Sot nuk dola fare në zyrë. Tek zyra tek kulla nuk shkova se më thanë se kanë parë ca persona të dyshimtë që rrinin në trotuarin përballë.
Disa herë rojet e Bashkimit i kishin pyetur ‘çfarë doni këtu’, dhe ata kishin thanë po presim Doktorin të shkojë në zyrë. Ata ishin alarmuar. Njoftuan rojet e mia dhe shkuan dhe ata t’i verifikonin. Në fund doli që kishin qenë dy djem nga TVSH, që donin të më përshëndesnin dhe të bëja një deklaratë për rrezikun e heqjes nga puna.
I mirëkuptova, por sidoqoftë rreziku më la një shije të keqe dhe nuk dola.
Thashë më mirë po e ndjek situatën nga shtëpia. Paradite isha vetëm. Ndeza TV dhe po shikoja lajmet. Ç’të shikoj. Piktori kishte bërë një mashtrim të madh. Kishte dalë në foto me çiftin Obama dhe e kishte postu. Ky është një skandal.
Pika e parë e skandalit është se aty ishte Presidenti dhe në takim ka shku Kryeministri. Si mundet që Presidenti të jetë në SHBA dhe të mos e presë Presidenti i SHBA, po të presë Piktorin. Ky është një skandal.
Skandali i dytë është vetë fotoja. Çifti Rama në mesatare është më i gjatë se çifti Obama. Piktori e ka bërë këtë foto të tregojë se është çifti më i gjatë në botë. Po të llogarisësh gjatësinë e Ramës mbi Mishelën, dhe të Lindës afërsisht sa Obama, rezulton se çifti Rama është 2 cm më i gjatë se çifti Obama. E gjithë kjo bëhet për t’u përdorur si propagandë nga çifti Rama. Do t’i shkruaj një letër Shtëpisë së Bardhë t’ua shpjegoj këtë komplot.
Skandali i tretë është se zonja Mishela kishte ngjyrat e Rilindjes, kurse zonja Basha është veshur si kallogre me të zeza. Ajo do të tregojë se ç’fat i zi e pret Shqipërinë. Ky është një skandal i madh, që kallogreja e Ramës ua bën shqiptarëve për t’i bërë ata pesimistë. Ne do ta dënojmë këtë akt makabër dhe do ta vëmë para përgjegjësisë, para shqiptarëve, para opinionit publik, para historisë për këtë akt makabër.
Por kryeskandali është që të gjithë mediat e japin foton dhe nuk thonë që edhe unë kam pas dalë në foto me ta. Ky është superskandal. Duket sikur historia ka filluar me Piktorin. Si ka mundësi që media të publikojë foton dhe të mos shtojë asnjë rresht që dhe unë kam pas dalë në foto?
U mërzita shumë me thënë të drejtën. E mbylla televizorin nga nervozizmi.
Mora në telefon Lulin.
-Çfarë ka ndonjë gjë, e pyeta.
-Ja po merremi me këta të papunët, më tha.
Ja mbylla telefonin. M’u duk shumë fyese. Sepse m’u duk sikur e kishte me mua. Për një moment fillova të mendoj keq për të. Si guxon ai t’i thotë një të papuni që po merret me të papunët.
Por ndërkohë ra zilja.
-Luli jam Doktor, më tha, se na u ndërpre biseda.
-Urdhëro, çfarë kishe, i thashë.
-Dua të na japësh ndonjë udhëzim çfarë të bëjmë me këta që po ngelen pa punë.
-Do qëndrojmë, i thashë. Përpara!
Pasi mbylla telefonin, e kuptova që nuk ma kishte me të keq. Është vërtet hall i madh ç’do bëhet me ne. Këtu të harrojnë menjëherë. Ja foton time s’e përmendi njeri me Obamën.
I Modh Je o Mero!
1 Pyetje kisha:
A ka fjet dot gjum Sala me keto fotot e mbremshme ?
http://goo.gl/AJEMxH
Ha ha ha!
O tironso zz, ka dhi nga frika ne gjume dhe duret I kan ngel ke qafa e rrudhme.¤
Aahahahahahahaha, dhe te mos harrojme qe te tilla mendime jane kaq afer realitetit apo botes se Berishes.
Vertet. Pse se priten ate cyrykun? E habitshme.
“Si guxon ai t’i thotë një të papuni që po merret me të papunët.”
SALEHU i papune!hahahaha!
ehu ca te bej OBAMA sa politikan vijne ne usa dalin ne foto me te u lodh ka ber foto me te gjith politikanet e ballakanit te vej taks per fotot 10 mij dollar per foto
si nuk u ngopet duke share