Të dashur miq.
Sot e nisa mëngjesin me Sokol Olldashin. Po, po me atë.
Do thoni ju pse u ktheve tek Olldashi?
Ua them unë pse u ktheva.
Ky Lulzim Basha mo zotëri më bën ca hartime pa pikë lezeti dhe nuk merret me çështje themelore. E tërheq pas hunde Edvin Rama dhe flet për gjërat që i dikton ai.
Po më mërzit shumë. Po vazhdoi kështu, do vazhdoj të punoj vetë për PD-në.
Nejse, sot thirra Sokol Olldashin. Nuk ma hapi telefonin. E thirra prapë dhe ma hapi.
E pyeta si është me shëndet se kishim kohë pa folur. Më foli ftohtë.
-Mirë jam, tha.
E kuptoj zemërimin e tij. Dhe të them të drejtën s’ka shumë faj.
I thashë:
-Sokol, dëgjo. Më thuaj pak sa ikona i zbulove atëherë në komision parlamentar Edvin Ramës që kishte vjedhur në Berlin dhe i kishte çu në Paris.
-Po jo Doktor, më tha, se kur ka qenë në Paris, nuk ka qenë ministër, dhe kur ka qenë në Berlin, ka qenë ministër.
-Nuk ka rëndësi, i thashë. Rëndësi ka sa ikona të them unë.
-Po thuaj sa të duash, tha, se s’kanë inventar ato.
Më pëlqeu si përgjigje. Po të pyesje Lulin për këtë, do thoshte jo të pyesim muzeun, jo Luanin, jo dreqin e të birin. Nuk është për këtë punë.
Atëherë vendosa ta denoncoj skandalin.
Mora Lulin në telefon dhe i thashë:
-Shkruaj!
-Çfarë të shkruaj, tha.
-Dëgjo, i thashë. E kam konsultuar dhe me Olldashin dhe do bëj një deklaratë të fortë kundër ikonave. Ka shumë rëndësi. Shiko, Olldashi e dinte mirë këtë punë…
Dëgjova një zhurmë matanë telefonit dhe u ndërpre sinjali.
Nuk e dija ç’ndodhi.
Pas pesë minutash më mori nga telefoni i zyrës.
-Doktor, më ra telefoni nga dora, tha. Hë, çfarë tha Olldashi?
-Nuk ka rëndësi, i thashë. Shkruaj!
Dhe fillova t’i lexoj:
“Edvin Rama bëri një operacion në Tiranë dhe sekuestroi 1578 ikona. Rrugës për t’i çuar në polici, u shfaq një furgon. Policia ndaloi furgonin e saj dhe hipi në atë furgon ikonat. Frugoni ndoqi rrugën dhe përfundoi në Qenas të Fierit ku Koçua ka grumbulluar gjithë asetet e tij. Në Qenas u hapën dyert e magazinave dhe u futën plot 754 ikona, të cilat pastaj vazhduan rrugën drejt Greqisë. Nga një hetim që ka bërë Sokol Olldashi në vitin 2003, rezulton se…”.
-Doktor, unë nuk e lexoj dot këtë, tha.
-Po pse nuk e lexon, i thashë.
-E para, që duhen verifikuar shifrat. E dyta, që citon Olldashin. E treta, Tan Hoxha ka një seminar tani se e kam në zyrë.
U dëshpërova shumë.
I thashë kështu nuk bëhet opozita.
-Ti po shmangesh nga çështjet kryesore të opozitës. Do ta bëj vetë, i thashë. Dhe do citoj Olldashin.
Dhe e bëra të dashur miq. Deklarata u postua në Facebook dhe u botua tek Tema. Me thënë të drejtën, janë të vetmit që m’i botojnë të gjitha. Pati shumë reagime pozitive. Siç po shkojnë punët, do më duhet t’i marr vetë në dorë fatet e opozitës.
Nuk mund të rri mënjanë debateve të mëdha siç janë ikonat. Magazinat në Qenas janë kthyer në depo ikonash, që ikin drejt Greqisë. Ne duhet t’i ndalim. Nuk mund të lejojmë këtë qeveri të korruptuar të na marrë ikonat. Me apo pa Bashën, ne do fitojmë. Përpara!
Po Luli eshte varkar o Mero
Ha ha ha ha ha
PërPara!
http://goo.gl/VnMOgj
E kishte fjalen per ramyn dhe ben chicagin qe reaguan pizitivisht.
Hahahaha.
Sala lexon komentet e ramy kricit dhe frymezohet.
Tubestrafullah
O meri baze je I pa pam te ndjek cdo dite por kur te them je I pa pam ska per Zotin vazhdo me penne tate qe populli te mar vesh se cfar behet ok jam 100 perqindje me ato qe shkruan perpara mero
Resoekte nga londra
e dua SALEHUN, jo se eshte i shkare por ngaqe na mban “gjalle” me te fortat e tij!
SADO I CMENDUR DHEKRIMINEL TE JETE BERISHA ESHTE FAKT DHE ARITMETIKE E THJESHTE QE IKONAT “FIRUAN” BRENDA 1 NATE!
DHE KY ESHTE SKANDAL POR NE NJE VEND SI KY I YNI QE ESHTE UNIK NE GJITHE RUZULLIN TOKESOR DHE NDOSHTA NE GJITHE UNIVERSIN NJEREZIT MERREN ME BUDALLALLEQE NE VEND TE MERREN ME FAKTET.
TI SHOKU MERO PSE SPYET DHE ANALIZON “LAPSUSIN” E POLICISE MBI SHIFREN E SAKTE TE IKONAVE TE SEKUESTRUARA?!
ESHTE E THJESHTE POR NE JEMI SKANDALOZE!
ME KUJTOHEN VARGJET E FISHTES/KONICES….SHQIPERI TE KAM……………………………
Mero, je i madh, nuk ngopemi se theni qe je i madh
Ehhh… ikonat i donte vertet greku… kishte 20 vite qe lepihej per t’i marre… dhe ja mesa duket firma 2K e Qenasit ia krijoi mundesine…
buje e madhe policia; por pastaj, na i paskerkan numeruar gabim… te paafte, duke konsideruar se operacionin e nisen vete…
Madje Mero duhej te kishte dale me nje shkrim pikerisht per kete gje. ta nisesh operacionin e te te humbin ikonat rruges… kur gjithcka e ke ideuar vete, Mero – kjo meriton nje shkrim nga ana jote, nese deshiron te qendros hne ekuilibrin qe ti pretendon te jesh.
Berisha tani ka filluar te konkuroje me Shperdhimen e Portokallise… Magazinat jane ne Gogolas, ne magazinenat e Naqes, pasi u shit Sharqiri
HAAAA, HAAAAAA, OO, ç’po kenaqemi
Mero, a mund ta sqarosh ket punen e ikonave: Qenas-KK- Greqi?
Se keshtu zhyt- myt nuk shkon fare!
E kuptoj qe i takon Tahirit & Rames te sqarojne, por ne presim ene prej teje!
Meros i ka ngecur gozhda me “familjen” Berisha e cdo hajdutllek qe te beje dikush, i kthehet e i kthehet po asaj teme.