Sot e nisa ditën me një lajm të gëzuem. Mark Rutte, kryeministër i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ose i Holandës siç thuhet, më kish çu një mesazh. Letra kishte mbërritë në selinë e PD dhe e kish marrë Luli. Luli kish parë që letra vinte nga Holanda dhe e kish hapur se mendonte se ishte për të. Kur e kish parë që ishte për mua, ishte ndjerë pak keq.
Atëherë më bëri telefon.
-Kam nja lajm të mirë dhe një lajm të keq, më tha. Ma bëj hallall.
-E di cili është lajm i keq, i thashë, po mos u dorëzo. Ajo që ka bërë Edi Rama me sheshin “Italia” do t’i kushtojë rëndë. Ka dërgu policinë dhe i ka rrëmbyer tjetrit pronën. Sheshi “Italia” ka mbi një vit që është sheshi “Ulaj”. Qeveria ka vendosur t’i japë koncesion për të bërë parking dhe tani del një bandit dhe i merr pronën. Këtë nuk e tolerojmë kurrë…
-Kisha diçka tjetër, më tha Luli.
-E di çfarë kishe, i thashë. E di që Bashkimi është vonuar pak me fillimin e punimeve, por në fakt ata e prishin se mendojnë që pronari real i parkingut është Zeni. Jo, këtë nuk e fal kurrë. Nesër aty do bëjmë mitingun tonë më të madh që është parë ndonjë herë në mbrojtje të biznesmenëve që kanë luftuar për demokracinë…
-E qartë, tha Luli. Do ta bëjmë patjetër. Por desha të të them se kam një lajm. Të ka çu letër kryeministri i Holandës.
-Ashtu, i thashë. E shikon? A të thashë se morën fund. Më në fund dhe ata e kuptuan se pa mua ky vend nuk drejtohet.
-Lajm i keq është se unë e hapa pa dashje sa pashë që vinte nga Holanda, tha Luli. Ti e di që s’mund të rezistoja.
-Ke bë mirë, i thashë. Nuk ka asnjë problem. Rëndësi ka që ata e ndjejnë që ju mungoj.
-Është letër e fortë shumë Doktor, tha Luli. Vetëm fjalia e parë i hedh në erë të gjithë. E nis letrën duke shkruar “I dashur Dr. Berisha”. Kjo është shuplaka më ë e rëndë që u jepet nga Perëndimi dhe është shenjë që ata nuk ia falin kurrë këtë që po bëjnë me ligjin e nëpunësit civil.
-Ke të drejtë, i thashë. Po qe se është e vërtetë se fillon letra me atë fjali, këta kanë mbaruar.
-E sigurt Doktor, e kam para syve. Nuk u besoj dot syve që është kaq e fortë.
-Po më poshtë çfarë thotë, pyeta.
-Më poshtë është bombë fare, më tha. Arrin deri atje sa thotë “shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet e mira të punës që kemi pasur”.
-Le se i shkatërrum, i thashë. Po ka arritur puna deri këtu që tani pas ndërrimit të pushtetit ata të kenë merak të kaluarën, këta paskan marrë fund. Nuk kam pasur aq besim tek këta holandezët, por më në fund po e tregojnë veten burra.
-Është e fortë shumë Doktor ë, tha. Se shpreh dyshime për këta që kanë ardhur. Shiko si e mbyll mesazhin: “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë qenë gjithmonë të përzemërta, dhe jam i bindur se ato do të vazhdojnë të zhvillohen edhe me pasardhësin Tuaj”.
Kjo fjali tregon qartë makthin e madh që ka Holanda nga këta që kanë ardhur në pushtet. Po qe se ata do ishin të qetë, nuk kishin pse e shkruanin këtë.
-Ke të drejtë, i thashë. Në fakt është një gjë e madhe shumë. Vetëm kaq mjafton ta kuptosh se Evropa është tmerruar nga ikja ime dhe ardhja e Piktorit në pushtet. Ne duhet të qëndrojmë, i thashë. Nesër të gjithë në protestë për parkingun e Bashkimit. Ata po përpiqen të na zvogëlojnë pak nga pak. Na morën ndërtesat tek xhamia, na morën VKM e Verës, tani na morën dhe parkingun. Ne nuk do t’ua falim. Vetëm kështu dëshmojmë që jemi evropianë dhe aleatë të denjë të tyre. Përpara!
DUHEJ KJO ANTENA PARA NDESHJES, PER NXEMJE ?
“..Sheshi “Italia” ka mbi një vit që është sheshi “Ulaj”…”
http://bit.ly/GUerzO
Ore, perpara e permbrapa, si ta doni do ta merrni, po dale dale se skeni pare gje akoma
je fantastik o Mero, na kenaqe me bemat e plakut Mere e kompani, hahaha
O Mero po doktorri cifut Barend Cohen ka vdekur qe ne veren e vitit 2005, ketij Lul Dylberit akoma nuk i paska dale nga kujtesa ashiku i vet nga Holanda!?
Më e trishtueshmja është që këto ngjasojnë shumë si ditari i vërtetë i të shkarit. Këto i dëgjojmë përditë në konferencat e tyre për shtyp.
E pashkruar ne Ditar:
“Po behesha gati per te rene gjume kur befas me bie zilja e telefonit…
U shqetesova!…
U shqetesova se ju e dini qe une punoj 18 ore ne dite dhe e kuptoni se sa ka qene ora ne ate cast…
Me shume u shqetesova kur lexova emrin e atij qe me telefononte:
“Luli i KOP-it,shoku i GOP-it”…
– Doktor,me fal qe po te marr ne kete ore te vonet,por kam gjithe diten qe po mendohem te ta them apo jo…
– Fol,i thashe,fol Lul…
– Ai Edi Rama…
– Po,e di- i thashe-ka vene tellall Petrit Vasilin dhe propozon qe te takohet me mua …
– Jo,por une e di ndryshe,Doktor…prandaj mendova…
– Lul,mos u merr me thashetheme,shiko punen,drejto Partine!…Ka kush mendon per keto probleme!…Edi Ramen do ta shkaterroj vete,ke per ta pare,kam per t`ja futur thelle…
Nderkohe qe prisja reagimin e Lulit,ma mori erzin Liria,e cila u zgjua dhe duke qeshur me te madhe,me bertiti aq fort sa me ra telefoni nga dora:
– Eja bjere gjume Sali e leri mburrjet,se nuk je nga ata ti qe ta futesh aq thelle,mos u mburr kot tek njeri e tek tjetri…
Dhe…desha – s`desha…i piva ilacet me zor…”
Berishe-Luleviq,binom mu… ti
Një vrejtje për redaksinë. Ju lutem mos ia deformoni fjalët e Birishës, jo “më kish çu mesazh”, diçka,çfarë,kaq, etj duhet të jenë qu, diqka, qfar, kaç.Përpara.
E nis letrën duke shkruar “I dashur Dr. Berisha “Kjo është shuplaka më ë e rëndë që u jepet nga Perëndimi dhe është shenjë që ata nuk ia falin kurrë këtë që po bëjnë me ligjin e nëpunësit civil. etj etj
te lumte mendja! perle!