Shënime nga Ditari i Doktorit: Pse ma ngatërrojnë Nishanin me Ferdinandin?

24 Shtator 2013, 19:02Antena TEMA

Sot vendosa të mos shkoj tek zyra tek kullat. M’u duk e mërzitshme ta shtyj gjithë ditën vetëm aty.

Plus që dhe njerëzit e kanë të vështirë të vijnë të më vizitojnë. Po u hidhja një sy gazetave të mëngjesit dhe pashë se disa ishin marrë me gafën e Nishanit që ka shkuar tek varri i Faik Konicës. Ishte një nxitim i tij dhe ma sqaroi dje vonë në orët e mbrëmjes.

Unë e mora për ta pyetur si kishte kaluar dhe ai më tregoi se kish shkuar tek Vatra në Nju Jork, pastaj kish shkuar për të vënë lule rek varri i Konicës. E qortova në fakt. I thashë më je bërë si Ferdinand Xhaferi që thoshte do sjellim eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia. Në fakt nuk u mërzit. E vërtetë është, tha, që e bëra si Ferdinandi këtë, por unë nuk kam faj. I pyeta këta të Vatrës kush është figura juaj themeluese, më thanë Faik bej Konica. Ku e ka varrin, thashë, se do shkoj për homazhe. Ata ma treguan, por nuk më thanë që eshtrat i kanë çuar në Shqipëri.

-Nejse, kaq duhet ta dije, i thashë, se i kemi sjellë që më 1995-ën. Bëmë dhe gjithë atë ceremoni.

-Nuk e mbaja mend Doktor, më beso, tha. Atëherë nuk merresha me politikë dhe nuk e kam pasur mendjen. Po në Shqipëri ku janë eshtrat Doktor se dua të shkoj dhe aty të vë një kurorë?

-Me thënë të drejtën nga kodrat e Liqenit i kemi çuar, por nuk e di a janë a jo.

-Mirë, tha, dhe u ndamë.

Pas tij më mori Ferdinandi.

-Doktor, e pe çfarë kanë shkruar gazetat për Bujarin, më tha. Dhe e krahasojnë me mua bile.

-E kam parë, i thashë.

-Të mora për të të thënë që krahasimi me mua nuk qëndron dhe ata e bëjnë me qëllim se duan t’i ngrenë nervat presidentit.

Në fakt nuk më kishte shkuar në mendje. Eshtë gjithçka e qëllimshme.

Siç dihet, një nga VKM-të e para të Piktorit si Kryeministër ishte zëvendësimi i fotos së Presidentit me atë të Ismail Qemalit. Ishte një gjë shumë e rëndë, një atentat kundër shtetit shqiptar.

Tani nuk mjaftohet vetëm që e ka zëvendësuar Nishanin me Ismail Qemalin, por duan të heqin paralele mes ngatërresës së Ferdinandit me eshtrat e Ismail Qemalit dhe ngatërresës së Bujarit me eshtrat e Konicës.

Kjo është e gjitha politike dhe e qëllimshme, për t’i prishur qetësinë Presidentit dhe për t’i kujtuar atij se është zëvendësuar në zyra me një njeri që nuk i di varrin as Ferdinand Xhaferri. E gjitha është e qëllimshme dhe provokative. I dhashë shumë të drejtë Ferdinandit për këtë konstatim. Krahasimi që i bëjnë gafës së Nishanit me gafën e Ferdinandit, ka të bëjë me faktin se të dy janë në sherr me Ismail Qenalin. Ferdinandi ka dalë nga politika se nuk i dinte varrin, Bujarin po përpiqen ta nxjerrin nga zyrat se u vret sytë. Kaq është e gjitha motra dhe vëllezër. Nuk është as faji i Ferdinandit që nuk di varrin e Ismail Qemalit, dhe as faji i Nishanit që nuk di varrin e Konicës, por faji i Piktorit, që kërkon t’i bëjë varrin Nishanit me foton e Ismail Qemalit dhe ta bëjë qesharak duke e krahasuar me Ferdinandin. Por ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë gjë. Përpara!

3 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Pse ma ngatërrojnë Nishanin me Ferdinandin?”

  1. Labi Vlore says:

    “Faji i Piktorit, që kërkon t’i bëjë varrin Nishanit me foton e Ismail Qemalit dhe ta bëjë qesharak duke e krahasuar me Ferdinandin. Por ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë gjë. Përpara!”.Kjo copez fjalie eshte perle.Kur lexoj antenen me duket sikur degjoj me te vertete Saliun.

    1. DAUT SKELA, VLORË says:

      AHA HA HA HA:
      “Sot vendosa të mos shkoj tek zyra tek kullat. M’u duk e mërzitshme ta shtyj gjithë ditën vetëm aty.”

      http://goo.gl/qVyAyi

  2. sali berisha says:

    ore mos po ma dredhin keta edvini me nishanin ,,,mos jane mar evesh per te mos u mar vesh per gjera te vogla jo foto jo mustaqe jo ehstra dhe m apunojne dh e meren vesh per gjera madhore ,,mos i kathene ai edvini ne vesh qe ore rrote ti do bythen ne karriken e presidentit apo foton me mustaqe te shtrembra ne mur,,,rri rehat dhe mos u ndje se edhe t e shkarkoj ikam numurat ,,,,me duket se po ma dredhin ,,kam cu aty sekretar gjergj leshin dhe asllanin keshilltar po me duket se as ata skuptojne gje ,,do pyes visho ajazin ,,sikur ta vere nje mikrofon te vogel andej ng anishani sbehet qameti ,,,tanet jemi ,,,,,,perpara sb,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje