
Bllacka.