Shënime nga Ditari i Doktorit: NATO rreshtohet krah meje kundër Piktorit

26 Shtator 2013, 21:45Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: NATO rreshtohet krah meje kundër

Sot është një ditë e lumtur e jetës sime. Kisha më shumë se një javë që thuajse nuk po ndodhte asgjë. Luli më mori në telefon herët në mëngjes dhe e kuptova se diçka e pazakontë ka ndodhur. Më kërkoi të shkoja në zyrë se do më jepte një lajm shumë të gëzuar.

-Çfarë është, i thashë.

-Është një gjë shumë e rëndësishme, më tha. Dua të ta bëj surprizë.

U ngrita dhe shkova tek selia e re tek SHQUP. Atmosfera ishte krejt ndryshe. Roja tek dera më pa një herë i çuditur, pastaj vrapoi para meje të njoftonte tek dera e brendshme se po vija unë. Shkallëve nuk kishte njeri, po roja më shoqëroi deri tek zyra e kryetarit. Hyra brenda. Nuk kishte njeri. Luli nuk kishte ardhur akoma.

U ula në kolltukun e ri, që kishte vendosur, dhe po prisja. Sekretarja më solli kafenë. Kishte lezet. Më kish marrë malli për këtë skenë. Pastaj troket dera.

-Hyr, i thashë, duke menduar që ishte përsëri sekretarja.

Kur ç’të shikoj. Në derë u shfaq Luli. I buzëqeshur me një zarf në dorë, ai u lëshua drejt meje me krahë të hapur.

-Kam një lajm të madh, tha. Fituam!

-Çfarë ka ndodhur, i thashë.

-Letra e luftës, tha. NATO më në fund është me ne.

Nuk po e kuptoja gëzimin e tij, derisa u ulëm dhe u qetësua.

Nxori dhe një herë zarfin nga xhaketa me duart që i dridheshin.

-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të ka çuar letër, më tha. Më lejo ta hap dhe të ta lexoj.

U emocionova.

-Hape, i thashë.

Luli hapi zarfin dhe fytyra i shndriti.

-Të ta lexoj me zë, tha. Të falënderon shumë për bashkëpunimin që keni pasur dhe të uron suksese të mëtejshme në punën tuaj.

M’u bë qejfi shumë.

Luli fluturonte nga gëzimi.

-Fluturova kur më erdhi letra, tha. Është letra e parë që na vjen tek kjo seli. Dhe ta mendosh që letra e parë është një mbështetje e madhe nga NATO dhe na vjen në një seli që ka qenë pjesë e NATO-s në Shqipëri. Është simbolikë e madhe.

Në fakt m’u duk se Luli po ekzagjeronte, por pastaj e kuptova se njësoj si unë dhe ai po vuante krizën e mosdërgimit të asnjë letre nga askush.

-Fitore është, i thashë. Tani kemi NATO-n me vete. Le ta heqin Vishon po ua mbajti.

-Fitore, përsëriti Luli. Fitore i thashë dhe unë. Kur u hap dera dhe hyri sekretarja.

-Çfarë ka ndodhur Doktor, më pyeti.

-Fitore, i thashë, më ka dërguar letër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

-Ua, fitore, bërtiti dhe ajo. D.m.th do kthehesh prapë Kryeministër?

-Jo, jo, i tha Luli, e falenderojnë që iku.

13 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: NATO rreshtohet krah meje kundër Piktorit”

  1. Fatmiri says:

    E,j me te vertet këtë far doktorin duhet me e dergue menjher ne terapi psikiatrike.

    1. Zef Marika says:

      © © © ©
      Bravo baca Sali,

      si ne 98′

      e di vete ti ?

      http://goo.gl/kUb4ra

      © © © ©

  2. Shkembi says:

    Shkelquer,….Perpara

  3. Shkembi says:

    Shkelqyer,….Perpara

  4. Arber says:

    Hahahahaaaaaaaa e bukur. Jo jo e falenderojn qe iku.

  5. petrit says:

    Ne qoftese,shqiperia sot eshte antare e-Natos- eshte merite,e vete popullit..Dhe jo e politikes..Se me niratimin e ligjit-7501shit- partite politike e komfirmuan veten e tyre si anti demokrate,ku nuk u intresonte konsolidimi I shtetit shqiptar me baza te thella ligjore
    pikrisht,ata kerkuan neper arshivat e komunizmit,te nazizmit,dhe te fashizmit vetem e vetem per te zbuluar famekeqin-7501-shin..?????

  6. Fatosi says:

    Or vellezer a degjoni.Cna polli me kete sali ram berishen .Si I thone asaj fjale qejfi ja ka por b…. sja mba. Ore do ti mbyllet goja njehere ketij zagari se na la gjume gjithe naten.Njerezit kalojne ne xhade ky leh ne kasolle.Opopo si do veje halli,kur do vi ajo dite qe te fleme rehat nje nate pa lehjen e tije….

  7. OK says:

    FALEMINDERI NATO-s , SHBA-s dhe BE -s SE PO TE QE PER BERISHEN SHQIPERIA DO ISHTE AKOMA NEN DIKTATIN E TIJ SI SHPELLAR QE ESHTE

    NATO — VERTET U BE MBROJTESE E VERTET E DEMOKRACISE DHE GARANTE E SAJ POR AMA KUR POLITIKA AMERIKANE E EVROPJANE U KTHJELLUA SE KUSH ISHTE SALI BERISHA –DEMAGOG –PSIKOPAT , TE RROJ DEMOKRACIA .

  8. tush bubullari says:

    hahahaha… e falenderojne qe iku hahaha

  9. POLICIA E NDERTIMIT says:

    PERPARA RILINDJE!POSHTE SATRAPI BERISHA!

  10. 1 000 000 shqiptare. says:

    “Jo, jo, i tha Luli, e falenderojnë që iku”.

    kryeveper!

  11. Tirona says:

    E pashe vete me syte e mi kur Luli bertiste, fitore, fitore , shpetuam, fitore dhe puthte letren tamom si Bujar Kapexhiu tek filmi Dyel i Heshtur kur bertiste fitore, fitore per te bukurat sinjorina dhe puthte jastekun e krevatit……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje