Sot erdha tek zyra e re tek kulla. Nuk e kisha provuar ndonjë herë këtë gjë. Kur zbrita nga makina në oborr, nuk më priti asnjë roje. Kur hyra tek kati i parë, rojës i vinte zor të më kërkonte baxhën dhe më tha se ‘po të shoqëroj unë deri tek zyra’.
-Në çfarë kati e ke zyrën, më tha.
Në fakt nuk e dija në çfarë kati e kisha. Thirra Bashkimin në telefon dhe ma tregoi. Më çoi roja deri në vend.
Kur hyra, nuk kishte sekretare në paradhomë. Zyra brenda ishte e rregulluar, por vetëm kompjuter dhe TV kishte. Asnjë shkresë për të firmosur, asnjë memo, asnjë porosi… Gjë më pa kuptim nuk kam parë.
U ula dhe i rashë telefonit që kisha në tavolinë dhe m’u përgjigj roja në kat të parë.
-Përse keni nevojë Doktor, më tha.
-Po më kërkoi njeri, ma sill lart, i thashë.
-Patjetër, më tha.
Ja mbaroi dhe kjo punë, thashë me vete.
U ula dhe hapa televizorin. TVSH ishte ruajtur e para në memorie… Ishin lajmet e paradites dhe përsëriste kronika të vjetra nga darka. Çfarë të shikoja… Tre kronika për Mimi Kodhelin, dy për Saimir Tahirin, një për gardhin e Kryeministrisë… E fika fare. Piktori në këtë pikë ka pasur të drejtë. Ky televizion nuk bën. Duhet mbyllur. Këta janë ca sharlatanë servilë. Si mund të japë njeriu tre kronika për Mimin, ndërkohë unë zbrita para TVSH me makinë, hyra në zyrë dhe ata nuk kanë bërë kronikë fare. Plehra d.m.th. Servilë. Ka të drejtë Piktori.
E kalova nga Klani. Ata nuk kishin lajme fare. Seç kishin ca emisione me të rinj, pa lidhje. Me titra njoftonin se Kryeministri Rama dhe Presidenti Nishani ishin bashkë në SHBA, të ftuar nga Klintoni… broçkulla. Si mund të quhet lajm ky një herë. Klintoni nuk është asgjë, është ish- President, si puna ime. Bile unë jam edhe ish- President, edhe ish Kryeministër. Shtet jo serioz. Çon dy të parët e vendit tek një ish- president pensionist…
E ndërrova kanalin. Tek Ora News po jepej një reportazh për ditën e parë të shkollës. E ndërrova menjëherë. Si ka mundësi që askush nuk ka bërë një lajm që kam ardhur në zyrë të re, mendova me vete.
E fika fare TV. Ngrita receptorin e telefonit dhe më doli prapë roja poshtë në kat të parë.
-A më ka kërkuar njeri, e pyeta.
-Jo Doktor, asnjë njeri, tha. Mos ki merak.
E mbylla prapë.
U ngrita dhe po sillesha vërdallë në zyrë. Nga dritarja dukej pjesa e pasme e Kryeministrisë dhe përballë Presidenca. Të shëmtuara të dyja. Nuk shihen me sy. Kulla ime është serioze dhe e hijshme.
E mbylla dritaren. Hapa një derë të vogël dhe m’u shfaq banja. Ishte e bollshme me vaskë dhe e mobiluar mirë. Ndenja pak duke e parë dhe e mbylla derën.
Zhurma e lehtë e kondicionerëve po bëhej monotone si një zë gjinkalle i hollë që të picërronte veshët. U ula në tavolinë. Hapa kompjuterin. Ishte i ri. Nuk kishte asnjë dokument brenda. E hapa tek lojërat. E vetmja që di të luaj prej tyre është Tetris. E provova pak. Arrita tek niveli i tretë. Pastaj e lashë.
Ngrita prapë telefonin dhe pyeta recepsionin a më ka kërkuar njeri.
-Është njëri, më tha roja, e quajnë Gëzim dhe më pyeti: “Doktori ishte ai që hyri brenda?”. I thashë “Jo”.
-Ke bë gabim, i thashë, pse i the jo? Ndoshta është ndonjë fans, kërkon të vijë të më takojë.
-Po jo mo Doktor, e njohim ne, është një budalla i lagjes që rri rrugëve gjithë ditën dhe u flet njerëzve të njohur. Ndaj i thashë nuk ishe ti.
-Ashtu? E mirë. Sidoqoftë po erdhi njeri, ma ngjit lart.
-Patjetër Doktor, më tha roja dhe mbylli telefonin.
Pashë orën. Kisha kaluar gjysmë ore dhe s’dija ç’të bëja. Nuk kisha kë thërrisja në telefon. Nishani ishte në SHBA, Luli në këtë orë s’ka ardhur akoma nga Hollanda… Dhe ky Flamuri s’më ka marrë më në telefon. M’u kujtua papritur ky detaj. Nuk po më rrihej më. Thirra shoferin.
-Eja më ço urgjent tek PD-ja, i thashë. Ashtu kemi një punë.
-Po vij, po nuk ka këmbë njeriu Doktor, më tha. Është vetëm ky që bën qofte në oborr.
-S’ka rëndësi, do mblidhen, i thashë.
ahhhhhhhhhhhhhh , ty mor sali duhet te te therase Vetem HOXHA , TE TE kendoje ne reze te veshit
HA HA HA!
Kisha kaluar gjysmë ore dhe s’dija ç’të bëja. Nuk kisha kë thërrisja në telefon. Nishani ishte në SHBA, Luli në këtë orë s’ka ardhur akoma nga Hollanda… Dhe ky Flamuri s’më ka marrë më në telefon.
PAMJE NGA ZYRA E RE E DOKTORIT:
http://goo.gl/wKsDHi
e cma hoqi petullen ky piktori ,,,si nuk bana ate kryetar pd po bana lulin,,,luli ate leshon as te ci ,,,,,,,perpara sb
hahaaaa e bukur kjo per Televizionin Shqiptar. Eh popull si tallen me ty, doje rotacion ja ku e ke, por ama mos kujto se qeveritaret nuk do dalin ne Televizione. Jo, keta madje duhej te kishin matur kohen e paraardhesve te tyre dhe, t’ia kalojne ne minutazhin e kronikes. Si thoni ju, mos te dale Mimi KOdheli me shume se Arben Imami dikur, pse cfare kishte me shume Flamur Noka se Saimir Tahiri, asgje. Po pse, Edi Rama si thoni ju mos dale kaq shume neper ekrane??Te dale qe cke me te se, fundja Berisha 8 vjet nuk na u nda nga ekrani kurse Edi Rama sapo e ka marre postin e kryeministrit. Jepini mos e vrisni mendjen se keshtu sic e keni nisur do ja kaloni PD&CO. Mos e vrisni mendjen se ne populli jemi mesuar, nuk na ben pershtypje. Pershtypje ju ben juve nese nuk dilni ne TV dy here ne dite per te folur per arritjet apo te ardhmen. Natyrisht dhe, per endrrat me sy hapur qe shihni e qe per me shume fyejne intiligjencen e ketij populli. Sa te jete Televizioni Shaqiptar me ne krye hajdutet Petrit Beci, Martin Leka dhe kompania servileve nga pas, tallni bythen sa te doni. Fundja ne vazhdojme te jemi te dytet ne ekonomi pas Gjermanise. Keshtu thoshte qeveria e PD. Kete te majten PS=LSI+etj etj….nuk po e kuptoj ende. U luajt nje teater per nje jave, kur nisi parlamenti, u luajt gjoja teater nga maxhoranca se po toleronte opoziten….dhe Ilir Meta na doli shpetimtari ketij kombi.
Thirr arminen te te bej muhabet tani kokrra e diktatorit.
Shejtani kur s’kish c’a bente hante femijte e tij…
Këtij kriminelil bëjini një zyrë në Burgun e Bënçës. Atje e ka vendin. Kam përshtypjen se zyra që kishte Nano hajduti është ende bosh, apo jo. Le të shkojë atje. Do ta trajtojnë mirë.
Gabriel, Garsia Markes eshte i jashtezakonshem! ” Kolonelit s’ka kush t’i shkruaje”. Sala tashme eshte tamam edhe i vetem edhe i rrenuar.
Doktor erdha ke kukudha po
sum la roja me u ngjit.
gk
Gezim Kulufi
Kështu do të përfundojë, duke fol me vete.