Të dashur miq!
Sot u konsultova me Familjen rreth përfitimeve që mund të ketë qeveria nga sjellja e armëve kimike në Shqipëri. Nga çdo anë që ta shikosh, ajo ka përfitime të mëdha, por dy janë fushat kryesore të përfitimit. E para, i vijnë në dorë shumë para dhe opozita jonë merr fund, e dyta, i rregullon marrëdhëniet me SHBA në atë shkallë sa ne nuk na pyet më njeri. Për këtë ishin të shqetësuar të gjithë, djali, vajza, dhëndri.
-Si ka mundësi t’u vijë një shans i tillë në dorë, i pyeta unë.
-Unë mendoj se është punë çifutësh, tha djali. Lobi çifut do të ndihmojë Ramën. Ata na helmuan dhe Arafatin. Këtu ka një skemë ndërkombëtare kundër nesh. Po unë me siguri mendoj që e bëjnë çifutët. E dija që do t’ia bënin një nder këtij. Atyre nuk iu drodh dora dhe helmuan Arafatin, jo ne.
-Unë mendoj se e ka bërë Linda, tha vajza. Zyra e saj mund të përfitojë 3 përqind të shumës si kontraktore e këtij operacioni, çka po qe se shuma është 3 miliard, sa thonë, ajo përfiton 90 milion euro, që janë ku e ku me 3 milionëshin tim që nuk e lëshojnë nga goja.
-Unë mendoj që fiton Tan Lamja me Tan Shkrelin, tha dhëndri. Ata seç kanë një shoqatë mjedisi dhe duan me siguri të fitojnë tenderin për vlerësimin mjedisor. Vlerësimi mjedisor merr 1 përqind të projektit, i bie të marrin 30 milion euro. Unë tetë vjet në pushtet dhe gjithë vlerësimet që kam bërë nuk kanë shkuar as 5 milion euro. Përjashto Devollin dhe Tiranën dhe që kam marrë ndonjë lek më shumë se duhet, të tjerat kanë qenë gjëra koti.
Pra, të dashur miq, në atë debat të lirë kishte tre opsione, ai i djalit, që thotë na e bëjnë çifutët, si myslimanë, ai i vajzës, që dyshon tek studioja e gruas së Ramës, dhe ai i dhëndrit, që dyshon tek shokët e Ramës.
Sido që të jetë e vërteta, ngado që ta rrotulloj unë, mua ky njeri më del i fituar me këtë projekt. Ndaj duhet ta sulmojmë.
E thirra Lulin dhe i thashë dil e sulmoje.
Më tha nuk e bëj dot.
-O Korçën, o plehrat, tha. Ia thashë ambasadorit për Korçën, më tha jam gati të ta pranoj që janë vjedhur vota, por s’dua muhabete për plehrat. Ia thashë dhe atij që erdhi nga Uashingtoni. Nuk e bëj dot.
E kuptoj pozitën e tij. Nuk ia hoqa dhe nuk ia hoqa dot frikën nga këta të huajt. Tani i kanë dalë dhe këta deputetët që nuk e pyesin dhe ata po sulmojnë armët kimike për ta diskretituar më shumë. Ky njeri nuk na përfaqëson më. Ka të drejtë Jozefina.
Atëherë vendosa të hedhim në luftë dhëndrin.
-Ti do sulmosh Ramën, i thashë. Nuk ka kush ta bëjë. Luli nuk e bën se ka frikë. Unë e bëj, po ma marrin për ters, më hapin letrat e vjetra. Duhet ta bësh ti se je dhe ambientalist. Por kujdes. Nuk do ta sulmosh për çështje kabineti, por për lekët që do marrë. Ai mor zotëri e bënë këtë punë për lekë. Ai do të marr lekët, t’i fusë në xhep, dhe të thotë Berisha dështoi në parashikimet për krizën greke. Duhet t’i biesh fort. Duhet t’i kujtosh të gjitha ato që i kam thënë më parë, shprehjen e Zhvejgut, “Ç’punë kam unë se ç’bëj unë”, kodin e mafies, të gjitha. D.m.th të kuptohet që e kam shkruar unë, por të jetë në gojën e një ambientalisti të Familjes.
-Dakord jemi, i thashë.
Kur ngrita kokën, pashë se të tre kishin heshtur.
-Po pse vërtet do t’i marrë gjithë ato lekë, më thanë. Po i mori ato, ne morëm fund.
-Nuk do ta lejojmë, i thashë. Nuk lejoj unë të marrë Linda Rama tre përqindësha, Tan Lamja 1 përqindësha dhe ai të bëhet miliarder me fatkeqësinë tonë. Përpara!
Po te kishim ato milionat e tua dhe po te kishit punuar me pasterti me kete popull edhe per kete popull, nuk do kishim mbritur ne kete derexhe si popull e si shtet.JU JENI TE GJITHE HAJDUTE E JENI VENE NE GARE KUSH E RRJEP ME SHUME KETE POPULL.SI PSEUDO SOCIALISTE ASHTU DHE PSEUDO DEMOKRATE.
E lexova barsaleten e radhes,sipas fantazise del se problemi i kundershtareve qenkerka parate qe do vilen nga ai aksion ,mundet edhe te qendroj ne realitetin e mendomeve te doktorrit apo rrethit te tije por po te shkojme e te shohem ne ate profilin facebook te edi rama lexojme qe gjith komentet e fundit jane ne kundershtim te aksionit te pranimit dhe zmontimit te plerave kimike ne Shqiperi ,per me teper ,po te analizzojme keta komentues qe ne profil te rames shkruajn jane gati te gjith te krahut te tije ps ,. Nje diçka me pelqen te profili facebook edi rama , ky nuk çensuron me bllokim dhe fshirje komentesh sikurse bente doktori me ke e kundershtonte ,per kete bravo per te …..,
Mero ,un e ti per moshat qe kemi e kemi ngren paninen ,te mundohemi qe per femije e niper Tane tu lem nje vend te paster pa plehera kimike ku te jetojne ,me keto çeshtje nuk duhet neglizhuar per perfitime ekonomike -politike dhe as duke lozur sikurse me barsaleta , jan çeshtje serioze , klm…
FAMILJA ADAMS:
http://goo.gl/QdXBz4
Lulushia:
‘Ia thashë ambasadorit për Korçën, më tha jam gati të ta pranoj që janë vjedhur vota,
por muhabete për plehrat s’dua. Ia thashë dhe atij që erdhi nga Uashingtoni. Nuk e bëj dot’
Kesaj lulushia i thote qe po pret transparence nga edvini, hahaha,
Eh moj republike plehrash qe i na i thone vend sovran!
Berishe! Perpara te pret Tufina.
o Marko
shko e tridhe BRISHEN,se ai pervec mbrapa, nuk ka ec kurre perpara!
Me kete shkrim, nen petkun e perqeshjes se Sali kriminelit, po u mbush mendjen te gjithe ushtrise se kokebosheve se nga demontimi i municionit helmues do te kemi nje perfitim te papare ekonomik sa do te behen xheloze gjithe bota per hovin qe do marrim pas kesaj!
Po turp nuk keni qe publikoni keto lloj budalliqesh qe i besoni vetem vete