Shënime nga Ditari i Doktorit: Sqarime Lulit për bojkotin dhe ftesën e Ramës

12 Tetor 2013, 19:56Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Sqarime Lulit për bojkotin dhe

Sot ndodhi një keqkuptim me Lulin. Më mori në telefon herët në mëngjes dhe më tha se dikush u ka shpërndarë një sms gjithë deputetëve lidhur me shkuarjen në parlament. Sms thotë “prej sot nuk do të shkojmë më në parlament deri në një afat të dytë kur të njoftoheni”. Padashje sms i kishte shkuar dhe Lulit dhe ai ishte shqetësuar.

-Kjo është skandal Doktor, tha. Unë kam premtuar dhe tek të huajt opozitë konstruktive dhe e gjitha kjo bëhet të më sabotohet platforma politike. Kam dyshimet e mija se këtë ma bën Olldashi.

– Me siguri që e bën Olldashi tha, që pastaj t’ua tregoj të huajve dhe t’u thotë se ja ku është katandisur Partia Demokratike. Unë mendoj se duhet të reagojmë menjëherë, më tha.

E qetësova dhe i thashë se, “sekretarja ime e re, ajo që kam tek zyra private, nuk ja ka marrë dorën dhe kujton se edhe ti je deputet. Sms-në e kam shpërndarë unë”.

Luli u mendua një çast. Nuk pati përgjigje përtej telefonit. Pastaj filloi të flasë.

– Shiko, në fakt ajo qëndron si problem dhe në të vërtetë thelbi i qendrimit tim ai është, që të mos shkojmë në parlament deri në një afat të caktuar. Por, se si më erdhi që dikush tjetër e kishte shprehur aq bukur mendimin tim. Më ke ndihmuar shumë me atë sms Doktor. Kisha dy ditë s’dija si të qetësoja depuetët dhe sapo u kishte mbëritur sms, u qetësuan. Nuk më dërguan më mesazhe.

-Pse, çfarë të shkruanin më parë, e pyeta?

-Po ja, kur dolët ju nga parlamenti, më dërgoi Ruli sms dhe më thoshte: “Ne po na nxjerr Paloka në  rrugë biro. Por kemi hallin e Doktorit, se gjithë ky burrë gjynah ta marrë zvarrë Paloka”. Pastaj më nisi sms Ennua dhe më thoshte që “Pollo më thotë që po dalin nga parlamenti”, se kish hall mos më pyeste ndonjë gazetar dhe nuk e dija. Olldashi më kishte çuar mesazh dhe thoshte “nuk të lë të tallesh me Doktorin ta nxjerrësh jashtë nga salla sa herë të teket ty”.

Pastaj më erdhi një mesazh nga Jozefina, që thoshte “Fol mar një fjal për i këtë status nënpunësi, se po bëhesh horr me tanë shqiptarët”…

-Po ti, u ktheve përgjigje?

-Jo Doktor, se ata e kishin më shumë me ty, se me mua. Unë thashë po flas një herë e mirë, kur të kthehen në sallë, por tani si po shkon kjo punë, ka për t’u vonuar.

-Dëgjo zotëri, i thashë. Atë sms e kam bërë unë dhe i dal vet zot grupit tim parlamentar, se e kam zgjedhur vetë. S’ma ke zgjedhur as ti dhe as populli shqiptar, por e kam zgjedhur vetë. Dhe, derisa të jetë kështu, atë grup e komandoj unë.

-Ke të drejtë, më tha. Se luan topi.

– Ti shiko ki kujdes për këtë takimin me Edi Ramën, se këtë nuk ta falin kurrë shqiptarët. Na është dashur të vrasim, na është dashur të rrëmbejme vota që ti të jesh ky që je. Nëse ti nuk bën kujdes me atë takim, i ke punët keq.

-Patjetër Doktor, po përgatitem seriozisht, më tha.

Aty e kuptova se ky djalë nuk kupton më.

-Si mor po përgatitesh, i thashë? Si guxon dhe të shkon mendja ta takosh atë mafioz dhe kriminel?

-Ke të drejtë Doktor. As që bëhet fjalë që do ta takoj. Kur thashë po përgatitem, kisha në mendje që po përgatitem për të mos e takuar. Është skandal, si ta takoj unë atë?!

-Bravo, i thashë. Ja, tani fole drejtë!

-Kam një shqetësim Doktor, më tha. Ai po takon këta të vegjëlit. U ka çuar dhe letër.

– Mos ki merak, i thashë. Ai votat i ka. Këto i bën që të na marrë ne dhe aleatët. Prandaj nuk duhet ta takosh. Kërkon të tallet me ty. Edhe letrën ma ka dërguar mua në zyrë, jo ty.

-Si është e mundur, tha Luli, unë mendova që nuk më ka ftuar fare.

-Po, po të ka ftuar, por sipër zarfit ka shkruar kryetarit të Partisë Demokratike dhe postieri e ka sjell tek unë. Më tha “ne ty të njohim për kryetar”. I thashë e ke gabim. Herë tjetër çojini tek Luli letrat.

-Dakord, më tha, kemi besim që ai t’i sjell ty. Nuk kuptojnë që nuk kuptojnë. Por, kjo s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ti duhet të jesh i informuar ç’duhet të bëj opozita. Dhe për këtë duhet të pyesësh vazhdimisht. Dhe po nuk isha unë, të sqaron sekretarja.

Tani të bëhemi gati për betejën e madhe, për bojkotin përfundimtar të Kuvendit. Përpara!

8 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Sqarime Lulit për bojkotin dhe ftesën e Ramës”

  1. Bledar Kociu says:

    DOKTOR GANGRENA:

    “..Tani të bëhemi gati për betejën e madhe, për bojkotin përfundimtar të Kuvendit.

    Përpara!”

    http://ow.ly/pL3u0

    1. Tirona says:

      Me tha” ne ty te njohim per kryetar “. I thashe e ke gabim.Heren tjeter cojini tek Luli letrat.

      1. antisubjektiv says:

        Deri ketu paska shkuar puna:
        “Rëndësi ka që ti duhet të jesh i informuar ç’duhet të bëj opozita. Dhe për këtë duhet të pyesësh vazhdimisht. Dhe po nuk isha unë, të sqaron sekretarja”

  2. Fatosi says:

    Mero I madh je por thuaj me troc per ne shqipetaret.Po nuk ju pre koka gjarperit,gjarperi te ha gjithnje , he te lumte ajo pene.Ta dinte sale budalla se sa shume do ta teboje do te kishte bere minister te kabinetit te tije te pazevendesueshem.Nuk ka kuptuar mire e mos ja vere re se ka qene gjithnje pak budall dhe truri I hante pak anash…por mos u merzite se ti ja servite popullit te verteten ashiqare mos vdeksh kure o Mero trimi.Fatos Viena

  3. USA.. says:

    o Mero pikes I ke rene se I njeh me rrenje e dhemballe ,por, dicka se kemi marre vesh dhe duam ta marrim vesh se si u prishe ti me SAlen ku I shkelet njeri tjetrit

  4. marubi says:

    donte tendera mero e di gjithe shqiperia hahaha po flas me vete se kte koment sma botojne

  5. Tolo says:

    Mero, ky eshte niveli i politikaneve tane.Kete standart politikani alla shqiptarçe e kultivuan Nano e Berisha.Ndersa fabrikantet e Nanos nuk jetuan aq gjate, kjo fale thyerjes ne fraksione deri ne lindjen e partive te tjera te majta nga gjiri i saj.Per pasoje nanoizmi nuk zgjati shume .Ndersa berishizmi me sa duket me lulacet dhe lulrocet vrases,hajna te medhenj dhe servila te pashoqe qe vendosi Berisha,per te zgjatur berishizmin sa me shume qe te jete e mundur, per pasoje do te sjelle tkurrjen me te madhe te P.Demokratike, si dhe vonimin e denimit te Berishes dhe klanit antishqiptare te tij.

  6. Ferro Labi says:

    Je i madh mero, je i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje