Dje isha tek pritja në ambasadën gjermane. Shkova si zakonisht në orar dhe pashë që kishte një përqendrim të vëmendjes tek një derë e hapur, ku makina e Presidentit hyri deri brenda në oborr për të lehtësuar zbritjen e Bujarit.
U përshëndeta me ambasadorin dhe mora një gotë shampanjë. I hodha një sy oborrit me kë mund të rrija. Ambasadori i sauditëve ishte aty afër. U përshëndeta me të dhe i bëra shoqëri. Vëmendja e ambasadorëve ishte tek Piktori dhe Bujari.
U bëra pak nervoz. Lëviza pa dashje në oborr dhe e pashë që e kisha lënë vetëm ambasadorin saudit. Po hodha sytë mos gjeja dikë të njohur. Më buzëqeshi Tritani. Ishte me një nga ata të Vatikanit. Sapo u afrova, ai u nda prej Tritanit. Ngela vetëm me Tritanin.
-Shumë mirë Doktor ë, shumë mirë, më tha. I shkatërruam fare. I shkatërruam. Ka qenë skandal dje Rama, ka qenë skandal. Vetëm kësaj francezes i kishte pëlqyer ajo ngjyra e kuqe. Skandal i madh, skandal!
-Tritan, i thashë, asaj i pëlqen Pigalia, ndaj i pëlqen. Jo, të jem i sinqertë me ty.
-E di, e di, skandal, skandal. U çudita se më tha dhe ky gjermani që i pëlqeu shumë.
-Tritan, këtyre u pëlqen ferri, s’ka si të mos u pëlqejë Piktori. Të lutem shumë tani, jo po ta themi të vërtetën siç është.
-E di, e di, skandal, skandal, la nam. Më tha dhe Arvizu, ishte bërë e hijshme salla e qeverisë…
-Tritan, ai vjen nga Kamboxhia dhe Koreja, i pëlqen Enver Hoxha, nuk ka si mos t’i pëlqejë e kuqja e Piktorit. Mos më fol për të.
-E di, e di, skandal, tha. Po mirë puna, mirë. Do t’i shkatërrojmë. E kanë keq shumë punën. Më tha ky i Vatikanit, kjo qeveri nuk bën. Pse, i thashë unë, pse nuk bën. Po ka 23 vjet, tha, që ty të mbajmë afër vetëm se e ke mirë me gjithë qeveritë. Me këta s’e ke mirë. Mjafton kaq që të kuptojmë që diçka nuk shkon. Skandal doktor ë, skandal. Nuk e kanë mirë as me mua.
Në fakt nuk më kishte shkuar në mendje kjo, por është e vërtetë që Tritani e ka pasur mirë me gjithë qeveritë. Tani e kuptova se ç’duan këta katolikët me një mysliman si Tritani…
Hodha sytë rrotull mos shihja ndonjë ambasador tjetër kur m’u shfaq Ed Halimi.
-Ikin këta Doktor, më tha. Në dhjetor rrëzohet qeveria. Ma tha një ambasador. Është e sigurt. Kanë prishur gjithë koncesionet Doktor. Vijnë njerëzit tek zyra ime e avokatisë, kërkojnë lekët mbrapsht. U thashë mos çani kokë, tha. Bëhuni gati për pushtet. Në dhjetor rrëzohen.
Në fakt Edi është pak i nxituar, por këtu ka të drejtë. Këta nuk mund të kenë të ardhme. E lashë Edin dhe po sillesha vërdallë t’i flisja dikujt. M’u shfaq para Aldo.
-Doktor, po bëhet skandal në Ministri të Jashtme, më tha. Ai Ditmiri po anulon gjithë emërimet e mia të verës.
-Kush të tha ty, pyeta, se unë nuk di gjë të ketë shkarkuar.
-Erdhi Çaçi dje tek shtëpia e alarmuar, më tha. Kanë filluar njerëzit, vijnë më kërkojnë lekët. Po anulojnë emërimet ata plehrat. Unë s’kam ku t’i gjej më se i prisha. Dhe ka të drejtë Doktor. Si mund të kthejë lekët për një punë që e kam bërë.
-E drejtë Aldo, i thashë, por kjo është qeveri e krimit dhe korrupsionit. Kjo kërkon të prishë paqen sociale, të fusë konflikt mes njerëzve për një vend pune.
-Ke të drejtë, tha. Këtë tha dhe Çaçi. Qeveri pa bythë, tha. Njerëzit akoma s’kanë ngrohur karrigen, këta duan t’i heqin.
U ndava nga Aldo me shpresë të takoja ndonjë ambasador.
Kisha një kuriozitet të madh si kishin kaluar tek pritja një natë më parë. Sa u afrova tek ambasadorët kryesorë, pashë që ata kishin vënë në mes Piktorin dhe po dilnin në fotografi. M’u errën sytë. Aty e pashë realisht se sa mosmirënjohës janë këta njerëz. U largova dhe vendosa t’i diskreditoj. Vendosa të shkruaj në Facebook gjithë pisllëqet që gjoja më kanë treguar nga pritja në qeveri. Ata e meritojnë t’i poshtëroj. Ne nuk dorëzohemi. Përpara!
Doktori si nuk e keni pare kurre me pare:
http://is.gd/WIRc3d
-Ke të drejtë, tha. Këtë tha dhe Çaçi. Qeveri pa bythë, tha. Njerëzit akoma s’kanë ngrohur karrigen, këta duan t’i heqin.
U ndava nga Aldo me shpresë të takoja ndonjë ambasador.
Ti mund te takosh ndonje ambasador vetem ne Tufina ose ne Sharre.
Po kush i afrohet zgjebes
Ketij Tritanit ju rregullua pak goja sa hengri ate prasin.
KJO CACI VJEHRRA E ALDOS VAZHDON TE JETE NAM!
KUR KA QENE GJYQTARE QE MOS I NDANTE LEKET ME KOLEGET NE GJYKIMET TRESHE, KUR MERRTE VESH PARAPRAKISHT QE 2 GJYQTARET E TJERE MUNGONIN OSE ISHIN ME VONESE NUK E SHTYNTE GJYQIN POR MERRTE ME VRAP 2 PASTRUESE I VISHTE TOGEN(PELERINEN) E ZEZE TE GJYQTARIT DHE ZHVILLONTE ME URGJENCE SKETERRE SEANCEN DHE SHPALLTE EDHE VENDIMIN.
ME RRUMPALLE SE SHAQEN(CACIN) SBESOJ SE DO LINDI ME NENA.
MJERE ALDO CFARE VJEHRRE KA!
PERPARA!