Shënime nga Ditari i Doktorit: Hasta la vista Ilda e Aldos!

7 Tetor 2013, 21:48Antena TEMA

Sot provova një ditë me emocione të forta. Një sërë zyrtarësh të Ministrisë së Jashtme u solidarizuan me Ildën e Aldos për dorëheqjen e saj. Ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte se mesazhet ia dërgonin dhe Ildës dhe mua për dijeni.

U preka shumë. Një gjest i fortë besnikërie dhe solidariteti.

I pari më erdhi mesazhi i Ildës. Ishte prekës. M’u rrëqeth mishi kur mësova që pavarësia e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ishte vepër e saj. Pastaj i hodha një sy CV-së së saj. Paskësh fillu punë më 2001. U kujtova pak si ka ndodhë. Ah, po! Safeti, ndjesë pastë, atëherë pranoi të dilte në Bulqizë kandidat kundër PD-së në emër të partisë së Pollos me kusht që t’i merrnin vajzën në punë. Më kujtohet që u ankua dhe Arta Dade në KPD për këtë punë, por nuk ia vuri njeri veshin. Janë punë më të thella, i tha Fatosi me Ilirin.

Në fakt nuk ia kisha harruar këtë gjë dhe për pak desh e hoqa këtë vajzën më 2005-ën kur erdhëm. Por ma tha Besniku me takt që po fejohet me Aldon dhe u tërhoqa. Më dukej gjë e madhe të arrija të shikoja Aldon të martuar. Ia vlente ta falja.

Po duket se këta socialistët e rinj nuk e falën. Këta nuk i janë mirënjohës as veprës së babait të saj, as Aldos.

Më qafë paçin veten.

Kur ende nuk kisha mbaruar mesazhin e Ildës, më erdhi mesazhi i Mimozës. Ajo shkruante me lot në sy nga Brukseli. Ia përmendte Ildës meritat dhe theksonte faktin se këtë periudhë historike e kishin përjetuar së bashku.

M’u kujtua që dhe kjo kish qenë në kohë të socialistëve diplomate, pse dreqin kish frikë mos e hiqnin. Me siguri nuk e njohin këta të rinjtë, thashë.

Pastaj mbërriti mesazhi i Malës. Dhe ai ishte prekës. Më erdhi mirë që Mala nuk i mbante mëri për Safetin, por i thoshte që kjo ngjarje duhet përjetuar me gëzim dhe jo me keqardhje. Ishte pak me dy kuptime, po me siguri Mala e kish në kuptimin pozitiv.

Pastaj një mesazh nga Majlinda. Ajo pyeste e shqetësuar nëse ka marrë vesh gjë ‘a e ka firmosur ministri shkresën për ne të tjerët apo jo?’ Ne të gjithë socialista kemi qenë, shtonte, dhe s’kanë pse na heqin vetëm se ishim ca vite me PD. Ç’të jetë kjo, thashë me vete. Pyeta Ildën dhe më tha është motra e Sandrit në Vatikan, ka frikë se mos e heqin. Aha, e kuptova. Me sa duket Sandri po e dridhka me këta, mendova, dhe atë s’e kanë hequr akoma.

Pastaj një mesazh nga Gjoni. ‘Ti kenke burnesh si motra teme,’ i shkruante. ‘Por ne s’jena burra. Jo të ikim vet, po presim me na i këput kryet çuni Sulës. Vallai s’jena burra…’

-Kush është ky, pyeta Ildën.

-Është vëllai i Jozefinës, më tha, është Krajli i ambasadës në Romë.

-Ah, po, u kujtova. Ka të drejtë, thashë me vete. Motrën e ka burrneshë.

Pastaj një mesazh nga Dritani nga SHBA. ‘Më njoftoi Fahriu për aktin tënd të lartë,’ i shkruante. ‘Jemi krenar me ty. Mua më shkarkoi kryeministri kur erdhi në New York. Më tha mos më dil para se më dhembin sytë. Dhe unë ika me Nishanin. Kaluam mirë nja dhjetë ditë në restorante. Na dhanë dreka e darka pa para. Tani s’di ç’të bëj. Të kthehem apo jo? Akti jot na frymëzon shumë…’

-Ah, Dritani im. U kujtova për Dritan Mishton. E kisha harruar që e kisha në New York.

Mesazhet vazhdonin. Ishin shumë, të shpërndara në gjithë ambasadat, por dhe në Ministri të Jashtme. Kishin merak t’i lexoja dhe unë. U preka shumë. Më preku sidomos fjalia e Ildës që thoshte ‘Mirupafshim së shpejti’. Hasta la vista Ilda. Përpara. Ne do fitojmë!

9 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Hasta la vista Ilda e Aldos!”

  1. Bledar Kociu says:

    Baca Sali,

    Po mblidhet Kombetarja. Do vish te luash Kapiten Skuadre?

    http://goo.gl/zEFWM5

  2. nastradini says:

    Nji tufe me zambake
    Nje parti me tarallake

  3. toni says:

    Perle hahahhahaahh

  4. Lex Rex says:

    Ha-ha, te gjitha jane te sakta. Vetem nje shtese: rekrutimi i Ildes
    ne Ministrine e Jashtme ne vitin 2001 nuk ka lidhje edhe aq me perfshirjen e Safet Zhulalit me partine e Pollos por blerjen e vendit te punes me nje shume te mire parash te fituara nga Safeti ne kohen kur ishte minister i Mbrojtjes (dmth para kontrabande armesh).

  5. daja says:

    nje koqe gomari ky mishto si cope mishi me dy sy…

  6. Tironci says:

    sa u preka shume u preka ? skitja me lau nga emocionet.

  7. Arta says:

    po tani do e rrafesh aldon e gjore??

  8. Arben says:

    Zoti Mero, me sa kemi degjuar doktori flet nje shqipe te cale e jo korrekte, shpesh me perseritje fjalesh e humbje te
    llogjikes.Do ishte me interesante ta pasqyronje ne ditar.

  9. Hito Labi says:

    Ilda dhe Aldo,ka gjetur tenxhereja-kapakun,njeri me idiot se tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje