Shënime nga Ditari i Doktorit: Si po e nëpërkëmbin Gimin e Puros

21 Tetor 2013, 19:51Antena TEMA

Sot më ka ardhur një letër prekëse nga Gimi i Puros, siç i flasin njërit prej diplomatëve më të njohur, më të suksesshëm dhe më të aftë që unë kam njohur, fatkeqësisht pasi e kisha pushuar nga puna në vitin 2005 nga misioni në Nju Jork.

Në shenjë pendese për atë që kisha bërë, dhe për të vlerësuar kontributin e tij kundër mafies së drogës dhe krimit që ka pushtuar Partinë Socialiste, e riktheva në punë pas vitit 2010, kur ai dha shembuj konkret të përkushtimit për demokracinë, sidomos në mediat që i shërbenin mafies dhe krimit.

Letra ishte prekëse dhe tregon se si po i terrorizon kundërshtarët e tij politikë Edvin Rama dhe qeveria e krimit. Po e ndaj me ju këtë letër prekëse.

“I nderuar kryeministër i përhershëm i kombit shqiptar.

Unë që po të shkruaj jam A. N., ose siç duan të më përçmojnë këta puthadorët e Edi Ramës “Gimi i Puros”. Po të shkruaj për të të njoftuar një akt të rëndë banditësh ndaj meje, që ka të bëjë me heqjen e pasaportës time diplomatike nga një prej pinjollëve të diktaturës, që ka ardhur në krye të Ministrisë së Jashtme. Të gjithë kemi qenë komunist, i kemi pasur dhe baballarët Sekretarë të Parë e anëtarë të Komitetit Qendror, por mosmirënjohës si ky që është bërë Ministër i Jashtëm, nuk ka. Duke qenë se fisi ynë ka lidhje me fisin Bushatin, për shkak se kemi një krushqi me ta, iu luta një kushëririt tonë të përbashkët, që është dhe gazetar, të më ndihmonte, por refuzoi duke thënë se dhe vetë fisi Bushati e ka bërë dalje atë si ministër.

Po ju drejtohem ju për të treguar skenën kur e mora vesh lajmin e hidhur. Unë gjendem përkohësisht në SHBA, pasi dua të përhap të vërtetën mbi qeverinë e krimit që ka ardhur në Shqipëri. Siç të kam thënë, komshiu i djalit tim ka një vajzë, e cila është martuar me një hidraulik, i cili ka pasë punuar për një muaj tek shtëpia e një kongresmeni, i cili ka lidhje me Xhon Kerin, dhe ai më premtoi se do t’ia çonte mesazhin tim kundër qeverisë së krimit në Shqipëri. Unë i dhashë si shenjë sigurie që jam njeri i rëndësishëm dhe fotokopjen e pasaportës sime diplomatike.

Por sapo ai e kishte çuar mesazhin, mafia e qeverisë së Tiranës, që përgjon gjithçka, e mori vesh dhe më hoqën pasaportën diplomatike. Ky skandal bëhet me qëllim që të diskreditohet mesazhi im për qeverinë amerikane.

Por nuk u ndalën deri këtu. Ata përdorën fletushkën TemA për të ngatërruar Gimin e Puros me Gimin e RedBull-it. Pra, duan të tregojnë këtu në SHBA se nuk ia kanë hequr pasaportën një ish- diplomati të respektuar, por një biznesmeni batakçi, nga ata që shesin kanoçe me RedBull.

Skandali bëhet më i madh kur mëson se Gimi i RedBull-it vërtet ka pasaportë të Ministrisë së Jashtme, por ka pasaportë shërbimi, dhe vetëm unë dhe gruaja e nderuar e gjyqtarit Gjin kemi pasaporta diplomatike si persona privatë. Duke më ngatërruar me Gimen e RedBull-it, duan të tregojnë se unë jam tip interesaxhiu, servili dhe dua të bëj korrupsion me pasaportën time. Në të vërtetë, e vetmja arsye përse e doja këtë pasaportë diplomatike, është që kur të denoncoja këtu qeverinë, të kisha CV për të qenë dhe një pasaportë dinjitoze. Fakti që ata ma hoqën sapo bëra denoncimin dhe më ngatërruan në publik me Gimin e RedBull-it, tregon se janë shumë të organizuar dhe malinj kundër meje. Akoma më qesharake bëhet situata kur mendon që këtë gabim e ka bërë gazeta TemA, e cila vetë ka shpikur emrin Gimi i Puros dhe vetë ka shpikur emrin Gimi i RedBull-it. Tani në rastin e pasaportës, bëjnë sikur ngatërrohen.

Duke iu informuar për këtë skandal, dua t’iu vë në dijeni dhe për disa përpjekje të tjera që po bëj këtu në SHBA për të diskretituar këtë qeveri, por para se të kthehem, më duhet të siguroj një kontakt me dikë që e takova një ditë në një kafe këtu, i cili ka një të dashur, babi i të cilit është banakier në Kongresin Amerikan dhe njeh gjithë kongresmenët. Ai më premtoi që Edi Ramën nuk kanë për të qasur më në SHBA. Sapo të mbaroj dhe këtë takim, do të nisem në Tiranë dhe flasim nga afër.

Gjithë të mirat.

Gimi i Puros.”

Ja pra të nderuar miq se ç’bën regjimi i krimit dhe drogës kundër intelektualëve të këtij kalibri. Komentet janë të tepërta. Ne nuk e tolerojmë këtë qeveri të krimit dhe drogës. Përpara!

5 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Si po e nëpërkëmbin Gimin e Puros”

  1. Shpata says:

    lesh me qime
    o gimi purros

    1. FLORA N. says:

      Kryeministri i Perhershem e ka deklarue;

      Tash merret vec me politik,

      tan diten e tan naten

      http://goo.gl/eJu6fF

  2. K. Mehalla says:

    Po mire me Gimin e Puros, se nga taksapaguesit ka marre rrogen si diplomat, po me Gimin e Redbullit, c’keni ju te TemA qe i bini kot me qafe, duke e pergojuar??! Se kush eshte Agim Zeqo, me perpara se te hidhni balte, shkoni pyetni me pare ne administrarten doganore apo ate tatimore qe kane bilancet apo marredheniet e tija te biznesit teper korrekte me keto institucione pergjegjese, pyetni ndonje nga dhjetra punonjesit e tij ne lidhje me veprimtarine e tij si ‘biznesmen batakci”. Nuk ka turp me te madh sesa nje gazete serioze te shpife dhe inkriminoje njerez te ndershem. Nese kjo do te ndodhte ne ndonje vend tjeter, nese nuk do ishte Agim Zeqo ky njeri zemer mire, qe toleron me miresine e tij, po tu derejtohej organeve kompetente per shpifje dhe fyerje, per pushim cenimi, kjo gazete do te falimentonte…

  3. 100 vjet shtet says:

    Nuk ka bisnesmen qe te mos i kete rene pak anash doganes, taksave ose tatimeve. Edhe po te doje te ishe i rregullt ligjerisht, nuk te linin taksidaret e Berishes (Zenit), pa te vene ndonje shume per familjen,( duke bere gjija tolerim nga rruga ligjore), keshtu qw mos u merzisni shume kur flitet per Gimin e redbullit.

  4. Baca says:

    Bisha nuk ka ber asjeher Demokraci por neodiktatur….Prandaj na e hiqni nga ekranet dhe gazetat se ai na ngjall alergji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje